Pas një viti kundërshtish gjyqësore nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, SPAK ju bind gjykatës së lartë dhe regjistroi “21 janarin”.
Në njoftimin për shtyp SPAK thotë se e regjistroi procedimin për vrasje në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi siç shton Prokuroria e Posaçme dyshohet se mund të jenë kryer nga ish funksionarë të lartë shtetërore gjatë ushtrimit të detyrës. Ashtu siç e urdhëron Gjykata e Lartë SPAK deklarohet kompetent për këto hetime, dhe kërkon të tërheqë fashikujt e 21 janarit pranë Prokurorisë së Tiranës për të zbuluar vrasësit e Aleks Nikës.
Si Gjykata e Lartë edhe SPAK përmend vendimin e Gjykatës Europiane që në nëntor 2023 tha se nuk ishte zbardhur përgjegjësia e mundshme e zinxhirit komandues të Gardës.
Në këtë vendim të Strasburgut ku u tregua se shteti kishte dështuar për ta hetuar demonstratën e 21 janarit 2011 thuhet se hetimi ishte ishte përqendruar në përgjegjësinë individuale të oficerëve të Gardës dhe jo në sekuencën apo natyrën e urdhrave që mund të ishin dhënë nga zinxhiri komandues.
Si probleme të tjera u numëruan fshirja e regjistrimeve të incidentit dhe mos ndjekja e pistave kyçe të hetimit si shenjat e plumbave të gjetura në lartësinë e njeriut në gardhin e hekurt që rrethon Kryeministrinë.
Këto mangësi ngritën dyshimin se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin në hetim – konsideroi Strasburgu. Nga vrasja e katër demonstruesve në bulevard drejtësia ka zbardhur vetëm dy prej tyre , të Ziver Veizaj dhe Faik Myrtaj, ndërsa mbeten ende pa autor vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Por të gjithë familjarët e katër viktimave kërkojnë që tanimë hetimit të zbulojë edhe funksionarët që urdhëruan për tu qëlluar me armë zjarri.
Njoftimi i SPAK:
Nisur nga interesimi i vazhduar i medias dhe publikut njoftojmë se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 15.07.2024 ka regjistruar procedimin penal nr.138, të vitit 2024, për veprat penale:
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, e parashikuar nga neni 79 gërmat “dh” dhe “ë”, si dhe 25 të Kodit Penal.
“Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal;
“Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 301 dhe 25 të Kodit Penal.
Ky procedim penal është regjistruar në lidhje me ngjarjen e datës 21.01.2011, të ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku gjatë një mitingu të organizuar nga opozita politike e asaj kohe përpara Kryeministrisë, është vrarë shtetasi Aleks Nika, si dhe janë plagosur shtetasit Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë duke vlerësuar konkluzionet e vendimit Nr. 00-2024-1222 i Vendimit (69), datë 12.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (depozituar në sekratarinë e Prokurorisë së Posacme në datën 11.07.2024), si dhe duke qenë para detyrimit ligjor për zbatimin e këtij vendimi, me të cilin Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është urdhëruar për të regjistruar procedimin penal për kallëzimin e datës 16.02.2023, të shtetases Rajmonda Nika, si dhe duke vlerësuar dhe mbajtur parasysh, sipas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, prononcimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), (vendimi datë 14 Nëntor 2023 – çështja Nika kundër Shqipërisë), lidhur me rastin konkret, ku GJEDNJ në përfundim të çështjes ka konstatuar – shkelje të nenit 2, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si në aspektin material ashtu dhe në atë procedural.
Në rastin konkret hetimi i veprave penale të parashikuara nga nenet 79, gërmat “dh” dhe “ë” e 25, 248 e 25, si dhe 301 e 25 të Kodit Penal, është në kompetencën lëndore të Prokurorisë së Posaçme, në bazë të nenit 75/a, gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale, pasi dyshohet se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës.
