Nga Migena Aleksi
Lëvizja e Ervin Salianjit brenda Partisë Demokratike vjen në një moment kur kjo parti ndodhet në dy kriza të mbivendosura: një krizë identiteti dhe një krizë besueshmërie.
Kjo parti për gati 10 vite ka jetuar me konflikte të brendshme, me retorikë përçarëse, dhe së fundmi me një klimë ku fati i familjes Berisha ka qenë më i rëndësishëm se çdo rindërtim i besimit publik.
Të ndalemi njëherë te e reja që mua nuk më duket e re. Sepse disa shkruajnë se këto lëvizje të reja mjaftojnë që lëvizin dhe automatikisht janë të dobishme.
Dakord por cilësia e njerëzve që i udhëheqin këto lëvizje ka rëndësinë e vet në opinionin publik. Salianji është një figurë që, objektivisht, mbart një ngarkesë politike dhe komunikative, për shkak të dënimit për çështjen “Babale”.
Pavarësisht debatit rreth asaj dosjeje, fakti ligjor mbetet: ai është i dënuar për mashtrim. Një dënim i tillë e rrënon seriozisht kapitalin moral të një politikani në cdo vend perëndimor. Çdo figurë politike që synon të ndërtojë kulturë të re politike nuk mund të nisë duke bartur një barrë të tillë.
Ajo ndoshta nuk e skualifikon juridikisht, por e dëmton rëndë politikisht. Sepse në pyetje nuk është vetëm kush del përpara, por edhe kush është në gjendje të krijojë standard.
Për këto arsye dhe jo vetëm për këto, lëvizja e Salianjit në sytë e qytetarit të zhgënjyer nga klasa politike e këtyre 30 viteve nuk shfaqet si projekt me bazë ideologjike apo koncept reformues.
Sado entuziazëm të përhapin mediat partnere, nga jashtë duket ende një përsëritje e modelit të vjetër.Unë e shoh si një betejë për pozicion brenda një partie të atrofizuar, e katandisur në një apo dy individë. Si e tillë nuk më intereson.
E dyta, ekziston edhe realiteti i tanishëm politik. Për problemet e tij me drejtësinë Sali Berisha e ka lidhur tashmë PD-në pas vetes si një biznes privat, jo si institucion publik. Pata një bisedë të gjatë me kryeredaktorin e gazetës DITA para se ta postoja këtë shënim. Jo vetëm ai por edhe disa analistë që pyeta, mendojnë se Berisha do ta marrë PD-në me vete në fundin e tij politik madje dhe biologjik. Nuk e lëshon kurrë në dorë tjetër. E ka si mburojë për këtë ditë të zezë që të mos i marrin pasuritë. Është banale por kanë të drejtë.
Ky është një mur i pakalueshëm.
Në këto kushte, lëvizja Salianji, NË RASTIN MË TË MIRË është thjesht një reaksion ndaj një partie që ka humbur busullën. Pa të ardhme anti-sistem. Nuk ka si të jetë një projekt ideologjik për një kulturë të re politike.
—-
©️Nga profili i autores në Facebook

Çfarë është “lëvizja Salianji”!?, qënke munduar kot zotrote, thjeshtë “Lëvizja Babale”!!!
SaliA1-n e rref gruaja 😃. Kjo puna e PD eshte si tifozlliku qe vendos per trajnerin. Po nuk e duan tifozet s’ka c’te beje presidenti I klubit. PD do doktorrin, se tek ai è gjejne veten.
Levizja Salianji eshte nje pararoje per garimin e tij per kryetar te PD.
por per Pushtetin e Rames aq fort te diskretituar nga zevendesKryeministri i rradhes i kapur Mat ne vjedhje shume milione Euro, eshte nje gjethe fiku per te mbuluar bythen e zbuluar. Dhe kete gjethe fiku per te fshehur diskretitimin qeveritar pas Salianjit e levizjes tij e perdorin ne menyra te ndryshme Migena Alekset e borderose qeverise.
