Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ANALIZA: Çfarë do të ndodhë tani pas aktakuzës ndaj Trump? Ndikimi në fushatën zgjedhore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ANALIZA: Çfarë do të ndodhë tani pas aktakuzës ndaj Trump? Ndikimi në fushatën zgjedhore
AktualitetBote

ANALIZA: Çfarë do të ndodhë tani pas aktakuzës ndaj Trump? Ndikimi në fushatën zgjedhore

Published: August 2, 2023
Shpërndaje

Ndaj Donald Trumpit, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), është ngritur aktakuzë për komplot për ta mashtruar SHBA-në, dhe për krime të tjera që ndërlidhen me përpjekjet e tij për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet e vitit 2020. Ja çfarë do të ndodhë me tej.

Kur do të dalë para gjykatës Trumpi?

Trumpi do ta bëjë paraqitjen e parë para gjykatës të enjten, ku prokurorët do t’i shpalosin akuzat ndaj tij dhe një gjykatës do t’i vendosë kushtet për lirimin e tij me kusht. Ai mund të bëjë një marrëveshje me prokurorinë në atë kohë, por ekipi i tij mund ta bëjë këtë edhe më vonë.

- Publicitet -

Një gjykatës do ta caktojë pastaj një orar për mocionet paragjyqësore, një proces që zgjat disa muaj ku prokurorët i dorëzojnë dokumentet dhe provat e tjera tek avokatët e mbrojtjes.

Avokati i Trumpit me gjasë do ta bëjë një kërkesë për ta hedhur poshtë këtë në muajt në vazhdim, por në raste kriminale këto kërkesa rrallëherë pranohen. Të dyja palët ka gjasa të kërkojnë të dinë se çfarë provash dhe dokumentesh ligjore lejohen në gjykim.

Çfarë ndikimi do të ketë ky rast në fushatën zgjedhore të Trumpit?

Nuk do të ketë [ndikim], nga pikëpamja praktike. Asgjë nuk mund t’i ndalojë të pandehurit në raste kriminale të bëjnë fushata zgjedhore apo të marrin detyrën nëse zgjidhen.

Ndikimi politik është më i paqartë. Trumpi e ka treguar një aftësi të veçantë për t’i ndryshuar skandalet, të cilat do t’i fundosnin shumicën e politikanëve, dhe dy aktakuzat e kaluara nuk kanë bërë asgjë për ta minuar epërsinë e tij komanduese në garën për nominimin e kandidatit të republikanëve për president.

Nëse e fiton nominimin, Trumpi do të përballet me presidentin Joe Biden nga radhët e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme në nëntor të vitit 2024. Bideni e mposhti Trumpin më 2020, por në sondazhet hipotetike të një gare tjetër me Trumpin, Bideni e ka një epërsi shumë të vogël, sipas agjencisë Reuters.

Kur do të ndodhë gjykimi?

Kjo është e paqartë, por ka mundësi të ndodhë pas shumë muajve. Një gjykatës do ta vendosë një datë për gjykimin fillestar, por ajo datë zakonisht shtyhet, pasi të dyja palët argumentojnë për çështjet ligjore dhe rishikimin e provave.

Trumpi, po ashtu, mund të ankohet ndaj vendimet e gjykatësit për seancat e para gjyqësore, gjë që mund ta ngadalësojë rastin. / REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Universiteti shqiptar: kapitulli u mbyll, por jo hendeku
  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?