Nga Migena Aleksi
Çështja Balluku është shumë më tepër se një hetim tenderash. Ajo prek themelet e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të shtetit shqiptar. Nëse SPAK përfundon me sukses këtë rast, do jetë një mesazh i fuqishëm: askush, sado i lartë në pushtet qoftë, nuk është mbi ligjin
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë dhe ministre e Infrastruktures dhe Energjisë, është përfshirë në një skandal që ka tronditur politikën shqiptare dhe opinionin publik. U bashkohem atyre që mendojnë se kjo çështje është një test kyç, jo vetëm për SPAK, por edhe për besueshmërinë e mediave dhe përkushtimin real ndaj llogaridhënies në Shqipëri.
Deri tani dimë që znj.Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur, megjithatë është lënë e lirë dhe në detyrë – në ndryshim kjo, nga raste të tjerë me akuza shumë më pak të rënda.
Sidoqoftë, Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka ngarkuar zyrtaren e lartë me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderat publikë” në lidhje me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Vlera e tenderit është mjaft e madhe: projekti i tunelit është pjesë e korridorit rrugor Orikum–Himarë (SH8) dhe ka pasur një limit fondi prej rreth 18.9 miliardë lekë (pa TVSH) në fazën e ri-licitimit (rreth 200 milionë euro) sipas raportimeve.
Hetimi duket i thelluar edhe për Unazën e Tiranës ku provat dëshmojnë sërish manipulime dhe paracaktime tenderash me vlera limit.
Sipas SPAK, përveç procedurave të tenderëve, po hetohet edhe bashkëpunimi me ish-drejtuesin e Autoritetit Rrugor, Evis Berberi, i dyshuar për faturime të rreme dhe lidhje me kompani fituese.
Ajo që i bën edhe më shqetësuese raportimet e deritanishme është që veç korrupsionit, ka ardhur si temë në publik edhe rreziku për sigurinë e Tunelit: Dokumentet e prokurorisë flasin për shqetësime serioze në lidhje me mungesë çeliku në beton, devijime nga dizajnet teknike dhe mosrespektim të standardeve të sigurisë (ventilim, mbrojtje nga zjarri) nga ana e nënkontraktorit ndërtues. Ky shqetësim ka buruar pas publikimit të përgjimeve mes zotit Berberi dhe përfaqësuesit të firmës mbikqyrëse.
Zëvendësja e Kryeministrit i mohon akuzat, duke thënë se beson te sistemi i drejtësisë, dhe ka deklaruar që do të bashkëpunojë me prokurorinë.
Sjellja dhe roli i mediave
Edhe pse çështja është shumë serioze, vetëm pak media i kanë kushtuar vëmendjen e duhur. Raportime të pavarura dhe investigative mbi Ballukun rezultojnë të rralla. Mediat e përfshira në artikuj të përditshëm janë kryesisht media të lidhura me opozitën. Si të tilla, megjithëse të bazuara në dokumente zyrtare, raportimet perceptohen si me prapavijë partiake.
Raportimi i mediave të tjera është më shumë sipërfaqësor. Jo rastësisht në rrjete online ka akuza se mediat janë shitur. Sipas raportit të MFRR (Monitoring Report 2024), ka një trend shqetësues: zyrtarë publikë, ndër ta edhe Balluku, përdorin retorikë agresive ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje kritike.
Një reagim më i fuqishëm i medias dhe më shumë investigim do ta rriste presionin mbi qeverinë dhe SPAK-un dhe kjo në afatgjatë i bën shumë mirë shëndetit të demokracisë së brishtë shqiptare.
Megjithëse ky term tani duket si frazë boshe, duhet rithënë dhe ritheksuar se shoqëria civile, mediat dhe qytetarët, duam apo nuk duam, mundemi apo nuk mundemi – kanë përgjegjësi kyçe për të mos lejuar që çështja të “zhduket” në retorikë politike.
Nëse SPAK do arrijë te dënimi, do jetë një fitore e madhe për sundimin e ligjit. Por nëse dështojnë të tregojnë pavarësi, kjo do minonte edhe më tej besimin e publikut te institucionet e reja të dala nga Reforma, besimi publik te të cilat ka nisur të lëkundet.
