Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Sot, 11 korrik, opozita ka vendosur të bëjë protestën e saj të radhës. Në jetën e saj politike kjo është gjëja më e zakonshme. Ka protestuar për gjithçka, edhe kur ka qenë në të drejtën e saj, edhe kur e ka ditur se rruga që po ndjek është e gabuar, bile e fajshme.
Por, duhet pranuar, protesta është një ndër atributet e opozitës. Një forcë politike kundërshtuese e qeverisë, nëse nuk proteston, atëherë ajo është një krijesë e vdekur. Ashtu si mund të ndodhë ndryshe, që protesta shfaq anën e prapësht të një opozite, gjithashtu të prapësht, që, pasi nuk e ka gjetur rrugën e saj përmes mendimit, vizionit dhe idesë, kërkon të shkallmojë pushtetin përmes dhunës.
Shtatori i vitit 1998 është një ndër shembujt më domethënës, kur një opozitë, që ishte po kjo e sotmja, shkatërroi gjithçka të saj, duke dashur të hedhë në erë shtetin.
Nga opozita e djeshme kanë ndërruar shumë pak gjëra. Është i njëjti drejtues që ka qenë gjithmonë, de jure e de fakto, është i njëjti mendim politik, përmes së cilit rruga drejt pushtetit është përmes dhunës dhe mohimit, në shumicë janë të njëjtët metingashë, edhe pse brezat janë ndërruar, e në fund të fundit, si ndodh në jetën e partive politike, janë edhe disa rioshë të politikës , të cilët mendojnë se sa më shumë i përngjajnë shefit të madh, aq më të besuar bëhen.
Opozita është në të drejtën e saj të protestojë. Pas 11 viteve qeverisje të së majtës zullumet e saj janë shtuar, toni autokrat në qeverisje është rritur, korrupsioni është bërë fakti më i dukshëm i jetës së përditshme, një pjesë e oligarkisë financiare ka pushtuar gjithçka dhe nuk po ngopet kurrë; qeveritarë të lartë janë në burg ose presin me ankth kur është radha e tyre; hallka lidhëse mes qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm është shkëputur…, pra janë shumë faktorë që e bëjnë opozitën të protestojë dhe të kërkojë atë që mendon se është më e arsyeshme të ketë.
Por, edhe pse fshihet pas dështimeve dhe mëkatet e qeverisë janë alibia e protestës së tyre, ata, që nga kreu e deri te të thirrurit për të qenë, si gjithnjë, në “ protestën më të madhe që ka njohur historia”, synimet i kanë krejt të ndryshme dhe arsyet po ashtu.
Tri rryma do të jenë në protestë: njerëzit që ende besojnë se përmes Berishës mund të vijnë në pushtet, pavarësisht se është i sanksionuar, luajalët e hershëm, që ende besojnë se e djathta është më e duhura për pushtetin në Shqipëri dhe këto janë më të sinqertët, dhe, pas tyre, tinëzisht, rioshët e opozitës, që deri dje ishin në një kamp tjetër. Këto janë më delikuentet.
Përse proteston? Opozita proteston pasi shefi i tyre, prej disa muajsh, është në arrest shtëpiak. Në fakt, ajo për të cilën akuzohet nga SPAK është arsyeja më e pa përfillur e bëmave qeveritare e jo qeveritare, edhe kur ka qenë në pushtet, edhe kur e kanë larguar nga pushteti. Shefi i opozitës ka mbi vete një mal me mëkate e faje të mëdha, në të cilat afera e familjes Malltezi, është më e pa dukshme.
Edhe në ditët e caktuara të protestës para bashkisë së Tiranës, megjithëse ishte fjala për një aferë të hetuar financiare, si ajo që njihet si Çështja 5D, protestuesit, që nga më i panjohuri e deri te bija Berisha kishin të shkruar në gjoks kërkesën për lirimin e shefit të PD-së, Berisha. Kaq e dukshme ishte kërkesa e tyre, sa që, edhe pse të mbuluar nën një vello tjetër, shfaqja e tyre ishte qartësisht e dukshme. Me këmbëngulje politike ajo u kthye në motivin kryesor të hakërrimit, djegies së gomave, hedhjes së flakadanëve, mallkimeve dhe kërcënimeve.