Duke vlerësuar informacionet e përftuara dhe të administruara se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ishte duke kryer veprimet hetimore në lidhje me procedimin penal Nr.285, vitit 2011, (i rifilluar), aktet e të cilit bëjnë fjalë për ngjarjen e ndodhur më datën 21.01.2011, për vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa, si dhe pas njoftimit të datës 15.07.2024 të bërë nga prokurori i çështjes, në mbështetje të neneve 29 pika 3 dhe 75/a, me vendimin e datës 15.07.2024, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur ndër të tjera:
Përcaktimin e kompetencës lëndore për hetimin e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, duke caktuar si prokurori kompetente Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kërkimin e akteve të procedimit penal Nr.285, të vitit 2011, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Njoftimin me këtë vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, me qëllim dërgimin prej saj të akteve të procedimit penal Nr.285, të vitit 2011.
j.l./ dita

Kur te mbaroje dhe si! Duket se Saliu po fiton terren! Na lumte ne si popull qe nuk ngrihemi kunder ketij krimineli,hajduti,spiuni! Pse duhet te kritikohet vetem qeveria po Saliu c’ka bere dhe cfare ben! Cfare ben Muli?!
Fillimi i dihet kesaj bote, po fundin nuk ja dime me i dhjefsha temen !
Sanco Pancat e Sali Gerdecit thone e ulerrijne qe Altin Dumani te mos beje estrade enveriste me inceneratoret dhe kompanite 5D, as me hajdutin e Shendetesise Ilir Beqja qe mesa duket vuan nga kleptomania dhe nuk ri dot pa vjedhur edhe kur ndodhet ne akuze per vjedhje dhe i ne kete menyre Sanco Pancat e Sali Gerdecit perserisin refrenin:
PO S’E FUTI SPAK RAMEN DHE VELIAJN NE BURG NUK KA DREJTESI!
Kurse intelektuali u pergjigjet Sanco Pancave te Liderit Historik me etike te larte me ze te shtruar:
PO S’E FUTI SPAK BERISHEN DHE METEN NE BURG NUK KA DREJTESI!
Ne menyre qe te mos luhet estrade me ca kafe te Partizani si kafet e Nexhmijes, por te respektohet radha e kryerjes se krimeve kronologjikisht, ne fillim Sali Berisha te tregoje se ku e ka groposur Remzi Hoxhen qe te mbylli llapen e killerit vrastar duke i kerkuar prova SHBA per krimet e tij kunder njerezimit dhe Ilir Meta te tregoje se ku ka fshehur floririn e Krrabes qe te mbylli llapen e pushtetarit hajdut dhe te korruptuar qe e pa gjithe Bota me ze dhe figure si kollofiste ryshfetin me tefter komunisti ne dore.
Le te mos harrojme se 21 janarin e sollen te gjithe gallofet komuniste ne bashkepunim dhe vecmas qe akuzojne njeri tjetrin si magjyp hindie, sebep u be Like Floriri qe u pa si kollofiste rysheftin me tefter komunist ne dore dhe gruaja gjykatese e Fullan Kusarit i dha pafajesi, vrasjet i kreu Garda e bedelit te Sali Gerdecit, Lulzim Basha dhe me urdher direkt te tij nga catia e kryeministrise me bekimin e Sali Sekretarit dhe Varkarit te Enverit, kurse viktimat i nxorri si MISH PER TOP cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit sepse nuk kishte rruge tjeter per te kapur pushtetin absolut per te grabitur dhe vjedhur plotesisht Shqypnine.
E KUPTONI O MILET SA TE VESHTIRE E KA ALTIN DUMANI PER TE CAKTUAR ME GISHT FAJTORIN E VERTETE “INTELEKTUAL” TE 21 JANARIT
Më në fund SPAK do hetoi,Gjykoi & penalizoi KRIMIN SHTETËROR të 21 janarit 2011 me DIKTIM TË GJL & GJNDNJ-Strasburg.
Urdhrin për të vrarë 4 protestuesi me duar në XHEPE,në mënyrë SELEKTIVE në Dibër,Lezhë,Fier & Gjirokastër & kur mbaroi protesta për të qëndruar në pushtet me GJAK e ka dhënë SALI RAM BERISHA DV,pasi mbi të PRESIDENT E KM NUK DELTE & NUK DEL as Z. O .T. I..!!
Sipas rregullores për përdorimin e armëve..USHTARI,POLICI,GARDIDTI i inkuadruar në Skuadër,Togë,Kompani nuk mundet të qëlloi pa urdhërin e eprorit EDHE NË KOHË LUGTE.
S.Berisha i pa ndëshkuar për 101 krime që nga 1991 Shkodër deri në 2021 Elbasan duke krijuar BANDA TË ARMATOSURA,SHTET BRËNDA SHTETIT,Po të lihet i lirë & në pushtet kërkon të vrasi përsëri si në 2 prill 1991 Shkodër,21 janar,Gërdec,Tropojë..1997,98,09,011…mbi 20.000 NËNA ME TË ZEZA.