Çfarë mund të ndodhë në vijim
Nëse SPAK siguron dokumentacion të fortë, Balluku mund të përballet me ndjekje të vërtetë penale dhe me shumë gjasa do ketë zgjerim të akuzave. Kjo pasi bashkëpunëtorët kryesorë të ministres dhe vartësit të saj të afërt, janë po ashtu nën hetim. SPAK ka kryer kontrolle intensive te këta persona, përfshirë inspektime në banesa, sekuestrim dokumentesh dhe telefonash.
Rasti duhet bërë shembull edhe për të sjellë pasoja të domosdoshme për sistemin e prokurimit, gangrena e korrupsionit në administratë. Çfarë konkretisht: Rritje të mekanizmave të kontrollit në tendera, apo përdorimin e teknologjisë për monitorim përtej eksperimentit me AI-në “Diella”.
Me Shqipërinë që aspiron anëtarësimin në BE, një hetim serioz ndaj një zyrtareje me rang kaq të lartë mund të përkthehet si provë se institucionet janë vërtet duke luftuar korrupsionin, ose, në të kundërt, do bëjnë dëme disaplanëshe. Në rrethanat e sotme, askush nuk fshihet dot më pas gishtit. Do ishte e pamundur ta bënin të padukshëm mungesën e vullnetit real.
Për shumë arsye çështja Balluku është shumë më tepër se një hetim tenderash. Ajo prek themelet e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të shtetit shqiptar. Nëse SPAK përfundon me sukses këtë rast, do jetë një mesazh i fuqishëm: askush, sado i lartë në pushtet qoftë, nuk është mbi ligjin.
Në rast dështimi, do na tregojë se reforma e drejtësisë mbetet një ideal, jo realitet
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shkrim sh etik dhe qytetar e nderuar autore Aleksi qe i shkon per shtat statures se redaksise se nderuae Dita.po pse fjale te huaja dreqi e mori psee??
Cfare do te thote kjo “faze e ri-licitimit”???
I nderuar
Ka raste qe nuk ka shqipja fjale te tilla teknike megjithë pasurinë e saj të pamatshme.
“Faza e ri-licitimit” do të thotë që një tender publik është hapur sërish, pra është bërë një raund i dytë (ose i tretë) i procesit të garës, sepse:
tenderi i parë dështoi,
-nuk pati oferta të vlefshme,
-u skualifikuan ofertuesit,
-ose u vendos të rishikohej dokumentacioni/projekti.
Me pak fjalë: ri-licitim = hapje e re e garës, duke ftuar përsëri kompanitë të paraqesin ofertat e tyre.
Kjo zakonisht ndodh kur diçka nuk shkon në procedurën e parë ose kur institucionet vendosin që projekti duhet riformuluar.
Nuk mund ta thuash dot, faza e dyte, ose Rihapja e gares?
Perse duhet nje perkthim i tere nga google?
Cfare eshte “trendi”
Nuk di shqip?
Perkthimet nuk jane kopjime, por perkthime, ose “interpretime”. Duhet te jete aftesia jote ta shpjegoje fjalen e huaj ne menyren me te qarte dhe bindese qe te kete dhe kuptim. Prandaj dhe bota nuk u thote “translator”, por “interpretor”
Sepse kjo lloj menyre per ti kopjuar fjalet nga anglishtja, dhe per ti paraqitur ketu sic jane ne origjinal, pa u pershtatur ne shqip, krijon dhe problemin tjeter me te madh, demtimin e drejtshkrimit.
Ky eshte fenomeni me i rendomte dhe me i demshem qe ka cuar ne deforminin e gjuhes. Ose shtremberimin me sakte.
ketu flasim per hajduteri 200 milion euro, gjuhetari e ka mendjen te gjuha.
Ndjese po kesaj i thone “fshati digjet, gjuhetari krihet”
E vërteta është se Balluku ka shërbyer thjesht si mashë në shkelje të plotë të ligjeve të vendit, por kumbullat dhe dardhat i ka ngrënë Edi Rama. Ndaj e mbron ndryshe nga sa ka vepru me tjeret
O vlora nuk behet njeri mashë pa perfituar vetë.