Kjo do të jetë edhe sot në protestë. Berisha e di se përmes procedurave juridike, praktikë e zakonshme nga të hetuarit si shefa të opozitës, rasti Basha me Rrugën e Kombit, mund të shpërbëjë atë që lidhet me rastin e kompleksit sportiv partizani de pallatet e shumta të dhëndrit të tij, Ai e di këtë. Por nuk e di se çfarë rastesh të tjera e bëmash po heton SPAK, apo po i afrohen atij nga institucione të rëndësishme. Ajo që djeg më shumë për të personalisht është 21 janari, ajo që e djeg më shumë familjarisht është Gërdeci.
Frika e tij nuk është nga qeveria, që , prej kohe për këto ngjarje të rënda ka futur “ veshët në lesh”, për më tepër shpërblen oligarkë të lidhur drejt për së drejti me familjen e tij, si është rasti i oligarkut të njohur Peza, por, ajo që e tremb më shumë qëndron në faktet që mund të sillen nga larg, për të gjykuar çështje që i ka menduar si të vdekura tashmë.
Nëse 21 janari hetohet deri në fund, nëse Gërdeci do të ketë më në fund emrat e vërtetë të autorëve të ngjarjes fatale, atëherë, ai, Berisha, e di krejt mirë se asgjë nuk do të jetë si më parë dhe as ndihma e heshtur e qeverisë nuk e shpëton dot.
Dhe këtu vijmë te arsyeja e dytë e protestës: Berisha dhe klani pranë tij, duke përfituar nga lodhja e stërzgjatur prej qeverisjes dhe rënia e nivelit të jetesës, kërkon të dërgojë mesazhin e tij aty ku ai e mendon se mund të vijë goditja fatale në jetën e tij politike e jo vetëm politike. Në strukturat e Perëndimit politik, sidomos në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Këtë e ka filluar që nga dita kur u bë e njohur se ishte i pa dëshiruar në Shtetet e bashkuara, për më tepër familjarisht.
Nuk mund të thuash se nuk ia ka arritur të krijojë në Shqipëri një rrymë kundër botës atlantike. Duke pasur pranë vetes disa analistë të njohur si grup “sovranist”, duam apo jo ta pranojmë, tani ekziston një rrymë e tillë, që duke besuar verbërisht në qëndrimet e ashpra, shpesh herë pa lidhje të shefit politik të opozitës, kanë mëri gjithë botën perëndimore.
Protesta synon ta rritë këtë rrymë, të bëjë të besojë se pas dënimit politik të Berishës është grumbulluar gjithë bota, që nga Soros, Departamenti Amerikan i Shtetit, diplomatë, ambasadorë, që , si gjithnjë në botën e tij , janë domosdo të shitur, ndërsa vetë ai është i pastër si një lot fëmije, duke harruar se sa lot nënash janë derdhur gjatë regjimit të tij të parë.
Edhe pse data 11 korrik përkon me një rast madhor të NATO, synimi i Berishës është që përmes saj të dëshmojë se asnjë llogari nuk mund të bëhet në Shqipëri , nëse ai nuk është pjesë e saj. Nxjerrja jashtë lojës është vdekja e tij politike, çka nuk e duron dot. Për më tepër, këtë lojë politike, ku ai synon të jetë i domosdoshmi, e ka provuar edhe në pragun e luftës në Kosovë, dhe e di krejt mirë se llogaritë e presidencës nuk dolën në Pazar.
Tjetër synim kanë rioshët politikë pranë shtabit të tij, të cilët, pasi ishin besnikë deri në rrahje me shkopinj pranë ish shefit të tyre, Basha, janë kthyer në të njëjtën vathë ku dikur mrizonin.
Rioshët fillimisht kërkojnë me çdo kusht afirmimin e tyre si drejtuesit e ardhshëm të opozitës, që, ndërsa i bëjnë dua Berishës, i falen tinëzisht edhe Perëndimit. Ata duan me çdo kusht të jenë të besuar në atë që kishin mohuar, falangën e Berishës, të kenë bekimin e tij për ta hequr qafe më pas, dhe, në fund të fundit, të jenë të përgatitur për një marrëveshje të madhe me qeverinë, ku të jenë pjesë.
Berisha kërkon të mbetet pjesë kryesore e lojës politike, në fakt vetë loja. Besnikët e tij shohin pushtetin vetëm përmes figurës së Berishës. Rioshët duan të jenë të përkëdhelurit e tij për ta rrëzuar më pas.

