Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë kërkon opozita e Tiranës nga Albin Kurti?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Çfarë kërkon opozita e Tiranës nga Albin Kurti?
KomunitetKryesore

Çfarë kërkon opozita e Tiranës nga Albin Kurti?

Published: July 9, 2023
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Sido që të arsyetohesh, gjendja politike në Kosovë, e ndoshta pas disa javëve, edhe gjendja ekonomike, nuk është si më parë. Kalimi i qeverisë së saj nga një gjendje në tjetrën, naiviteti foshnjor i drejtueses së Ministrisë së Jashtme, përballja me ngulm me çdo gjë që vjen si mesazh nga Perëndimi, çuditërisht gjen mbështetje nga liderë të opozitës në Tiranë, ashtu si dhe nga mediumet pranë saj.

- Publicitet -

Analistë të zellshëm, të njohur më shumë si kundërshtarë të vazhdueshëm të kreut të qeverisë së Tiranës, kanë gjetur tani idhullin e tyre të ri, kësaj here në Prishtinë, të cilin, as nuk e duan, as nuk e do e mbështetin në të ardhmen, por që, aktualisht, e shohin si “ dashin” e betejës së tyre, përmes të cilit mund të rrëzohet qeveria e sotme e së majtës.

Çfarë duan këto skalione nga Albin Kurti?

Kurti është njeriu më i votuar sot në Kosovë, dhe, edhe për një kohë tjetër, ai do të jetë i tillë. Mungesa e Thaçit ia ka shtruar rrugën për të qeverisur me shumicën parlamentare, përmes një opozite në Kosovë tejet të dobët, pa ide dhe me mungesë të vazhdueshme të vizionit politik.

Pra, ai, shefi i qeverisë në Prishtinë, edhe pa ngucjen e opozitës së Tiranës mund të vazhdojë të qeverisë, të krijojë probleme dhe tensione, të përdorë kartën e nacionalizmit si askush tjetër, të krijojë armikun e brendshëm dhe më shumë të jashtëm, të rritë dozën e një opinioni kundër vlerave të Perëndimit, të krijojë mitin e rremë se Vetëvendosja është e mjaftueshme për të qeverisur dhe për të mbrojtur kufijtë, të rritë ekonominë dhe të forcojë financat.

Kjo është rruga e tij, që, duke kaluar përmes të drejtës historike, shkel marramendshëm principet e një bote të unifikuar perëndimore, ku vlerat nuk janë vetëm lokale, por edhe përgjithësuese, ku bota e njërit nuk mund të jetojë jashtë apo kundër botës së tjetrit, ku paqja është domosdoshmëri, sidomos pas fitimit të një lufte.

Për të shkuar më tej në rrugëtimin e tij, rreth e rreth qeverisë janë përbashkuar grupe analistësh, shumë prej të cilëve të mbështetur financiarisht nga qeveria, që, përmes rrjeteve sociale apo institucioneve të krijuara në vitet e fundit, mbështetin pa asnjë ekuivok të gjithë çka ndodh, qoftë edhe thënien budallaqe të zonjës Gërvalla, “BE është një tigër prej letre”, ministres së jashtme që deri tani nuk ka sjellë në Kosovë asnjë njohje ndërkombëtare, e afishuar rreptësisht si kundërshtare e luftës çlirimtare, dhe tani ndaj vlerave perëndimore.

Nëse Kurti, si shefi i qeverisë është i një mendje me të, – çka nuk dua të besoj, sepse pastaj marrëzia do të ishte institucionale, – të paktën këto, të quajtur analistë apo me tituj, shumë nga të cilët kanë jetuar gjatë në Perëndim, të thonë një pjesë të së vërtetës.

Pra, Kurti e ka rrugën e tij, askush nuk ia ka imponuar dhe askush nuk mund ta lëvizë, të paktën tani për tani. Që nuk është rrugë e saktë, pavarësisht vrullit nacionalist që ka futur në turrin e njerëzve, këtë edhe ai vetë e di.