Te dyve u dhemb barku
Autore
Ka apo ska fjale teknike obiektivi yt duhet te jete kuptimi i plote i shkrimit nga lexuesi
Pra shkruaj thjesht , shqip, dhe vihu ne rolin e atyre qe lexojne
Rihapje e tenderit
Kaq
e zgjidhe ti?me qe gjuhetari te bezdiska ty me korrektesine e tij per dije…
se nuknpo e shikojme situaten te ezauruar prej komentit tend..
@AUTORJA po pse nuk ndertoni fjale te re teknike ne vend te nje fjale e bastarduar italo-angleze?
Shkrim i mire! Une di nje rast ketu jashte ku rri, u bene 5 tyenele te nje rruge ketu e 25 vjet me pare. Tek tyneli I fundit 7.8km firma nenkontraktore lokale ku punon akoma nje kusheriri im pati shperthim uji dhe ra nje pjese qe u rindertua perseri. Dmth kosto me e larte. Kompania e madhe qe fitoi tenderin akoma s’i ka marre plotesisht parate, akoma edhe kjo firma lokale, se jane mbajtur dicka si garanci e punes. Nqs ti ben tender6sa per te thene, pastaj ky fituesi prape ia jep atij Rrokut prej Gjokut po kusur I nje 40-50mln€ we avullojne per firme apo aprovim nga te medhenjte, atehere punet behen shkel e shko se kur I madhi merr pjesen dmth qe beje si ta besh tynelin, edhe me shkarpa. Mbaji 30% te parave Rrok Gjokut sir garanci Te punes e do shohesh qe s’ka qofte ke daja. Po ky eshte muhabet korrupsioni, tjeter gje shkelje e barazise ne tender. Para nja dy muajsh ra nje galeri me nje rruge superstrade nja 70 km larg meje dhe6u arrestuan ca persona, sadoqe eshte pune e para 30 vjeteve. Keta I marrin gjerat kollaj, po kur ndodh ndonje tragjedi nuk paguan ministri qe fut ca miliona ne xhep por kontrollori dhe firma qe beri punimet.
Emigranti i ka rënë kokës: nuk bëhet njeri mashë pa përfituar vetë!!
Kjo është e provuar në Shqipërinë e sotme..duhet operacion pastrimi i thellë..SPAKU ka detyrë të vështirë, që duhet ta kryej si duhet, ndryshe do vazhdojë kjo histori..
SPAK ka përplot afera të ndodhura me vite të tëra por shantazhi mbi drejtësinë i ka lënë në harresë ose janë mbyllur jo në mënyra juridike por mafioze dhe kriminale
SPAK nuk guxon të krijon.afera sidomos ndaj socialistëve ça po na bindë se po sulmon atje ku e ka gjetur butë të mos arrestohet askush për shembjen e institucioneve për krijimin.e Lazaratit për kolaps buxheti për ekzekutime mafioze 1001 afera nga ma monstruozet
Mua shkrime te natyres se tille qe shpall thellesine e demit te shkaktuar, shprehin dobesine e sistemit tone mediatik dhe qe kuptohet e nivelit dhe mendimit te ngushte te atij qe shkruan. Mund te bejme analiza sa te duam, por kur ne nuk kemi ne dore diçka qe te vertetoje ate qe themi, e kalon cakun dhe demton edhe shkrimin , por nxierr edhe cinizmin e autorit. Tuneli Llogorase ka probleme, por sot ai qe duhet te flase duhet te jete drejtesia dhe vetem ajo. Ta degjojme por le te mos e besojme. Edhe kete se autorja e shkrimit qe ne fillim e ka marre vendimin; “Ne se SPAK perfundon me sukese kete rast , do te jete nje mesazh i fuqishem….ne rast deshtimi do na tregoje se reforma ne drejtesi mbetet nje ideal, jo nje realitet” (!) Cilin quan sukses autorja vertetesine e ngjarjes qe ka ndodhur per tunelin apo çuarjen , me te drejte apo pa te drejte ne gjykate te çeshtjes ? Jane mbushur gazetat, gjithe ata televizione te panumurt qe zene nje perqindje te çuditeshme