Ti jepet fund TERRORISTIT NR.1 NË SHQIPËRI SB-NON GRATA…TMERR I PD, SHQIPËRISË,KOSOVËS,BALLKANIT,BE,ANGLISË,AMERIKËS..!
Ne nje emisjon televiziv, degjoja djalin e Remzi Hoxhes qe thoshte: “Dua vetem eshtrat e babait, asgje tjeter…” Ne çfare shteti jetojme?! Ne nje kohe qe dihen vrasesit, por nuk din cfare u be me te vrarin… Ky shtet ligjor i sotem, jo se nuk eshte ne gjendje ta gjej, por nuk mundet sepse, siç duket, ata sherbime te huaja qe kane gisht ne zhdukjen e R. Hoxhes, ende jane ne lojë.
Ore çfarë thoni, të dënohet polikriimineli Sali Berisha !!!!…..?????….. Tani sapo e bën ligjërisht lider të opozitës me vulë, me logo dhe flamur pikërisht nga gjykatsit e drejtësis që nën mbikëqyrjen e rreptë të ndërkombëtarve ka kaluar vetingun. Këto ditë sapo u vendos që ai ka munguar me arsye me raport ……….arrest shtëpie, natyrisht me vendim të Edi Ramës që është pronar i kuvëndit , i blerë me para në dorë, me dietat e lloj lloj marifetesh, 500 000 L të rinjë për kokë bagëti të kuvëndit dhe asgjë nuk mund të bëhet pa urdhërin e pronarit, kush pjerth për dava depouetët bagëti, kush pjerth për një kukëll bjonde Barbi caktuar nga pronaari i kuvëndit si drejtuese e kuvëndit.
Nashi a mund të bëj kryekusari i tërmeteve zgjedhore ala dibrançe aplikuar me sukses në të gjjithë Shqipërin, pa dordolecin e tij zgjedhor Sali Berishën. Po u dënua Sali Berisha për krimet e llahtarshme të tij që nuk numrohen, vejdheje, vrasje , kontrabaandë,………të jeni të sigurt që nuk ka më me cilin Edi Rama të trëmb shqipëtarët me parimin e kristalizuar tani me sukses në çdo fushat zgjedhore jo vetëm në mëndjen kusarit Edi Rama por edhe në mëndjen e shumicës së shqipëtarëve që thon po nuk zgjodhëm Edi Ramën do të na sundoj i llahtarshmi kriminel Sali që edhe ka vrarë ndërsa Edi Rama nuk ka vrar duke harruar që Edi Rama nuk vret një, dy, ………100 si Saliu por po përfundon vrasjen më makabër, po vret një komb të tërë, duke përfunduar krimin më të rënd të kodit penal kudo në botë, spastrimin etnik që nuk arritën ta bëjnë edhe armiqtë më të egër të shqipëtarëve dhe
prokurorët le të dalin nga zyrat në Tiranë dhe të shkojnë të verifikojnë konsumimin e këtij krimi me fakte të freskëta në vëndin e ngjarjes që janë fshatrat edhe qytetet e zbrazura frikshëm të Shqipëris në rrugët e të cilave mund të gjesh vetëm ndonjë pleqëri duke tërhequr këmbët zvarr. Mos ju prokurorë po prisni që edhe këta pleqë të vdesin dhe të kujtoheni për të arrestuar kriminelin kombçfarosës që ka konsumuar plotësisht krimin e spastrimit etnik?
Po nuk ndaluan kriminelin Edi Rama nuk dënohen kurr as Sali Berisha as Ilir Meta, Ata janë një treshe që nuk mund të bëjnë pa njeri tjetrin, në qoftë se njëri do të rrezikohet dy të tjerët i kanë paratë, lidhjet kudo edhe në çdo halkë të drejtësis dhe do ta shpëtojn se s’bën.
