Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë doli në sipërfaqe këtë fundvit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë doli në sipërfaqe këtë fundvit
Analizaopinion

Çfarë doli në sipërfaqe këtë fundvit

Published: December 27, 2025
Shpërndaje

Nga Ilir Demalia

Në këtë fundviti doli në sipërfaqe ajo që prej vitesh flitej prej kohësh: korrupsioni i politikës 35-vjeçare nuk ishte devijim, por sistem. Nuk ishte përjashtim, por rregull. Një mekanizëm i ndërtuar me vetëdije, i ushqyer dhe i mbrojtur nga politika, biznesi, media dhe krimi.

Qytetarët i kanë parë çdo ditë llukset e politikanëve, qeveritarëve dhe deputetëve: gara e parkimit të makinave ku mbi 100 mijë dollarë ishte minimale; shoferë, bodyguardë që i hapnin dyert. Dhe kujt?!! Bizhuteri, veshje dhe çanta mijëra euroshe. Dhe kur hapnin gojën në Parlament, shisnin moral për popullin dhe fjalor Gabi-an nga goja.

- Publicitet -

Kjo ishte vetëm fasada.

Pas saj qëndronte një elitë mediatike dhe opinioniste, e pasuruar në heshtje, që kapërdiset në tallavatë e darkës dhe shfaqet në ekrane si ndërgjegje qytetare.

Pronarë dhe analistë me vila milionëshe në mal, fushë, bregdet e qytet, që zbrisnin në asfalt duke fshirë qyrret në mëngën e xhaketës dhe sot e venë shaminë në xhepin e xhaketës. Janë të përnatëshëm në studiot e “prime time” për të dhënë leksione morali.

Ndërkohë, të fortët e krimit pushtuan hapësirën publike përmes anti-kulturës. Velinat e darkës u bënë pjesë e programeve televizive, një novelë banale e natës shqiptare, ku pas orës tre të mëngjesit përziheshin alkooli, paratë e pista dhe imazhi i pushtetit real. Shteti nuk reagoi. Sepse shteti ishte aty.

Kjo është panorama e marrëdhënies politikë–biznes–media–krim e këtyre 35 viteve. Një vend i shkatërruar si sistem vlerash, i deformuar si hapësirë urbane dhe i denatyralizuar si natyrë. Bregdet i betonuar, qytete pa plan, ndërtime pa vizion ku trafiku është bërë makth 24/7 . Logjika ishte e thjeshtë: rrëmbe, ndërto shpejt dhe ik. Dhe mbi këtë rrëmujë, çdo vit prodhohen “modele suksesi”, njerëz të vitit, Z-të e radhës.

Në këtë realitet u ngrit SPAK-u, si shpresë dhe si mjet. Drejtësi në frymë dhe në germë, por në praktikë i ngarkuar me barrën e pamundur: të çmontojë i vetëm një sistem të ndërtuar për 35 vjet. Një Deus ex Machina që thirret kur gjithçka ka ngecur.

Pyetja nuk është nëse SPAK-u ka vullnet apo profesionistë. Pyetja është nëse drejtësia mund të funksionojë e izoluar në një sistem politik të dështuar. Sepse ngërçi i drejtësisë nuk është teknik, por politik dhe moral. Aq më teper kur vetë drejtësia ka qenë pjesë e gjesë dhe ka qenë lojtare e politikës në mardhëiet me krimin. Ligjet ekzistojnë, por janë ndërtuar për të mos prekur themelin. Për të ndëshkuar individë, jo arkitekturën e krimit dhe korrupsionit.

A do të vendosë SPAK drejtësi për gjithë zullumin 35-vjeçar, apo do të presë vetëm bishtin, sipas udhëzimeve të momentit, duke lënë trupin dhe kokën jashtë? Sepse ky sistem di të riprodhohet. Riciklohet me emra të rinj, me flamuj të rinj, por me të njëjtën rrotë pushteti.

Dështimi i madh i sistemit politik është se nuk prodhon më alternativa. Vetëm riciklim. Vetëm rotacion brenda të njëjtit rreth. Një sistem që nuk reformohet, por mbijeton duke konsumuar gjithçka përreth.

Nëse drejtësia nuk fillon nga A-ja, nga shkaktarët që ngritën këtë sistem grabitjeje që nga viti 1992 dhe që sot kërkojnë të riciklohen sërish, atëherë çdo ndërhyrje do të jetë kozmetike. Dhe kozmetika mbi një trup të kalbur vetëm sa e rëndon erën.

Në këtë gjendje ku ndodhemi, zgjidhja është e qartë, edhe pse e vështirë: ose drejtësia bëhet themel i ri, ose ky vend do të mbetet peng i një tranzicioni të përhershëm, ku politika sundon me tallava, krimi me para dhe media me moral të rremë. Ndërsa drejtësia tund bolen e kandarit por nuk punon kandari.