me popullsine me ato emisione standarte kur njerezit qe ftohen na jane bere si pjestare te shtepise e detyrohemi te kthehemi ne krahun tjeter, gjithe ato mendime qe japin e qe kuptohen qe ne fjalen e pare o me Ramen, o me Berishen, ajo grija eshte sllogan formal, sinje fjale e ré qe po e degjoj perdite kudo “bullezim” , mos valle i mungon shqipes (?) apo seks, mos valle i mungon shqipes (?) apo kur e themi ne gjuhe tjeter eshte me e bute dhe ne shqip eshte banale, ne anglisht eshte e embel fantastike !. Ne gjithe boten korrupsioni ne sistemin e ekonomise tregut eshte galopant, bile ne Shqiperi eshte i larte vetem se ka popullsi te ulet. A ka qeveri ne bote qe nuk vjedh parate?! A ka administrate ne shtete demokratike te ekonomise te tregut qe nuk vjedh parate? Perse njerezit qe hiqen si politikane dalin para zgjedhjeve e kerkojne voten me fletushka ne duar dhe te qepen si m…. pas kepuce? Ish prag zgjedhjesh dhe nje dite shkoj ne pazar, ketu ku jam. Shikoj vajza e burra me fletushka ne duar. Njera ma shtine me zor fletushken. I theme çfare do me japesh mua te te jap voten? Do rrisim rrogat, do bejme kete e ate…..po ata te ndihmave sociale japin nje qytetarit dhe marrin dhjete per vete. Ju jeni mesuar duke share njeri tjetrin dhe duke akuzuar njeri tjetrin si te vetmen rruge te jeteses suaj qe nga politika absurde e deri tek mendia, pa lere prokurore e gjykates qe bejne namin dhe pastaj thoni kur flet drejtesia, ne duhet te heshtim ! Kur me jep pese leke mua ai punonjesi socialit, dhe ai merr dhjete, une duhet te hesht ! Dikush mund te thote qe ti e ben katran, duhet te heshtim ? Jo, kurre s’duhet heshtur, por venia para pergjegjesise e pushtetarit politik per vepren qe ben ka nje radhe. Ne radhe te pare te denohet krimi kur politikani vret dhe kjo eshte dosja e pare qe hapet dhe denohet e keshtu une kam besim teke drejtesia. Ne Shqiperi denohet pjeserisht vjedhja dhe falet krimi shteteror . Vendosni rregull dhe tu besojne njerezit. Fjalet e teperta edhe si keto qe shkrova une, kur politika vrete dhe s’pergjigjet jane bosh. Tani kane filluar me Saliun, pastaj çfare do dale? Asgje, do harxhohet letra e shkruar dhe boja qe paguhen nga taksat e popullit dhe do mbyllet çeshtja. Nuk eshte vetem per parate fjala e Majakovskit: ju shkoni ku te doni, une do te shkoj ne arken e kursimit.
Rasti eshte ne shqyrtim.Arrestimi i znj.Balluku do ngreje ne protesta Partine Demokratike,qe do te kerkoje lirimin e saj dhe kthimin ne Detyre,ashtu si ndodhi ne Rastin Velia,kur PD ushtroi presion mbi Gjykaten Kushtetuese pe rikthimin ne Detyre te z.Veliaj,sepse shkarkimi i tij ishte antikushtetues.
Pergezoj z.Shehaj si perfaqesues i denje i popullit qe e votoi.Vetem Ay beri oponence ne Ate salle,.
Eshte i vetmi qe nuk ka duart e lyera ne krime dhe vjedhje.
Migena si gjithmone prek me pupel ato afera e njerez qe i kryejne kur jane nga Pushteti.
Kur vjen te percjellja mediatike e ceshtjes Balluku kjo Migena ndonese e pranon se vetem pak media i kane dhene rendesine e duhur (ato pak qe nuk jane te paguara nga Pushteti), leshon nje rrene kur shkruan se “..raportime te pavarura investikative rezultojne te rralla…”
Raportime investikative nga mediat kryesore ne vend nuk ka pas asnje ne keto vite Rilindje.
