Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë është “Monk Mode” dhe si mund ta rrisë produktivitetin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Çfarë është “Monk Mode” dhe si mund ta rrisë produktivitetin
EnciklopediLifestyleUncategorized

Çfarë është “Monk Mode” dhe si mund ta rrisë produktivitetin

Published: February 18, 2023
Shpërndaje

 

“Monk Mode” është një mënyrë produktiviteti e përhapur në mesin e CEO-ve dhe sipërmarrësve, që i referohet praktikës së të punuarit vetëm në një detyrë dhe shmangien e shpërqendrimeve, duke përfshirë telefonat.

Termi ka ekzistuar për të paktën dy dekada, por kohët e fundit ka fituar popullaritet në TikTok.

- Publicitet -

Këshilla për njerëzit që provojnë Monk Mode është që të fillojnë me intervale më të shkurtra kohore dhe të zgjasin orët e punës pak nga pak.

Në një botë plot me shpërqendrime, është e vështirë të përshtatesh me punën.

Pikërisht këtu vjen në ndihmë “Monk Mode”.

Që nga viti 2004, kërkimet për “Monk Mode” janë rritur periodikisht, sipas të dhënave nga Google Trends, dhe ato janë përsëri në rritje këtë vit.

Termi ka frymëzuar aplikacione, komunitete të mediave sociale dhe një sfidë popullore në TikTok.

Popullariteti në mediat sociale, mund të përkojë me botimin në vitin 2020 të librit të Jay Shetty, “Think Like A Monk”, sipas të dhënave nga firma analitike Captiv8.

Në libër, Shetty, një autor i njohur me 12.6 milionë ndjekës në Instagram, shkroi rreth përvojës së tij kur u bë murg dhe se si e ndihmoi të stërviste mendjen e tij për t’u përqendruar.

“Dua t’u tregoj njerëzve se të mendosh si murg nuk është vetëm të jesh i qetë, por në fakt ka të bëjë shumë më tepër me metodat; të shohësh gjëra në jetën e përditshme që të kujtojnë mençurinë,” tha Shetty për “The Guardian”.

Në praktikë, Monk Mode mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

Për Josh Wood, CEO i aplikacionit Block, nënkupton “praktikat e izolimit dhe disiplinës së murgjve”.

Ai e përdori këtë taktikë për të shkruar në një orë një projekt 20 faqesh për faqen e tij të internetit për bileta dhe rezervime.

Për një influencer, Monk Mode bazohet në tre elemente “të panegociueshëm”: 10 minuta meditim në ditë, 30 minuta stërvitje në ditë dhe jo alkool apo drogëra.

Një krijues tjetër kalon në këtë modalitet, duke punuar 12 orë në ditë për dy muaj rresht.

Kur mbaron, ai feston.

Autori Greg McKeown përdori Monk Mode ndërsa shkruante një libër të ri në 2013.

Ai shkroi nga ora 5:00 e mëngjesit deri në 13:00, pesë ditë në javë, për nëntë muaj.

Për t’u bërë të ditur njerëzve rreth tij se ai ishte i përqendruar në punë, McKeown vendosi një përgjigje automatike, duke i njoftuar ata se ai po punonte.

Libri, “Essentialism: The Disciplined Pursuit of Less”, u botua në vitin 2014.

“Nuk ka të bëjë vetëm me telefonin dhe laptopin tuaj – i gjithë mjedisi juaj duhet të konfigurohet për sukses”, tha Wood. / World Economic Forum

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?