Berisha ne politike eshte nje turp per te djathten ne rradhe te pare si dhe per gjithe politiken.
Protesta e sotme do te sjelle nje mut.Ku jane pretendentet Arlind Qorri,Adriatik Llapaj,Endri Shabani te dalin ne krye te opozites?Keta te udheheqin turmat,se me Berishen ne me mire vtojme Myslym Murrizin. Eshte me i ndershem.
Protesta e sotme do sjelli shkrimin e radhes se Bedriut.
Meqe nuk ka me ca merret, meret me Berishen, qe merret me protesta
QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
Tere gjurulldite ,’protestat’
Behen me regni te SERBISE
Per ti bere kashte e Koqe sKiptaret
Siguroje pushtetin EDvin SALISE
Mos kuptosh kaqe gje
Pas tre dekada TRAGJEDI
O duhet te kesh Lindur idjote
O je iinkriminuari,RROSPI
Sot e tre dekada ky vend
Pa’ shtet shqiptare ‘PERENDI’
Eshtethjesht bordello agjenturash
Ku Eunuket Jane EDvin,Albin Like Flori
Fatkeqesia me e madhe sot jane
qe thone ‘Edvini ndryshe ngaSALJA’!?
I Kane syte nebythe qe s’shohin
Koqet e ture ne dare i Ka RUSIJa!
NËSE BËN PROTESTË L.BASHA,MBLIDHET GJITHË POPULLI DHE RRËZOHET EDVIN BALLISTI! 7×7=42!
Ne pordhesten e sotme do jene bashke spiuni Agush 50 lekesh, dhe perbindeshi i vicidolit , Hu xhintao 80 vjecar qe si imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute do te shumezoje me 50 numrin prej afro 6000 trushplaresh tip bushkola morragjinj nga kurbini qe , perbindeshit do ti duket pordhesta me e madhe ne histori por qe popullit shqiptar do ti duket si pordhesta e 187 e trushplareve me dy byrek ne dore, nje shishe llalle, 10 mije lek shperblim dhe molotov, goma dhe klithma histerike, Rama ik, qeveri teknike, . Ne fund shkojne nga kane ardhur dhe ne 2025 perseri gjigandi Edi Rama kryeminister kurse krricit te faros ato dy gishtat do ti hyjne ne bythe.
I njejti ritual i BedriIslamizmit sa here opozita ka proteste anti-qeveri Rama. Duke u bere qesharake e dale zbuluar si krejt pro-Rama ne merakun me te madh se vete qeveria per protesten.
Nuk eshte anti-BERISHE kjo anti-proteste e BedriIslamizmit, eshte anti-proteste ne pergjithesi ndaj c’do proteste te mundeshme ndaj kesaj qeveri Rama.
A nuk ishte po ky BedriIslamizem anti-proteste edhe kur ate e drejtonte L. Basha? Po, e tille ishte.
Dhe e tille do jete ne c’do forme opozite pavaresisht kush e drejton.
Sepse BedriIslamizmi kerkon te vdese e varroset duke pare Ramen ti vere kurore ne emer te Kryeministrise, Kaq.
OB,BI,i ke thën të gjitha.
-Po bëj thirrje për ulërimat e Sb për mos bindjet civile..!!
-Kam 34 vite që ndjek të dërguarin e UDB ( dje & sot)në protesta të tipit të “..P/AA GREKE MAVI”,ku që nga viti largët 1991 e deri te 15 protestat në bashinë e Tiranës,me pretekstin..” Skemi çi bëjmë magjarit & i biem samarit.” Dhe E.Ramën nuk e mundim dot me votë.Por SI..!?
-Sot,11.07 për KUJTES: Deklaratat e kameleonit Sali në 21 janar 2011..për Çadrat pistoletë,Stilolapsat pistoletë..në unison me 2 mjekët i Spitalit ushtarak që bashk me atin e tyre duhet të ishin në burg,fain ja hodhi E.Ramës,ndonse vet Ai do vriste 30,300..edhe vet Opozitarin E.Rama,ku edhe PUTINI Rusisë nuk bën deklarata të tilla,ndonse nuk e ndalon kush..!
-Organizimi protestës me urdhër të Sb në 0rën 20,00 më kujton shprehjen e popullit..” UJKU MJERGULL DON..”