Opozita në Shqipëri kërkon si motrën e saj. Kërkon shembullin tjetër. Jo vetëm atë që ka mes vetes, por edhe atë jashtë saj. Një të ngjashëm. Që të mund të ketë krahasimin e përshtatshëm. Për të qenë pjesë e detashmentit të sajuar kundër vlerës së përbashkët evropiane. Për të krijuar “frontin e dytë”, kësaj here në një territor që njihet si Shqipëria Përtej Drinit. Për të krijuar bindjen se, nuk është vetëm shteti shqiptar ku po eskalon një ndjenjë kundër vlerave perëndimore, sidomos ndaj Shteteve të Bashkuara, por kjo është e ngjashme edhe te të tjerët, ku ende askush nuk është shpallur non grata, e ku, sidomos një i ngjashëm vazhdon të qeverisë përmes shumicës së thjeshtë parlamentare.

Shembulli i shefit të qeverisë në Prishtinë është ai që duhet për ta shpërndarë më tej, se si, edhe duket qenë kundër Shteteve të Bashkuara apo vlerave demokratike mund të qeverisësh, pra të risillen në pushtet humbjet e së djeshmes, dhe, për më tepër, të krijohet kundërvënia që një ditë do e përkulë edhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

Është interesant një fakt.

Që nga krijimi, opozita e tanishme ka mbajtur qëndrime të cilat kanë qenë ndesh me vlerat dhe të ardhmen e Kosovës.

Në fillimet e saj opozita e tanishme u lidh me emisarë të dërguar nga Beogradi, të cilët, edhe pse shiteshin, si ndodh sot, si nacionalistë të dorës së parë, në fakt ishin ithtarë të nacionalizmit serb dhe dominimin e tij në Kosovë. Figura të rëndësishme të detashmentit politik të Kosovës që vinin nga Lidhja Komuniste e saj , u bënë jo rastësisht të afërt për opozitën, filozofë pranë saj, specialistë në të gjitha fushat, deri në shërbimin informativ të Gazidedes.

Për të shkuar më tej, mjaft nga burimet e para financiare, që në janar të vitit 1991, të dërguara nga selia qendrore e Shërbimit Special Ushtarak Serb, BIA,  arritën në Tiranë, së bashku me mesazhet e duhura për krijimin e një gjendje politike të rëndë, ku shteti do të binte domosdo. Kjo ndodhi.

Ndoshta, pikërisht nga këto takime janë edhe fillesat e bashkëpunimit mes institucionit të Presidentit dhe qeverisë së mbetjes jugosllave, furnizimi me armë dhe karburante i regjimit të Beogradit, edhe pse shteti i cunguar jugosllav ishte në izolim politik dhe financiar.

Në vitin 1996 liderët e opozitës synuan që përmes dy figurave të njohura në Kosovë, njëri nga të cilët ishte Demaçi, të radikalizonin gjendjen në Kosovë, të shpejtonin procesin e përballjes mes shtetit serb dhe rezistencës në Kosovë, për të cilën kishin dijeni dhe nuk e kishin mbështetur asnjëherë.

Kjo solli ndarjen mes Rugovës, që tashmë kishte njohuri të plotë se çfarë kishte pasur synimi i radikalizimit, dhe, nga njëra anë e mënjanoi plotësisht, deri në fund të jetës liderin e Foltores, dhe, nga ana tjetër, në një mbledhje të jashtëzakonshme, largoi nga drejtimi i partisë gjithë figurat e njohura të ardhura nga ish të burgosurit politik, duke prishur edhe urat që mund të ndërtoheshin më lehtë mes forcës politike që ai përfaqësonte dhe UÇK-së.

Kjo ndodhi edhe në fillimin e luftës në Kosovë, përmes grushtit të shtetit të shtatorit 1998, kohë që është e njëjtë me ofensivën e vjeshtës së forcave serbe dhe largimin nga Zona Operative e Dukagjinit e një grupi ushtarakësh, të mbledhur rreth qeverisë Bukoshi, të cilët kishin edhe mbështetjen e liderit të sotëm të Foltores.

Ndodhi edhe në qeverinë e vitit 2005, kur Shqipëria dhe Kosova u gjendën në fazën e largimit të pas luftës, por që ishte e kalueshme, pasi aleancat e krijuara në Kosovë nuk bënin vend për ndërhyrjen e Tiranës.

Nuk ka asnjë rast të veçantë kur ndërhyrjet apo mbështetjet e politikës opozitare në Tiranë, edhe kur ka qenë në pushtet, edhe kur është si tani, të kenë pasur frymëzim politik realist dhe racional në Kosovë, me përjashtim të vrullit nacionalist , që shpërthente gjithherë i mbështetur nga strukturat e LDK-së, shumica e së cilave kishte ardhur direkt nga Lidhja Komuniste e Kosovës.