Ndonese korrupsioni e vjedhjet kane arritur majat e rekordeve, asnjehere asnje afere korruptive nuk eshte denoncuar nga mediat “e medha”, perkundrazi : ata ne fillim kane tentuar te fshehin, pastaj te dizinformojne e ne fund ta pranojne paturpesisht.
Dhe kete paturpesi mediat nuk e kane bere ashtu padiava, por te paguar e mbajtura ne kembe nga korrupsioni qeveritar edhe ato e dijne nga u vjen rroga e kujt duhet ti mbulohen zullumet. Qe te vazhdojne te paguhen duhet te heshtin. Tashme kete e kane kuptuar me kohe.
ME KETE RINI QE KEMI
PRIT GOMAR TE MBIJ BAR
SA TE JETE NE FRON PALLOSHI
KTE VEND LUMI E KA MARRE
Ky shkrim duket se është bër nga GAZI ZIU I KAVAJËS me porosi të USALIUT AGJENT I SHUMFISHT I VIÇIDOLIT.?
-Si ka mundësi që nuk arrestohet më parë USALIU ME DUART ME GJAK ME 30 TË VRAR NË GËRDEC dhe 21 JANAR dhe, kërkohet arrestimi Ballukut me TENDERA,dhe nuk del se ajo ka vjedhur 50 mil.€…por pse ka dhën porosi të shpejtohen procedurat.?
-Si ka mundësi që shpifin se MAXHORANCA DIKTON DREJTËSINË & MEDJET E KAPURA 100 % NGA USALIU 1992 & 2005.?
-Si ka mundësi që PS goditet me 2 Zv/Kryeministra dhe Kryebashkiakun ERION,më të mirin në Shqipëri dhe Europë me 10 çmime nd/Kombëtare..kur PD me usaliu kan dëmtuar ekonominë me 500 mild.$ dhe 20.000 të vrarë.?
-Të gjith shpifsit planetar,përfshi dhe këtë të sotmen,kan qëllim të rrëzojnë qeverinë e PS dhe E.Ramën,por kjo nuk do ndodh deri 2050..athere kur Usaliut ti jen tretur KOCKAT NË VIÇIDOL.!
-EDHE SIKUR 60 % E SOCIALISVE TË ARRESTOHEN E.RAMA DO TË JETË KM,PASI PS ËSHTË URAGAN I PAMPOSHTUR,PASI PËRFAQSON SHTRESËN E FUKASRASË NË SHUMICË,KU 80 % E POPULLSISË NDODHET NË JUG-SH.MESME.!
-Radhën e ka COPA E PD,BANDA E TRITOLEVE E KAPUR NGA USALI QË DUHET TË DALI JASHTË LIGJIT,PASI 2 SHTRESAT QË E VOTONIN-TË PËRNDJEKURIT DHE PRONARËT I PËRDHOSI,SIKURSE SHBA+BE,KU PD VOTOET VRTËM NGA RRETHINAT DHE PËRREJ DRINIT.!
-NDAJ,PD NUK KA FITUER zgjedhjet 99 % NGA 1992.!!
Perse nuk ka filluar pagesa per kalimin e tunelit te llogarase? tarifat jane miratuar dhe testimet jane kryer. a do kete nje kolaudim teknik apo eshte kolaudimi si vrime dhe kaq jemi ne rregull. a eshte cliruar garancia e kontrates? po ne rast te shembjes se tunelit (largqofte) do ti kerkohet kompanise turke pergjegjesia? po kjo kompania Hill International a ka licence supervizioni? perse ka miratuar situacionet e punimeve kur ka konstatuar se punimet ishin jashte standardeve teknike? ne kete situate kur ka dyshime se standardet teknike dhe ato te sigurise nuk jane respektuar a duhet shteti te kontraktoje nje kompani te specializuar per te certifikuar qendrueshmerine e vepres? Tuneli duhet te mbyllet deri ne nje certifikim, per te parandaluar ate qe ndodhi ne Novisad