Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë e pret botën nëse Rusia ndërpret papritmas eksportin e uraniumit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë e pret botën nëse Rusia ndërpret papritmas eksportin e uraniumit?
AktualitetBote

Çfarë e pret botën nëse Rusia ndërpret papritmas eksportin e uraniumit?

Published: September 14, 2022
Shpërndaje

Pse Perëndimi refuzon kategorikisht të sanksionojë uraniumin rus dhe ç’ndodh nëse Putin vendos papritur t’i ndërpresë eksportet?

Perëndimi ka qenë i gatshëm kur vjen puna për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës – por pavarësisht thirrjeve të panumërta të Presidentit Zelensky, ai refuzon ta sanksionojë uraniumin rus.

Pse ndodh kjo dhe ç’do të ndodhte nëse Rusia e përdor këtë si kapital dhe i ndërpret papritur eksportet.

- Publicitet -

Le të shohim më poshtë.

Ndërsa Evropa dhe Amerika vendosën sanksione të ashpra kundër gazit dhe naftës ruse, ato nuk kanë bërë të njëjtën gjë me uraniumin.

Perëndimi duket se po bën një luftë ekonomike ‘selektive’ kundër Rusisë duke e përjashtuar karburantin bërthamor rus nga sanksionet e saj.

A po e godet vërtetë Perëndimi, Rusinë aty ku i dhemb më shumë?
Këtë të hënë, Gjermania deklaroi se nuk mund të ndalonte një dërgesë të uraniumit rus të destinuar për centralet bërthamore franceze, që do të procesohej në territorin e saj.

Arsyeja që Gjermania dha për këtë ishte fakti se kjo lëndë djegëse nuk mbulohej nga lista e sanksioneve kundër Rusisë.

Çfarë është interesante është se, Gjermania nga ana e saj ka hequr dorë thuajse tërësisht nga energjia bërthamore, e megjithatë asaj i kërkohet të përpunojë dërgesat e uraniumit drejt Francës – e cila është më shumë se 70% e varur nga energjia bërthamore për nevojat e saj për energji elektrike.

Siç janë Shtetet e Bashkuara.

Rusia kontrollon mbi 35% të tregut global të uraniumit.

Edhe pse Moska prodhon vetëm 6% të uraniumit në botë, ajo kontrollon 46% të tregut botëror të përpunimit të tij.

Rusia gjithashtu strehon një nga rezervat më të mëdha të uraniumit në botë, me një total prej rreth 486,000 ton – ekuivalenti i 8% të furnizimit total global.

Të gjitha ekonomitë madhore në botë varen nga uraniumi i përpunuar në Rusi për kërkesat e tyre për energji. Prandaj, sanksionimi i uraniumit do të kishte qenë një akt vetëvrasës për botën e zhvilluar.

Varësia nga uraniumi rus
SHBA importoi rreth 14% të uraniumit të saj dhe 28% të të gjitha shërbimeve të përpunimit nga Rusia në vitin 2021.

SHBA varet nga energjia bërthamore për 20% të nevojave të saj për energji elektrike. Megjithatë, ajo gjithashtu varet nga vendet e CSTO-së – të udhëhequra nga Rusia – për rreth 60% të kërkesave të saj totale për uranium.

CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive) është ekuivalenti rus i NATO-s.

Prandaj, sanksionimi i uraniumit do të kishte gjymtuar sektorin energjetik të Shteteve të Bashkuara dhe jo vetëm – një skenar i ngjashëm me atë që po ndodh në Gjermani me krizën e gazit.

Po tani?
Deri tani, duket se SHBA dhe shtetet e varura nga energjia bërthamore janë të mbrojtura nga kriza energjetike.

Pikërisht për këtë arsyeje, Franca ka arritur të mos preket thuajse fare duke pasur një nga normat më të ulëta të inflacionit në Europë pavarësisht krizës.

Perëndimi është i bindur se po ndëshkon Rusinë edhe pse Moska ka qenë në gjendje të mbajë çmimet lart dhe të gjejë tregje alternative për të shitur naftën dhe gazin e saj në Azi dhe Afrikë.

Evropa ama, kurrë nuk kishte ndërmend të goditej nga një krizë energjetike.

Por kjo ngre një pyetje edhe më të rëndësishme.

Çfarë do të ndodhte nëse Rusia papritmas ndalon eksportet e saj të uraniumit në vendet që i sheh si armiqësore – siç bëri me gazin pas sanksioneve perëndimore kundër saj.

Nëse po, çfarë do të ndodhte me vende si Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar?

A do të ishin edhe ato në radhë për një krizë energjetike si ajo në Gjermani dhe vende të tjera evropiane?

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    September 14, 2022 at 2:58 pm

    Na eshte thene qe furnitori kryesor ne bote me uranium,eshte Afrika e Jugut.Na eshte thene qe furnitorja me e madhe nr bote me nafte dhe gaz,eshte Arabia Sudite.Na ishte thene qe furnitorja me madhe me grure ne bote,eshte Kanadaja. Tani qe u shtrenguan rrypat po del e verteta ne shesh.Na paskan grnjyer.Qenka Rusia.

    Reply
  • I çudituri says:
    September 14, 2022 at 3:13 pm

    Ore …po me keto sanksionet duket sikur po presin degen e pemes ku kane hipur…!!

    Reply
  • Arben.T says:
    September 14, 2022 at 3:57 pm

    1. Ky artikull vë theksin ne faktin se edhe shtetet shume te avancuar kane nevoje te bashkepunojne ne aspektin ekonomik me njeri tjetrin.

    2. Kunkluzioni qe nxjerr eshte se “fuqit e medha” duhet te ulen ne tavolinen e bisedimeve e te gjejne zgjidhje me leverdi reciproke.

    3. Ndersa popullsia e botes po shtohet, bota po tkuret, nga pikpamja e rezervave natyrore per nje banor te planetit.

    4. Nderkaq ndryshimet klmaterike po e varferojne boten akoma me shume, dhe akselerimi eshte ne rritje.

    5. E gjithe shpresa eshte tek “zbulimet e reja shkencore e teknologjike” per ta permiresuar kete situate kritike.

    6. Kerkohen kapacitete te reja industriale “bazuar ne ide shume te avancuara” qe te kompensojne tendencat negative te lart permendura, dhe “perparimi ta tejkaloje shkaterrimin”.

    7. Kjo mund te arrihet nga “fuqite e medha” ne se do gjejne “mirekuptimin dhe emerusine perbashket te interesave te tyre”, sepse siç eshte shkruajtur ne “gazeten dita” interesat nuk zhduken kurre.

    8. “Interesat nuk mund te zhduken”, se ato jane te lidhura me nenyren se si individet apo shtetet e perceptojne “egzistencen e tyre”, duke shtuar, “nje egzistence me dinjitet”.

    9. Luftrat, sidomos ato qe shoqerohen me “demtime ekonomike me permasa te jashtezakoneshme” e keqesojne akoma me shume situaten, dhe probabiliteti per tu perfshire ne “spiralen e degradimit te planetit” shtohet.

    10. Perfundimi, siç thote populli ynë është: Do te regullosh vetullat dhe qit sytë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?