Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë do të ndodhë tani me Wagner? Putin nxjerr urdhrin: Betohuni për besnikëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë do të ndodhë tani me Wagner? Putin nxjerr urdhrin: Betohuni për besnikëri
AktualitetBote

Çfarë do të ndodhë tani me Wagner? Putin nxjerr urdhrin: Betohuni për besnikëri

Published: August 27, 2023
Shpërndaje

Prania e Grupit Wagner shtrihet që nga vendet e lashta të Sirisë dhe deri në shkretëtirat e Afrikës Nënsahariane, duke ushtruar kështu influencën globale të Kremlinit nëpërmjet mercenarëve që akuzohen se përdorin forcë brutale dhe përfitojnë nga marrja e pasurive minerare.

Por kjo ishte situata nën drejtimin e Yevgeny Prigozhinit, që në një video rekrutimi ndoshta të fundit të tij, u shfaq me uniformë ushtarake dhe mbante në dorë një armë luftarake, në një terren të thatë dhe plot pluhur, ndërsa mburrej se Wagneri “po e bënte Rusinë edhe më madhështore në të gjitha kontinentet dhe Afrikën edhe më të lirë”.

Një avion privat me të cilin udhëtonte Prigozhini dhe drejtuesit e tij më të afërt ushtarakë u përplas në veriperëndim të Moskës të mërkurën, dy muaj pasi ai udhëhoqi një rebelim të armatosur që sfidoi autoritetin e Presidentit rus Vladimir Putin. Ka spekulime se udhëheqësi i mercenarëve, i cili mendohet se është i vdekur, ishte vendosur në objektiv për t’u vrarë për shkak të rebelimit, megjithëse Kremlini ka mohuar të jetë përfshirë.

- Publicitet -

Rrëzimi i avionit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e ushtrisë së tij private, që luftoi përkrah forcave ruse në Ukrainë, përpara rebelimit të tij jetëshkurtër kundër udhëheqësve ushtarakë në Moskë.

Autoritetet ruse janë shprehur se duhet të pritet për rezultatin e testit të ADN-së për të konfirmuar vdekjen e Prigozhinit, por Presidenti Putin shprehu ngushëllime pasi avioni ra në fluturim.

Udhëheqësi rus i ka urdhëruar gjithashtu luftëtarët e Grupit Wagner që të nënshkruajnë një betim besnikërie ndaj shtetit rus, thuhet në një dekret të publikuar në faqen në internet të Kremlinit në orët e vona të së premtes, dekret që hyri në fuqi menjëherë.

Urdhëri doli pasi Kremlini mohoi të premten sugjerimet e zyrtarëve perëndimorë dhe të mediave se drejtuesi i Wagnerit mund të jetë vrarë me urdhër të Presidentit Putin.

Në vendet afrikane ku Grupi Wagner ofronte shërbime sigurie kundër organizatave ekstremiste, si al-Kaida dhe grupi Shteti Islamik, zyrtarët dhe ekspertët parashikuan që Rusia do të ruante ndoshta një lloj pranie, duke i vendosur mercenarët nën një strukturë të re drejtuese.

Të tjerë thonë megjithatë se zoti Prigozhin pati ndërtuar lidhje të thella personale që Moska do të vështirësohej t’i zëvendësonte me shpejtësi.

Prigozhin arriti një marrëveshje me Presidentin Putin pas rebelimit, për t’i zhvendosur mercenarët e Grupit Wagner në Bjellorusi, në këmbim të amnistisë dhe foli rishtazi për një zgjerim të aktivitetit të tij në Afrikë. Ai u pa të bisedonte së fundmi me zyrtarë afrikanë gjatë një takimi të nivelit të lartë në St. Petersburg.

Ai mirëpriti me shpejtësi grushtin ushtarak që rrëzoi muajin e kaluar nga pushteti Presidentin e Nigerit, Mohamed Bazoum. Junta ushtarake kontaktoi Grupin Wagner, por nuk është e qartë se çfarë përgjigje mori. Deri më tani nuk ka një prani të dukshme të mercenarëve rusë në këtë vend të Afrikës Perëndimore, përveç turmave që valëvisin flamujt e Rusisë dhe Grupit Wagner gjatë demonstratave në mbështetje të grushtit të shtetit.

Megjithëse zyrtarët amerikanë nuk kanë konfirmuar që Rusia apo Grupi Wagner të kenë ndonjë rol në rrëzimin nga pushteti të Mohamed Bazoumit, ekziston frika se Kremlini mund të shfrytëzojë pozitën e dobësuar të Perëndimit në Afrikë, ku mercenarët e Grupit Wagner janë tashmë aktivë në Mali dhe dyshohet se janë vendosur edhe në Burkina Faso.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?