Po tani? Pse kërkojnë me ngulm që Kurti të vazhdojë në rrugën e tij, pa dhënë, të paktën, një këshillë për vetëpërmbajtje politike dhe diplomatike? Për cilin shkak ata janë në anën e Kurtit dhe nxitin atë të bëjë një lojë, që, është tejet e dëmshme, pikërisht për aspiratat e së ardhmes evropiane të Kosovës?

Duan një shembull! Nuk është kaq e thjeshtë. Ndërsa qeveria Rama kërkon që, përmes supremacisë perëndimore të shfaqet si lidere politike ballkanike, opozita tërheq nga e prapështa, drejt një rruge ku ka hyrë vetë dhe nga e cila kërkon të dalë.

Për Kurtin, ashtu si për opozitën, teza e bartur nga Tirana në Prishtinë, është që mosmarrëveshjet qenkan me të dërguarit e departamentit të Shtetit, por jo me qeverinë. Berisha i paska problemet me Juri Kim, si dikur me zotin Lu, Kurti i ka problemet me të deleguarin Eskobar, por, si cilëson ai, “ me qeverinë amerikane jemi në harmoni të plotë”.

Opozita shtyn drejt përballimit, duke menduar se kjo mund të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së saj politike. Por, ndryshe nga ajo, ndërsa qeveria e tanishme e Kosovës është ende në pushtet dhe, në rast të zgjedhjeve të parakohshme, do të vazhdojë të jetë, opozita e Tiranës, kështu si është dhe si po ecën, do të jetë gjatë në opozitë, ose do shuhet fare.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
37 Comments
  • korçari says:
    July 9, 2023 at 5:01 pm

    Mendoj se me shume ka mundesi se provinciali Kurti (ka ngrene lugen e çorbes se prishur)pra po i sheben si asnje tjeter interesave te Serbise duke shkaterruar çdo gje te mire te arritur ne veri te Kosoves por sidomos aleancen me aleatet perendimore :USA,BE perfshi dhe Shqiperine ku se fundmi sjellja e tij prej fshatari te inatosur qe per inat te tij do te zemerohet me fshatin fqinje se k/plaku i fqinjit nuk e pershendeti.Duke vene ne politiken e jashteme nje te paditur qe po flet perçart me gojen e saj por direktivat jane te Albinos.Provinciali Kurti po e çon Kosoven ne izolim,shkaterrim dhe do jete shume vone kur pjesa me e madhe e kosovarve qe e ndjekin verberisht ate do te gjenden perballe murit krenare por te dhjere pasi “kane mbrojtur veriun me llogjet e Kurtit i cili kur ka keq kerkon ndihme tek KFOR ku dhe ky i fundit i konstatoi se nuk mund te b/veproje me te pasi eshte i pabesueshem…Rrembimi i 3 policeve prej Serbise i tregoi “heroit” Kurti i cili pretendonte se kishte vendour sigurine ne veri kur nuk siguronte dot as policet e vet.Provinciali Kurti ashtu si Salehu i Shqiperise do t’i rendoje shume Kosoves si nje gur i varur ne qafe pre t’a demtuar sa te mundet

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 9, 2023 at 5:30 pm

    Po ik o Bedri, mos na hap barkun, cope lamashi
    Bej pyetjen cfare kerkon Rilindja dhe shteti shqiptar nga Vucic
    Rilindja e Partise SociaPiste eshte kthyer skalion i Serbise.
    Kesaj pyetje pergjigju. Copa qelbesirash
    Skandalet kombetare me Vucic e me Rraja nuk ju mjaftojne per te ulur koken, po merreni akoma me te zgjedhurin e Kosoves
    Ai THaci u q. ne b.. nga Rama e Vucic, prandaj perfundoi atje si qen bir qeni.
    Ai Thaci ehste ai qe vuri kurora me lule per ushtaret serbe, apo harrove
    Porosite e Rames keto, akte qe gjeten kundershtim masiv ne popullsine e Kosoves, prandaj Kosova i vuri drune Thacit dhe Ramshit qe shiti Bjeshket e Nemuna
    Tradhetaret e kane pergjigjen ne Kosove
    Cfare muti ke ti qe kruhesh me ta?

