Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ceremonia e hapjes së Botërorit në ambasadën e Katarit në Tiranë, Veliaj: “Është një moment bashkimi dhe energjie pozitive”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Metropol > Ceremonia e hapjes së Botërorit në ambasadën e Katarit në Tiranë, Veliaj: “Është një moment bashkimi dhe energjie pozitive”
Metropol

Ceremonia e hapjes së Botërorit në ambasadën e Katarit në Tiranë, Veliaj: “Është një moment bashkimi dhe energjie pozitive”

Published: November 20, 2022
Shpërndaje

Hapja e Kampionatit Botëror të Futbollit u prit edhe në Tiranë, me një ceremoni të organizuar nga Ambasada e Katarit, ku morën pjesë zyrtarë dhe përfaqësues të Misioneve Diplomatike në kryeqytet.

I ftuar në këtë ceremoni, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sot, përveç se një ditë sfiduese për shkak të reshjeve që kanë pushtuar vendin, është edhe një ditë gëzimi, sidomos për sportdashësit. Veliaj e quajti këtë ngjarje të rëndësishme për botën e sportit edhe një mundësi për armëpushim.

“Futbolli është një moment gëzimi, është sporti më popullor në botë. Unë besoj fort te ajo që Gianni Infantino tha në prag të hapjes së Botërorit, se ka ardhur koha për një  armëpushim, ka ardhur koha të ulim konfliktin. Ai i referohej luftës në Ukrainë, por unë besoj se në të gjitha fushat e jetës kemi nevojë për një armëpushim, që nga mënyra si debatojmë me njëri-tjetrin, si konkurrojmë me njëri-tjetrin, si i zgjidhim mosmarrëveshjet tona – kemi nevojë për një armëpushim të madh. Shpresoj shumë që ky muaj festiv në Katar të jetë gjithashtu, një muaj i një armëpushimi të madh, një lloj paqeje që bëjmë me njëri-tjetrin në familjet tona, në qytetet tona, në shtetet tona dhe në politikën tonë,” u shpreh ai.

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë tha se në pamundësi për të shijuar Fan Zone në ditët me shi, në Tiranë janë hapur edhe mini çadra të mbuluara për të gjithë ata që duan t’i ndjekin ndeshjet e kampionatit nën shoqërinë e miqve.

“Në ditët me shi do të jemi në këtë çadër dhe disa çadra të tjera në Tiranë, kurse në ditët e mira kemi Fan Zone në shesh. Megjithatë, jam i bindur se qoftë në këtë çadër, qoftë në shtëpitë e secilit, qoftë në lokalet e lagjes, këto do të jenë vatra energjie pozitive dhe bashkimi. Do të përçojmë mesazhin e sportit, që loja në skuadër na bën të gjithëve fitimtarë dhe nëse kemi cic-mice të vogla mes nesh, ky është ndoshta momenti që t’i lëmë mënjanë për diçka që është më e rëndësishme sesa debatet e ditës,” theksoi Veliaj.

Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al Marri, në fjalën e tij tha se është hera e parë që një kompeticion i tillë mbahet në një vend të Lindjes së Mesme dhe se ai ndihej krenar që ky ishte vendi i tij.

“Padyshim, Botërori i Futbollit është eventi më i madh sportiv global dhe ne jemi shumë krenarë që ky botëror është kompeticioni i parë i Kupës së Botës që do të mbahet në botën arabe dhe në rajonin e Lindjes së Mesme në përgjithësi. Ky Botëror është gjithashtu eventi i parë madhor që bashkon dhe unifikon botën pas pandemisë së Covid-19. Ndaj dhe Shteti i Katarit i ka hapur dyert e tij për të gjithë botën dhe i mirëpret të gjithë pa dallim nga mbarë globi, për të përjetuar një eksperiencë mbresëlënëse dhe unike në llojin e saj. Jam shumë i lumtur të ndjekim së bashku hapjen e këtij turneu dhe ndeshjen e parë mes kombëtareve të Katarit dhe Ekuadorit,” tha Al Marri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Lali fiku says:
    November 20, 2022 at 7:11 pm

    Rruga per ne BE kalon nga Katari dhe vendet Arabe qe jane inkuizitore te shtypit te lire, degradimit te figures se femres dhe qe drejtohen nga diktatore.

    Reply
  • ...nonsens i neveritshem . says:
    November 20, 2022 at 7:45 pm

    cudi, kur mendon se bota perendimore,
    shpall partnere miqesore, k’ta arab
    shtaze ndaj femres .
    dhe fute ne lufte, popuj hiper te emancipuar,
    si sllavet ruse e ukrainas dhe kinezet
    e materializmit dialektik me tajvanin,
    pjese e te njejtit komb . .

    Reply
  • Andis says:
    November 20, 2022 at 8:03 pm

    Fushata nuk ndalon asnje dite per Erion Veliajn.Ose Edi Rama ose Erion Veliaj ne spote e ne lajme cdo dite nga mengjesi deri ne darke.

    Reply
  • demo says:
    November 21, 2022 at 4:14 am

    Betoni te ruan nga syu keq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?