-Në këto kushte,parashikoi DHUNË,PËRLESHJE ME POLICINË,GJAK NGA BRËNDA RADHËVE TË MILITANTËVE,siç ndodhi në 2 prill 1991 Shkodër,Në 1994 Libofshë,Në Shkollën e Bashkuar,Në 1998,21 janar,etj,ku rrufjani politikë i shekullit 21 të gjitha krimet që bën ja hedh kundërshtarit politik-PS..ku edhe kjo Parti UL VEDHËT SI KAFSHA E NGARKUAR,Duke u mbajtur sehir bëmave të tij.
• E.Rama nuk duhet të kujtohet njëher në vit për 21 janarin me 4 të vrarë,kur tashmë në sirtarët e drejtësisë ndodhet detyrimi i GJNDNJ-Strasburg.!
• Nuk mundet të lejohen 16 seanca gjyqsore për Gërdecin me 27 të vrarë(+vrasja e Trebickës) që u krijua me VKM & Sb nuk është thirrur asnjëherë,,Me Urdhër Ministri & F.Mediut nuk i është hequr imuniteti,,Zeni(Sekseri) për të cilin u bë libër & filmë në Amerikë” Armët & Çunat”,,Bumçi që i dha OK VKM me firmën e Sb.
•Nuk mundet që dhëndrri Sb Malltezi me mbi 25 prona korruptive nga Kë.Partizani të qëndroi në arrest shtëpie & V.Dako për një kat me lejen e K/Bashkiak të arrestohet.
• Nuk mundet të qëndrojnë MË në fuqi NENET E LIGJIT TË PARASHKRIMIT & TË MOSHËS MBI 70 VJEÇ të votuara nga Sb kur kishte shumicën e 3/5..!
● Muaj më parë në Gjermani i L2B u dënua me 25 vite burg 1 gjelëneral gjerman 92 vjeç pse kishte abuzuar me disa kg.flori të ESHTRAVE TË BURGOSURVE MAT’HAUZEN..!
-Sb ndonse u shpall non grata nga
SHBA,ANGLIA..për Korrupsion madhor Familjar & me ha-le-Atët,,Minim të demokracisë në vite,Shpërfillës i drejtësisë që nga 1992-Asnjëherë nuk kam dëgjuar ti përmenden Sb Ato fakte KRIMINALE si nga PS,ANALISTËT,TV-t,PORTALET,DREJTËSIA,Militantët opozitar me TË,sikur u ka hedhur vellon e marrëzisë në fytyrë.
-Zot ruaje popullin Shqipëtar nga përbindshi Viçidolit fatkeqsi Kombëtare Shqipëri-Kosovë.
-FLM B.I,DITA
Edhe qeverisja me e mire i meriton protestat e jo mu kjo qeverisje Rama e baglosur nga tere.
Varferim, shpopullim nepermjet saj, Korrupsion ne tere qelizat qeverisese e deri tek maja atje ne Surrel.
dhe me e turpshmja – perceptimi i Shqiperise si ciflik i lene tradhegim nga Kristaq Rama dhe bredhjet andej-ketej duke i kerkuar kujdo e ngado qe refugjatet ti perplasin ne Ciflikun e babait (Shqiperine pra) per t’ja duruar kesisoj qeverisjen mafioze dhe kalbezimin e shtetit.
Edi Rama e kasta e tij e ndyre me emer Rilindje eshtye shperbersja e kombit, kjo kaste duhet qeruar nga pushteti sa pa u shpopulluar e zhdukur plotesisht dhe Shqiperia.
Oposita ka te drejte te protestoje, por edhe duhet te bisedoje me
poziten per te gjetur nje ekuiliber te drejte ne interes te Shqiperise.
Por kur shikojme se Oposita di vetem te kundershtoje dhe nuk pranon
te bisedoje na del se qellimi i saj i vetem eshte te marri pushtetin.
Thone se po nuk qau femija, nena mund te harroje ti jape qumesht.
Ne se ky eshte koncepti i opozites, ato po e vene veten ne rolin e
femijes se vogel te pafuqishem per te ndihmuar veten.
Opozite “biseduese” ka qene ajo e Rames qe mbajti peng ngritjen e Gjykates Administrative pasi nuk votonte ne parlament 3 ligje qe duheshin per ngritjen e saj.
Ky njeri ka degraduar dhe degjeneruar ne lepires i zakonshem i Rames.