Kjo nuk është më krizë. Është zgjedhje.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • anal-lista e Hileve te pushtetit says:
    December 27, 2025 at 12:36 pm

    Ja dhe SYCI i famshem Demalia qe ne mediat e tjera pro-qeveri prezantohet si “Analist” duke e besuar dhe vete se eshte!
    ky Sycka pra i vetshpalluri Desidenti me i madh antikomunist i krejt Europes Lindore i persekutuar rende nga komunizmi ngaqe …e pati derguar te punonte ne Kinostudio SHQIPERIA SOT (aty ku Biografite qemtoheshin me shume se kudo)
    eshte katapultuar nga Amerika ku nuk beri kurre prokopi direkt e neper mediat pro-qeveri ngaqe eshte tashme “me Biografi te mire” si kusheri i Zonjes se Pare Linda Rama-Basha!

    Reply
  • Ylli says:
    December 27, 2025 at 2:38 pm

    Te katandiset Dita te botoj artikuj te ketij palaço …..tragjedi .

    Reply
  • Selektiviteti! says:
    December 27, 2025 at 3:09 pm

    Nuk e njoh z. Demalia, por shkrimi i tij qëndron dhe pasqyron realitetin. Drejtësia, në se ekziston realisht, duhet që kontrollin t’a bëjë që nga viti 1992. Në këtë vit filloi shkatërimi i gjithçkaje të ndërtuar për 50 vite. Kush u pasurua me pasurinë e përbashkët, që u takonte të gjithëve? Vetëm me rroga nuk mund të krijosh pasuri. Pra shkurt, duhet ndjekur paraja se si është kryer. Kush e ka të pajustifikuar, të konfiskohet. Kjo formë krijon rregull, dekurajon korrupsionin dhe rrit ndërgjegjen. Këtë mund t’a kryejë vetëm Drejtësia, e cila deri tani është larg pritshmërisë dhe Shtetit Ligjor ku të gjithë janë të barabartë para ligjit. Sulmet vetëm në një krah të PS-së dhe jo të gjithë të korruptuarve quhet selektivitet.

    Reply
  • Vjola says:
    December 27, 2025 at 7:35 pm

    Te lumte Ilir ! I ke then te gjitha !

    Reply
  • Hajro Limaj says:
    December 27, 2025 at 9:17 pm

    Po Ilir. 35 vjet , nje periudhe teper e gjate qe ne emer te luftes kunder sistemit nje partiak shkaterroi ne themel te gjitha vlerat kombetare.Fillimisht drejtuesit e PD dhe pas saj te PS ngriten dhe konsoliduan nje sistem politik,ekonomik deri edhe ushtarak vetem per pushtet personal dhe aspak per interesat shtetrore dhe kombetare.
    Llumi politik,lumi i vjedhshmerise ekonomike dhe llumi mediatik u bashkuan dhe krijuan nje sistem te organizuar te krimit politik dhe ekonomik.
    Ndryshuan kushtetuten dhe ribene ligje vetem per te sunduar shtetin dhe popullin shqiptar.
    Ky fund vit ishte damka me e zeze dhe me e turpeshme qe vertetoi me fakte te plota se si qeveria Rama funksiononte plotesisht nje strukture e organizuar nga lart poshte e krimit ekonomik qe nuk mund ta mendonim. Qe vidhej e shikonim nga jeta luksoze e qeveritareve,deputeteve llumit mediatik por se do te kishte nje organizim kaq te thelle qeveritar deri tani tek zvendes kryeministria se mendonim.
    Qe eshte nje sistem kriminal e verteton edhe fakti qe edhe pse Balluku eshte kapur me presh ne dore me nje koorupsion te llahtarshem kryeministri e mbron me fanatizem duke bllokuar funksionimin e shtetit plotesisht.
    Drejtuesit kryesor te PD dhe te PS i ben Shqiperise gjemen ,ate qe nuk e realizuan dot as fashistet dhe nazistet ne vitet 1939-1994 qe pushtuan Shqiperine. 2.2 milion shqiptare braktisen atdheun nga kjo klase tradhtaresh qe u dhunoi lirine,pasurine dhe perspektiven e jetes. Prinderit jetojne pa femije.Shumica e pensionisteve bejne lufte per buke.Fshatrat te boshatisura.
    Qeveria jeton ne qiell . Shqiperia dhe populli i braktisur. Shifrat e OKB-se, BERZH it dhe te INSTAT -it ” Shiperine Europiane te 30 -es ” E VLERSOJNE TE FUNDIT NE RAJON,NE EUROPE DHE KRAHASOHET ME AFRIKEN E VERIUT.

