Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë është rregulli “Chatham House”, në bazë të cilit do të diskutohet për Asociacionin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë është rregulli “Chatham House”, në bazë të cilit do të diskutohet për Asociacionin?
AktualitetKosovë

Çfarë është rregulli “Chatham House”, në bazë të cilit do të diskutohet për Asociacionin?

Published: January 31, 2023
Shpërndaje

Në Ambasadën Amerikane ka nisur takimi i ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave serbe. Takimi i cili është paraparë të zgjasë dy orë është organizuar nga Ambasada Amerikane.

Gazeta Insajderi shkruan se ë takim janë të ftuar, përfaqësues të shoqërisë civile, presidencës, qeverisë si dhe opozitës. Në ftesën e kësaj ambasade thuhet se objektiv është të dëgjohet nga palët e ndryshme për Asociacionin.

“Me 31 janar, Ambasada e Amerikës do të mbajë një diskutim për çështjen e Asociacionit. Unë ju ftojë ju, ose përfaqësuesin e juaj të na bashkohet në këtë diskutim, të cilin do ta udhëheq unë.Ambasada e SHBA-ve do të bashkojë një grup të ndryshëm drejtuesish të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme. Objektivi ynë është të dëgjojmë drejtpërdrejt nga palët e ndryshme të interesit për Asosacionin Serb në Kosovë, në mbështetje të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

- Publicitet -

Po ashtu, Ambasada Amerikane ka theksuar se kjo ngjarje do të ndjekë rregullin e “Chatham House”.

“Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të kahershëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës. Ngjarja do të ndjekë rregullin e Chatham House. Diskutimi do të zhvillohet të martën në mëngjes, më 31 janar nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në Ambasadën Amerikane” thuhet në ftesën e tyre. Pjesë e këtij takimi pritet të jenë edhe diplomatë të huaj.

Çfarë është Rregulli “Chatham House”?

“Catham House” është një institut i pavarur politikash dhe një forum i besuar për debat dhe dialog. Kërkimet dhe idetë e këtij instituti i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë botën në ndryshim. Sipas të dhënave që gjenden në faqen e “Chatham House”, thuhet se ndihmon në krijimin e një mjedisi të besuar për të kuptuar dhe zgjidhur probleme komplekse. Fryma e këtij rregulli është: Ndani informacionin që merrni, por mos zbuloni identitetin se kush e tha atë.

“Kur një takim, ose një pjesë e tij, mbahet sipas rregullave të Chatham House, pjesëmarrësit janë të lirë të përdorin informacionin e marrë, por nuk mund të zbulohet as identiteti, as përkatësia e folësit ose e ndonjë pjesëmarrësi tjetër”.

Kush do e përfaqësojë Qeverinë në takimin për Asociacionin?

Javën që lamë pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk ka marrë personalisht ftesë për të marrë pjesë në takimin për Asociacionin. Mirëpo, Ambasada Amerikane edhe pse nuk i ka dërguar ftesë personale Kurtit, atë ia ka nisur qeverisë. Si përfaqësues i qeverisë Kurti do të marrë pjesë Shefi i Safit, Luan Dalipi. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj qeverie, Përparim Kryeziu.

“Për takimin në fjalë, ftesë ka pranuar Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili do të marrë pjesë nesër”, ka thënë Kryeziu.

Ndërsa nga presidenca e partitë opozitare nuk është bërë e ditur se kush do të jetë pjesë e këtij takimi.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg
  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?