O migena!
E 1-ra: Ke ndonje ligj ti qe te denon per mashtrim?
E 2-ta: Ato qe tha ky dolen te verteta sepse i vellai xhafes na dolli me verte traficant.
As me duhet te analizoj salianjin e te tjera, qe ne fillim ti e nis gabim.
E ka humbur busullen thote zonja, per PD-ne. Pertej anes gazmore, le ta pranojme e ta marrim si te vertete; PD-ja ka humbur busullen.
Por, nuk eshte ndonje problen kushedi se cfare, perderisa nuk eshte ne pushtet, perderisa nuk qeveris; ajo eshte ne opozite.
Por, kur e humb busullen partia qe eshte ne pushtet, dmth Partia Socialiste, si i behet, zonja Aleksi?!
Gjithe keto vite ne opozite, madje edhe qe kur eshte themeluar Partia Demokratike, nuk kane patur te reshtur shkrimet e gazetareve dhe analisteve per fatin e saj; shkrime te perditshme pothuaj.
Por, per Partine Socialiste?! Ka 13 vite qe nuk flitet asgje per te, qe nuk shkruhet asnje shkrim apo editorial per sesi shkojne punet atje, per demokracine e brendshme etj. Asnje fjale; asgje…
Po ti zonja Aleksi, ke ndonje mendim tendin per kete?! Ja bie fjala, te japesh mendimin tend per “bazen ideologjike” te Partise Socialiste… per programin me “baze ideologjike” te Partise Socialiste… per reformat me “baze ideologjike” te Partise Socialiste?!
Se fundja, zonja Aleksi, kjo eshte partia qe po na qeveris keto 13 vite…
Natyrisht, pyetjet jane retorike, sidomos keto me “baze ideologjike”…
Une e di, se pse nuk flisni per PS-ne; pergjigjen per kete e ka dhene vete Kryetari i saj Edi Rama, kur e ka quajtur me emrin e asaj shtepise se padenje per respekt… dhe po te flisni, do ju duket sikur po flisni per ate zonjen e famshme (biblike) te babilonise se denje per respekt…!
Saliu si enverist ne adn e tij,filloi demaskimin e tradhetareve.Po te kishte pushtetin do i kishte arrestuar.
Levizja salianji(babale) eshte:-vari salen (vk)!
Jam dakord ne nje pike me zonjen Aleksi, kur flet per denimin e Salianjit. Por, ne fillim duhet te themi se padyshim qe ishte nje denim i motivuar politikisht, perndryshe as do te ndiqej fare si ceshtje; u ndoq, dhe ata qe e moren persiper kete barre e gjeten, si te thuash “qimen ne syrin” e Salianjit; mbi kete edhe justifikimi publik dhe preteksti juridik per ta denuar.
Ndryshe nga qendrimi zyrtar i PD-se une kam qene kunder qe ne fillim fare; nuk ben qe nje deputet, nje i zgjedhur i popullit te merret me cimka e gjera kesisoji; kjo eshte pune gazetaresh, detektivesh, bashkepunetoresh, dmth spiunesh; ky ishte rasti i dyte pas atij te bolshevikut anglosakson Ngjela; nuk eshte serioze; dhe kufiri mes ligjshmerise dhe paligjshmerise eshte shume i mjegullt; nje prokuror i shkathet mund te te kape me lehtesi.
Jam dakord me zonjen Aleksi edhe ne nje pike tjeter kur flet per PD-ne qe Berisha e paska lidhur pas vetes, megjithese nuk jam dakord me termat qe perdor, sepse pezhorative dhe spekulative.