Kur Sali Berisha u shpall i rrezikshëm për sigurin e SHBA dhe ata mbështetën Lulkën që ta nxjer jashtë loje Salin, a nuk u bën të tre bashkë Saliu, Edi Rama dhe Ilir Meta dhe qen aq të zot si kafshë të vërtetë të mafies politike shqipëtare sa ta nxjerin jashtë loje duke mos pyetur fare për mbështetjen amerikane ndaj Lul Bashës duke i ngjitur të tre teneqen me etiketën Lul Brava kur ai i bravava qe Saliu me maskë kundragazi në turi, duke kaluar mes të tymit si fantazëm e mijvjeçarëve të kaluara që udhëhoqi vandalët e tij për të thyer dyerë e brava të selis së PD dhe
duke etiketuar me përbuzje ambasadoren Kim si e sojit të skretareve të partis së kohës së kooperativae mbasi e shpartalluan të tre investimin e saj Lulkën që ngeli vetëm për tu kujdesur për menaxhimin skrupuloz të flokëvee të tij nga menaxher i PD.
Tre shtazët që pollën shtetin mafioz unik në botë që do të sjell vdekjen e kombit shqipëtar nuk i mposht as i shkreti Duman që mezi fliste para hijenave të Sali Berishës, Edi Ramës dhe lir Metës në kuvënd duke bër vërtet SPAK un e tij vërtet aspakun, torollakun dhe Dumanin një Dum Duman për tu mëshiruar. Jooooo…….s’ka, grua jo e jo, por as burr prokuror që të shkatrroj trekëndshin e kusarëve horror kombçfarosës Rama-Berisha-Muta, ata kan genin e dinosaurve të tmerrshëm.
Mos prisni të dënohet polikrimineli Sali Berisha, lideri historik i hajdutëve në opozitë, pjesë integrale e shtetit mafioz shqipëtar.
Me beri p[ershtypje nje paragraf ku thuhet : “Këto mangësi ngritën dyshimin se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin në hetim – konsideroi Strasburgu. Nga vrasja e katër demonstruesve në bulevard drejtësia ka zbardhur vetëm dy prej tyre , të Ziver Veizaj dhe Faik Myrtaj, ndërsa mbeten ende pa autor vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Por të gjithë familjarët e katër viktimave kërkojnë që tanimë hetimit të zbulojë edhe funksionarët që urdhëruan për tu qëlluar me armë zjarri.Pra autoritete ishin perpjekur te devijojne apo te ndrhyjne ne hetim” Jo ishin perpjekur pore kete e ben me zelle ta madh qe fshahet edhe servarte e dhe nuk lan gje pa pa ber per te devijuar hetimin real qe ndodhi ne ne mes te ditees . Vetem per kete ligji i denon me ashpersi e jo me per njeqinde akuza qe ben duke i konsideruar si vrasje ne distance me cedra pistolet dhe me stilolaps pistolet ! Prandaj Drejtesia e re ka probleme te medha per ti zbardhur , ku ajo sice edhe duke po operon e venme pasi edhe Qeveria duket se nuk po, i konvergon per mire zbatimi i ligjit sipas vet realiteti qe ka ndodhur. Dumani me duket qe ka ngelur vetem dhe ka mbeshtetej vete SHBA !
Po ky Remzi Hoxha ishte biznesmen apo ndonje agjent i infiltruar ? Nuk e kuptoj se si ky Remziu (sipas Llaf Dibre paska pas probleme me shume sherbime te huaja !
durrsaku:
Leri llogjet enveriste me spiune dhe agjente te dallkaukut @Llaf Dibre sepse keshtu i quan edhe Putini “agjent te infiltruar” te gjithe kundershtaret e tij dhe i vret menjehere sic vrau Navalnin ne burg me bedelet e tij,
KESHTU I QUANTE EDHE ENVERI SI “POLIAGJENTE” ATA QE KISHTE VENDOSUR T’U PRISTE KOKEN DERSA SA NUK LA KIKE KOMUNISTI GJALLE NE FUND TE JETES SE TIJ PREJ SADISTI BYTHAR
por:
Komunisti plak, Sali Gerdeci perpara se te kerkoje prova nga SHBA per krimet e tij kunder njerezimit le te tregoje se ku e ka groposur fakirin Remzi Hoxha, sepse edhe “agjentet e infiltruar” kane te drejte te kene nje vorr.
INTELEKTUHALE :
L.BASHA DO BASHKËPUNOJË ME DREJTËSINË.