    Reply
  • chp says:
    December 27, 2025 at 10:10 pm

    Me thënë të drejtën amerikano-tironso-tropojanin Ilir Demalia nuk e kam pelqyer kurre biles dhe kam pas doza neverie..por pasi e lexova kete artikull mund te them se eshte nje analizat me te sakta qe kur ka filluar Mesymja e Spakut me masakrimin e Erjon Veliajt dhe Ballukut per te rrezuar qeverine Rama,
    Per ato qe shterngojne nofullat kur lexojne keto rrjeshta do ju them ju lutem mos u HajroLima-zoni sepse cdo rrezim i Rames nga Latifet e Usaliut (jo se nuk e meriton)
    me nje Serberishe te paprangosur quhet
    SPAK INVAZION OF ALBANIA…(vijon)

    Reply
  • demo says:
    December 27, 2025 at 10:29 pm

    He bre Sali,ku i ke luftetaret qe do qendronin nate e dite para kryeministrise derisa te dorezohet Edi Rama?
    Bete nje miting,ndezet celularet,Treguat sa shume jeni,Bete nje vrime ne uje,.Kur mbushej sheshi tek qyteti studenti ,populli ushtonte i ngjeshur si kuti konservash,nuk rrinin nje te komiteti qendror,nje tek ure e Lanes,
    Ne Shesh qendroi Vlora nate e dite,derisa te detyroi te zbresesh nga fiku,Po nuk je Vlora ti,Je nje malok mburravec.

    Reply
  • Skypion says:
    December 28, 2025 at 8:29 am

    Nuk e kam fort per qejf ad hominem-in, por kur shah tipa te tilla se c’kam njesi deshire per ta bere. Padyshim qe kete njeri mund ta quajme me plot gojen opinionist me aftesi ndryshe ( ne kuptimin e boshesise se kaplloces); dhe nuk do t’ia vlente te merreshe me te.
    Mirepo, ate qe thote, nuk e thote vetem ky, por te gjithe analistet dhe opinioniste e regjimit, madje edhe ata qe nuk jane me aftesi ndryshe.
    E kjo ka te beje me thelbin e propagandes se regjimit kete kohe te koleres se hajduterise: te gjithe jane njesoj!
    Tani edhe me i vonuari prej tyre, dmth edhe nje Demaliaj, nuk mund te beje sikur nuk e shikon hajduterine qe behet ne mes te dites
    Prandaj kalohet ne opsionin tjeter: ok, kjo qeveri eshte e korruptuar, por edhe ajo me pare ka qene e korruptuar; edhe ajo me pare kesaj me pare po ashtu; madje te gjitha qeverite e tranzicionit kane qene te korruptuara; behet nje kapercim hilanjoz prej gjysemshekulli, dhe keshtu thuhet per kohen e Zogut; pastaj vazhdohet me lehtesi ne ate otomane; e ne qoftese verejne qe edhe kjo nuk eshte bindese, rikthehen edhe njehere ne kohen tone, por ne vende te tjera; kudo ka korrupsion, edhe ne vendet me demokratike; behen edhe filma….
    E gjitha kjo, vetem e vetem per te relativizuar dhe banalizuar hajduterine uluritese ne regjimin socialist.
    Kete e bejne cdo dite, cdo nate, ne emisione televizive, ne portale, ne rrjetet sociale.
    Nuk lodhen; kurre nuk lodhen; sepse ushqehen; ushqehen perdite e pernate nga ajo cka plackit regjimi.

    Reply
  • chp says:
    December 28, 2025 at 5:11 pm

    Sic kam shkruar me lart kete “Sycin” si e quajne shoket nuk e kam pelqyer asnjehere biles dhe ndonje here kam thene ;Gjynah i shkreti por per keto dy paragrafet me poshte jo vetem i kerkoj falje por keto jane Aksioma qe i duhet Gestapospakut dhe Skypave te Sales
    Lexim te kendshem:
    *
    A do të vendosë SPAK drejtësi për gjithë zullumin 35-vjeçar,
    apo do të presë vetëm bishtin, sipas udhëzimeve të momentit,
    duke lënë trupin dhe kokën jashtë?
    *
    Nëse drejtësia nuk fillon nga A-ja,
    nga shkaktarët që ngritën këtë sistem grabitjeje që nga viti 1992
    dhe që sot kërkojnë të riciklohen sërish, atëherë çdo ndërhyrje do të jetë kozmetike.
    Dhe kozmetika mbi një trup të kalbur vetëm sa e rëndon erën.

    Reply
  • Selim Rroshi says:
    December 30, 2025 at 12:59 pm

    Shqiptaret duhet te mesohen me gjerat e then sakte. Ne shqiperi urrehesh se thua te verteten

    Reply
  • Adrian S. says:
    December 30, 2025 at 8:43 pm

    Kur i ka hapur dyert “Sycit” dhe “Dita” e Adrian Thanos me nje editorial tejet “majtist” merre me mend se ku ka shkuar puna.
    Per te qare dhe per te qeshur. Vetem te jesh kunder Berishes ulen dhe kuvendojne ne media si shoke armesh Bedri Islami dhe Ilir Demaliaj, pa zene ne goje te ndjeret Arben Duka dhe Andrea Stefani.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?