PD-ja me te vertete qe eshte parti e Berishes; une kete e them ne ligjerate te drejte; edhe po te duam te zbukurojme, realiteti eshte ky. Eshte Sali Berisha qe e ka mbajtur ne kembe kete parti, si te dyten me te madhe ne Shqiperi, dhe si perfaqesuesen kryesore te se djathtes; me sakte, eshte VULLNETI i jashtezakonshem i Berishes. Simotrat e PD-se ne te gjithe ish-lindjen komuniste jane zhdukur te gjitha, shumica vetem disa vite pas krijimit; PD-ja ne Shqiperi do te ishte zhdukur qe ne vitin 1998… bile ne ate kohe askush nuk vinte bast se do te mund te mbijetonte; por, ndodhi krejt e kunderta; ajo jo vetem qe mbijetoi, por pas 8 vitesh ( ne 2005) erdhi ne pushtet…! Po si e qysh?! – Fale vullnetit te te nje njeriu te vetem: Sali BErishes!
Besoj se te gjitheve u kujtoheen ato vitet e para, pasi socialiste moren pushtetin me gryket e kallasheve dhe tankeve te bandave; Sali Berisha bente protesta te perditshme; te gjithe talleshin, sepse ishin protesta me 50-100 vete; por ai i bente perdite, cdo jave, cdo muaj, cdo vit, dita dites duke u rritur numri i protestuesve, per 8 vite me rashe, derisa arriti te rimerrte me vote, ate qe socialistet ia kishin marrre me dhune, ne vitin 2005….
Ne kete kuptim po, PD-ja eshte parti e Sali Berishes.
Edhe une dyshoj ne fatin e saj, kur te mos jete me Sali Berisha ne krye te saj; te them te drejten, dyshoj shume se mund te shkermoqet; dhe kjo nuk ka te beje aspak me Sali Berishen, por me pamundesine e te pasurit nje Berishe tjeter qe te mund te kishte ate vullnet dhe energji per te mbajtur ne kembe kete parti.
Partia Demokratike nuk eshte si Partia Socialiste. PS-ja ka nje avantazh shume te madh ndaj PD-se, ne keto aspekte:
– PS-ja ka nje elektorat pothuaj shekullor qe shtrihet ne disa breza, qe nga 1941;
– PS-ja ka nje elektorat homogjen solid, me baze te forte sociale, ku gjysopinga eshte core e tij;
– Kurse PD-ja, ka nje elektorat shume te ri;
– PD-ja ka nje elektorat heterogjen, pa baze te mirepercaktuar sociale; nga te gjitha shtresat dhe me interesa nga me te ndryshme, si politike ashtu edhe sociale dhe ideologjike madje.
Keshtu ne PS , nuk ka rendesi se kush vjen ne krye, edhe nje zuzar te vije, ai do te votohet nga elektorati socialist qe te behet, natyrisht, Kryezuzar.
Kurse ne PD, nuk eshte keshtu; jane shume me shume individualiste. Duhet shume pune, shume aftesi dhe, sidomos, nje vullnet shume i madh, per te marre voten e tyre.
Pra, duhet puna, aftesia dhe vullneti i nje Berishe.
Per mua ka vetem nje zgjidhje, qofte edhe si kalimtare: qe drejtimin e PD-se te pergatitet ta marre zonja Argita Berisha.
Kjo do te ishte edhe ne traditen e partive konservatore Perendimore, ku nje fenomen i tille eshte normal. Te pakten, do te ruhej ky 500 mije voteshi.
Nuk na ha meraku se sa vite ka drejtuar secila parti, por çfarë përparimi i ka sjellë vendit dhe çfarë mirëqënie për qytetarët.
Pastaj po të flasim për të ardhurat e tyre dhe pasurinë kolosale kjo e fundit i është grabitur qytetarëve nga taksat.
Taksa kryesore është TVSH 20%…,kjo i merret pensionistit, atij me përkrahje sociale, invalidit, të pastrehit deri tek të pamundurit dhe ka përfunduar tek xhepat e politikës.
Në Shqipëri protestat popullore janë manipuluar nga opozita.