Nuk e di se ç’patenti Intelektuali i gazetes se ” nderueme ” Dita por mr duket mua se dhe ti lajthit nganjehere!: Me vjen keqsepsekisha krijuar nje fare respekti per ty Por une as merrem me lloqe enveriste, as kam qene dhe as kam per tu bere ndonjehere enverist . Ne rast se ti i ke sherbyer Enverit ( me dashje apo pa dashje) dhe mund te jesh frymezuar nga perkthimet qe ke bere ,un se kam pasur ate privilegj.
durrsaku:
Respekti eshte i ndersjellte dhe buron nga ato qe shkruan dhe komenton, mos bjere ne nivelin e @Rroft Luli qe nuk ka mesuar akoma shkrim dhe kendim, ti pyete per agjenturen e Remzi Hoxhes dhe intelektuali si mik i tij u pergjegj me etike dhe korrektesi, sepse edhe poliagjenti i rrezikshem i Partise dhe i Popullit Mehmet Shehu e kishte te drejte per nje vorr, madje vete Sali Berisha me spiunet e tij i ndihmoi femijet e Mehmetit per ta gjetur se Enveri e kishte groposur per mos t’u gjetur kurre, shteti komunist nuk i dorrezoi familjes trupin e Xhevdet Mustafes per ta varrosur ne Australi dhe varri i agjentit te CIA nuk dihet akoma, varret e afro 800 grave ruse te akuzuara dhe ekzekutuara nga Enveri si spiune te Social Imperializmit Sovjetik nuk dihen akoma megjithe tentativat e familjareve per te gjetur eshtrat e tyre te vazhdueshme, sepse vazhdimisht del nje bandit enverist si Idajet Beqiri qe kercenon grupin hetimor, varri i mikut te paharruar te intelektualit, Havzi Nela nuk do te gjendej kurre po te mos ishte organizata Amnesty International qe detyroi autoritetet shqyptare te zbulonin varrin e poetit disident antikomunist te groposur poshte nje shtylle elektrike nga babai KILLER komunist i kryeministrit shqyptar, Edi Rama qe nuk ka kerkuar falje per krimet e familareve te vet dhe te partise qe drejton,
prandaj:
EDHE LAJTHITJA ESHTE E NDERSJELLTE
MINORITARI FREDI BELERI QE U BURGOS NGA SPAK-U FASHIST DHE U BE EURODEPUTET DHE CUNI I KILLERIT TE ENVERIT QE U BE KRYEMINISTER I SHQYPNISE DHE KORRUPTOI FBI
Kjo eshte pasqyra me e kristalte e vendit tone ne arenen nderkombetare qe spjegon me se miri pse nuk do te hetohet kurre 21 janari
MUA TË MË HASH MUNË, O INTELEKTUHALE.
Intelektuali,un nuk jam nga ata qe them se keto 34 vjet po vuajme se s’kemi shtet dhe se fajin e ka Berisha, por ama nuk jam asnga ata qe kerkojne te mbrojne Berishen sepse jo vetem qe nuk e meriton por edhe duhet te denohet. Sipas mendimit tim dhe asaj qe kam degjuar ne kemi mbi 100 vjet qe vuajme ( thojne qe koha e Zogut qe me e mira per nga ekonomia per popullin sepse vete se kam arritur por ama ne kohen e Dulles kam vuajtur sa me ska. Nuk mendoj se eshte mire te merremi gjith jeten me te kaluaren sepse keshtu nuk ecim kurre perpara. Votojme Ramen si e keqja me e vogel ! Votojme Berishen se na solli demokracine porper mendimin tim as Berisha nuk solli demokraci ( sepse demokracia tek ne s’ka arritur akoma ) dhe as Rama nuk eshte e keqja me vogel ansi eshte baraz apo me keq se Berisha.E keqja vjen nga ne qe per nje çape buke me shume se tjetri votojme gjithmone maskarenjte ne vend qe ti bojkotojme. E keqja eshte nga ne qe edhe ato sindikata qe jane, ne qofte se jane ti kapim per bythe e ti flakim e jo ti paguajme. Ne jemi qenie pa shtylle kurrizore. Nuk po e zgjas me se kam gjithe ate mllef por tek kjo gazete dhe simotrat e saj qe i qajhe hallin pushtetit dhe pushtetareve nuk mund te komentosh si njeri se dalin 3-4 kokrra e nuk te lejnenjerite familjes pate ofenduar. Teuroj shendet e nerva te forta dhe harroje stafin e nderuar…