Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë dihet për programin e spiunimit që dyshohet se përdoret në Serbi?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë dihet për programin e spiunimit që dyshohet se përdoret në Serbi?
AktualitetRajoni

Çfarë dihet për programin e spiunimit që dyshohet se përdoret në Serbi?

Published: December 16, 2024
Shpërndaje

Softueri i ri që u zbulua në Serbi, mbledh të dhëna të shumta personale. Kjo është gjetje e organizatës Amnesty International, e cila dokumentoi dhjetëra raste të infeksioneve të konfirmuara, bashkë me detajet se si u instalua softueri dhe si funksionon ai në një raport të publikuar më 16 dhjetor.

Dyshohet se numri i telefonave të infektuar është shumë i lartë.

“NoviSpy”, siç përshkruhet nga ekipi i forenzikës i Amnesty International, është një softuer spiunazhi, i përshtatur për telefonat Android, dhe ka më shumë gjasa që të përdoret nga institucionet serbe, përkatësisht nga Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

- Publicitet -

Amnesty International vlerëson se “NoviSpy” vepron ndryshe nga softuerët komercialë të njohur deri më tani – në mesin e tyre “Pegasus”.

Amnesty International, përmes ekipit të forenzikës, monitoroi komunikimin e softuerit “NoviSpy” me serverë që u konfirmua se gjenden në Serbi. Një nga serverët kishte një adresë IP që mund të lidhej drejtpërdrejt me BIA-n.

Të dhënat në konfigurimet e programit mund të lidhen me një punonjës të BIA-s, i cili kishte lidhje me blerjen e mjeteve të spiunimit nga shitës të tjerë, thuhet në raport.

Bëhet fjalë për “fushata të organizuara, të mbështetura nga shteti”, sipas organizatës Amnesty International.

Programi instalohet fshehurazi në pajisjet Android dhe mundëson mbledhje të gjerë të të dhënave dhe monitorim në kohë reale.

Sipas përshkrimit, ky softuer mund të ketë qasje në informacione personale, si mesazhet SMS, por edhe në mesazhet përmes aplikacioneve të koduara si Signal ose WhatsApp.

Softueri mund të marrë dokumente të ruajtura, fotografi e video. Analiza tregoi se ai mund të ketë qasje edhe në komunikimet e fshira.

Ai është projektuar në atë mënyrë që të aktivizojë nga distanca mikrofonin dhe kamerën e telefonit, por edhe të gjurmojnë vendndodhjen dhe lëvizjen në kohë reale. Të dhënat transferohen, pastaj, në serverët e kontrollit, që gjenden në Serbi.

Softueri është instaluar fizikisht, në situata ku shënjestrat  i kanë lënë telefonat e tyre jashtë dhomës së bisedës – gjë që ka mundësuar instalimin e softuerit të spiunimit.

Amnesty International përmend shembuj të atyre që kanë raportuar infeksione me “NoviSpy” pas takimeve të tyre me autoritetet serbe.

Një nga rastet është ai i gazetarit Sllavisha Millanov nga Dimitrovgradi, në jug të Serbisë. Ai është ndalur gjatë një kontrolli në trafik dhe i është konfiskuar telefoni. Pas lirimit të tij, analiza e forenzikës ka treguar se janë përdorur mjetet “Cellebrite” për të zhbllokuar pajisjen e tij dhe se gjatë asaj periudhe i është instaluar “NoviSpy”.

Ky rast tregon për përdorimin e përbashkët të softuerit për spiunim në Serbi dhe të programit “Cellebrite”.

“Cellebrite” ka qenë i kyçur për të mundësuar infektimin me “NoviSpy”. “Cellebrite”, një mjet izraelit, përdoret gjerësisht nga agjencitë e sigurisë në mbarë botën, përfshirë FBI-në, për zhbllokimin e telefonave inteligjentë dhe për të kërkuar prova në ta.

Sipas Amnesty International, kjo paketë, e financuar nga Qeveria e Norvegjisë dhe e administruar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), i është ofruar Ministrisë së Brendshme të Serbisë nga viti 2017 deri në vitin 2021, për ta ndihmuar Serbinë në luftimin e krimit të organizuar, thuhet në raport.

Qeveria norvegjeze ka pezulluar përkohësisht dërgesën e pajisjeve “Cellebrite” në Serbi në vitin 2018, ka njoftuar Amnesty International.

Ambasada norvegjeze në Beograd ka ngritur gjithashtu shqetësime rreth programit, thuhet në raport, por UNOPS-i i ka dorëzuar pajisjet në qershor të vitit 2019.

Përndryshe, Amnesty International vlerëson se ligjet e Serbisë për mbikëqyrje, janë të vjetruara në kontekstin e çështjeve që kanë të bëjnë me mjetet moderne digjitale.

“Mekanizmat e mbikëqyrjes, gjyqësorë dhe legjislativë, janë të dobët ose të ndjeshëm ndaj ndikimit politik – gjë që krijon mundësi për abuzim”, thuhet në raport.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    December 17, 2024 at 2:55 am

    Hajde pergjo demon,hajde,se rrokun e Lushit do gjesh.
    Rrofte Kosova qe po nderton Fabrike Municionesh! Rrofte Albin Kurti qe mbron Atdheun!
    Ti edvini mos na shiko Neve! Ruj te porta Rinasit,mos ka arritur Turisti 12 miljonte i Republikes shale perjashta,breke,pabreke,plazh muti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për protestën dhe kryeministrin
  • ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  • Gazeta gjermane, shkrim për Sazanin, Zvërnecin dhe protestat: “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit”
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina
  • E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. Te lumte pena o Thano libohoviti !!!! on ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  2. Z on Tymnaja e “patriotëve”
  3. Sy peshkaqeni i Gerdecit on Tymnaja e “patriotëve”
  4. shqiptar on ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  5. I lir on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?