Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm para gjumit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm para gjumit?
Lifestyle

Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm para gjumit?

Published: September 15, 2022
Shpërndaje

Ndikimi që gjumi mund të ketë në jetën tuaj është shumë më i madh nga ç’mund ta mendoni. Prandaj duhet të kujdeseni për cilësinë e gjumit dhe për këtë mund t’ju ndihmojnë disa rituale para se të flini.

Njerëzit e shëndetshëm dhe të suksesshëm e dinë se disa veprime të thjeshta i bëjnë të zgjohen të çlodhur dhe të gatshëm për të filluar ditën. Kjo është arsyeja pse ata bëjnë gjithmonë këto gjëra para se të flenë. Ç’duhet të bëni sipas tyre?

1.Vendosni një orar

- Publicitet -

Hapi i parë dhe më i mirë që mund të ndërmerrni për të pasur një gjumë të mirë është të vendosni një orar fiks gjumi dhe t’i përmbaheni – edhe gjatë fundjavave dhe festave. Për rezultatet më të mira, mos u përpiqni të luftoni ritmin tuaj personal. Disa njerëz janë të programuar të qëndrojnë zgjuar më vonë, të tjerë të zgjohen herët. Respektoni preferencat e trupit tuaj nëse është e mundur.

2.Kontrolloni dietën tuaj para gjumit

Ju nuk jeni krijuar për të tretur dhe për të fjetur në të njëjtën kohë, prandaj bëni çmos për t’u siguruar që ose ta hani herët darkën, ose të konsumoni ushqime më të lehta nëse do të hani më vonë.

3.Kujdes pijet

Pa dyshim që e dini se duhet të jeni të kujdesshëm për të mos konsumuar kafeinë vonë nëse doni të bëni një gjumë të mirë gjatë natës, por a e dini se alkooli gjithashtu mund t’ju shqetësojë gjumin? Ai mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur para gjumit, por do ta bëjë gjysmën e dytë të natës shumë herë më pak të qetë.

4.Fikni pajisjet

Drita blu e emetuar nga kompjuteri dhe pajisjet e tjera mund t’ju mbajë zgjuar, kështu që fikini ato një ose dy orë para gjumit (kjo do t’ju ndihmojë gjithashtu të pastroni mendjen nga shqetësimet e ditës përpara se të flini).

5.Kujdesuni për dhomën e gjumit

Mjedisi ideal i gjumit për trupin tuaj është i freskët, i errët dhe i qetë, kështu që bëni çmos për të eliminuar zhurmën dhe dritën nga dhoma e gjumit. Një shtrat i rehatshëm është gjithashtu pa dyshim thelbësor. Zgjidhni një dyshek dhe jastëk të mirë. Dhe nëse keni kafshë shtëpiake, sigurohuni që të mos flenë pranë shtratit tuaj nëse doni që përvoja e gjumit të jetë e mirë.

6.Reflektoni

Nënndërgjegjja juaj e gjumit është një mjet i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë të merrni vendime të vështira dhe të ëndërroni ide novatore. Gjeni pak kohë për të shkruar, ose thjesht merrni pak çaste për të reflektuar mbi çështjet me të cilat po përballeni, ditën që ka kaluar ose shpresat për të nesërmen. Ose provoni një praktikë të thjeshtë meditimi. Cilëndo metodë të zgjidhni, qëllimi është të keni një mendje të qartë përpara se të shtriheni në shtrat.

7.Bëj një ritual para gjumit

Trupi dhe mendja juaj kanë nevojë për një sinjal se është koha për të fjetur, kështu që kryeni një sërë veprimesh relaksuese çdo natë, të cilat veprojnë si çelësi juaj personal i fikjes. Leximi është i mirë, po ashtu edhe bërja e një dushi të nxehtë. Thjesht shmangni kontrollin e email-it apo punës para gjumit ose çdo aktivitet tjetër potencialisht stimulues ose stresues. Kjo mund të rrisë nivelet e kortizolit duke jua bërë më të vështirë për të fjetur.

8.Tërhiq muskujt

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse kaloni një pjesë të mirë të ditës të përkulur mbi një kompjuter, ose ndryshe në pozicione që ju lënë me shumë tension. Po ashtu, joga është një opsion shumë i mirë.

9.Mos u stresoni për afatet

Një orar i rregullt i gjumit është i shkëlqyer, por mos u bëni skllav i planit tuaj ose mos u stresoni nëse nuk jeni të përgjumur në kohën e duhur. Mundohuni të merreni pak më shumë me aktivitetet tuaja të preferuara relaksuese para gjumit. Çfarëdo që të bëni, mos u fiksoni me kalimin e kohës.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    September 16, 2022 at 4:07 am

    Natyra qe krijoi njeriun eshte me e fuqishme se Mizat Besdisese te Rregulloreve te ndyta qelbsinlleqe letra by..qe nxjerrin keto Rregullorexhijt.
    1- gjume me orar fix si thote kjo rregullorja leshit-NUK KA.
    2- Gjume pa mbushur barkun,,NUK KA. Gjitaret prej 60 miljone vitesh i ka krijuar Natyra,,Edhe te flene ,edhe te tresin,,E kunderta ksaj palacallujut qe thote rregullorja.Luani vetem kur e mbush tarkacin plot,,e ze gjumi.
    3-Gjeni pak kohe per te shkruar thote kjo rregullorja,..Pikerisht kete mos e beni,se moret veten ne qafe,se u cmendet fare dhe nuk ju bene derman as qesja me valium.

    Reply
  • Rrnoft tolloni says:
    September 16, 2022 at 6:18 am

    Ndiqni recetat e demoziut dhe jo ato të sociologëve e psikologëve. Pa tallje e kom…

    Plot 60 milionë vite kanë kaluar nga koha kur “demonët” (dhe gjithë kafshët e ngjashme prehistorike) e bënin gjumin shumë më të qetë se sa fjala vjen doktorët apo piktorët e sotëm…

    Demonët flinin bash si qingja. Në shpella vërtet, po ama s’paguanin as qera dhe as taksë për truallin. Kafenë dhe alkooholin demonët nuk e njihnin fare.

    Ushqimin e kishin 100% bio !
    Gratis !
    Pa tollon !

    Demonët nuk zgjoheshin në tre të natës dhe zinin radhën (duke vendosur një gur) ke bulmetorja për një litër qumësht.

    Mishin e piqnin fët e fët në zjarr dhe jo dy orë në soba elektrike (eh sa u ka shtrenjtu korenti…).

    Demonët prehistorikë e shqyenin mishin me kthetrra e dhëmbët si të cakallit, dhe jo si sot me thikë e pirun (ngaqë s’u bëjnë punë as kicat, as protezat 36.000 € të shrenjta, dhe as thonjtë e paprera…).

    Demonët jetonin pa pikën e stresit

    Ata nuk dinin se cfarë ishin as librat, as gazetat, as tv, as kompjuterat, as automjetet, etj.

    Preokupimi i tyre kryesor ishte se ku do ta vinin kokën natën për të fjetur (zakonisht mbi gura të mbështjellur me lëkurë dhie rëzë ndonjë peme…) dhe si ta mbushnin barkun tumllas.

    Sa për ilace s’donin t’ja dinin fare. Në vend të valiumit përdornin “bimët mjeksore” që ofronte natyra, pshm. caj, tabak ose dhe kanabis (pa patur frikë se do i fuste qeveriu në burg), Ata ecnin sipas parimit “Bukë e dahon, pajdh e baston”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?