    Reply
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    July 9, 2023 at 5:45 pm

    Ore Aldrin , a je ne rregull nga trute ? Gjithkush e di fare mire qe jini ju , veglat e UDB-se , armiqte me te eger te UCK-se , qe kini pergatitur me sajuar dosjet kunder UCK-se dhe i derguat ne Hage . Ju dhe vetem ju e askush tjeter kini qene kundershtare te rrepte te UCK-se edhe gjate luftes , pra kini mbajtur anen e agresoreve serbe , kurse tani na shisni pordhe , sikur na qenki prostituta te virgjera . Jini llumi i shqiptarise , qe doni te cbeni jo vetem Kosoven , por edhe shtetin ame , Shqiperine . Mbas te gjitha ketyre qe po shohim , me e mira eshte qe ju te shihni punen tuaj si “Komb Kosovar” dhe ne si shqiptare te shohim punen tone .

    Reply
  • Drita says:
    July 9, 2023 at 5:47 pm

    Shqiptaret e kane vendin e tyre lesh e li, te mbytur nga droga, imoraliteti, korrupsioni, mashtrimi dhe duan t’i japin mend Kosovos. Por kur i dini kaq mire politikat dhe qeverisjet pse s’rregulloni shtepite tuaj , po u jepni mend te tjereve. Bedri Islamet nuk shkruajne per maskaradat e Rames dhe qeverise immorale ne te gjitha drejtimet , po shikojne t’i versulen Kosoves, a thua se ajo nuk eshte shtet me vehte, por anelli i guzhines se Rames dhe lakejve te tij. Aty ne syte tuaj per dite V radon, vjedhin e mashtrojne, kurse Islamet, Tarifat etj i japin mend botes. Po mire ka thene populli i shkrete: I Shari te Shan! Merrni fshesen dhe zorren e ujit dhe pastroni llumin e shtepise tuaj se po ju ze syte dhe mos u jepni mend te tjereve, kur s’keni as per veste. Bedrite dhe Tarifat e Dites jane vete neokomuniste, bijte e baballareve qe kenduan tere jeten nga dritaret e K Qendror te PPSh dhe tani akuzojne kosovaret per komunizem. Shkarravites me pagese jane keta , Jo gazetare!

    Reply
  • Lina says:
    July 9, 2023 at 6:26 pm

    Drita, mbaje mend mire qe eshte i zgjedhur bashke me forcen e tij politike, nga populli i Shqiperise. Nqs ke akuza per konsum publik , mbaji per vehte , perndryshe drejtoju organeve te prokurorise e mos llap ketu.

    Reply
  • demo says:
    July 9, 2023 at 7:50 pm

    Ja,mire e ke ti.Cfare kerkon pozita dhe opozita Tiranes nga Albin Kurti?Cfare kerkon.?Kerkon pic..n e semes ,ate kerkon..Cfare kerkon miza e kalit ne sy te Kalit qe terheq karrocen? Ja,Ate kerkon.
    Ty Korcari cfare te kangrene Albin Kurti?Corben e prishur te Koci Xoxes,Pandi Kristos,Nesti Kerenchiut,Llazi Delenxhiut?Apo kallashnikovet e Gorranit qe gjemojne ne rruget e Korces,,se ju jene me serbe se Beogradi.
    Nuk ka me korcare nip sternipa te Mihal Gramenos,Themistokli Germenjit,Sali Butkes,,Ju jeni Gaxhgauunj,kuco vllahe,oparake,Devollake,sekretare partie,rinie,komisaret e korpusit te Korces,qe ju ka mbetur ora te corba e Koci Xoxes.Ju e qani Ate miqesine vellazerore bratstvo-Jedinstvo me Jugosllavine,.
    Ju korcaret,vllahe,shule,e kujtoni edhe sot ate 47 tuaj kur kapardiseshit me pranga kur arrestonit shqiptaret bejlere,tregtare,agallaret patriote,qe nuk e donin komunizmin tuaj sllavoserb.
    Ka mbetur Kosova ta gjykojne gaxhgaunjte sllavo serbe te Korces ! Pusteci,Boboshtica,Gore-Opari,Moskopolis,
    Ai popull maskara serbo-vllaho bullgar ku t`i beje gropen Kosoves.
    Dega Puneve te Brendshme,,Atje jeni jy katundaret e Korces,,tek Dega Puneve te Brendshme.

    Reply
  • Turp says:
    July 9, 2023 at 7:52 pm

    PI ILACET BEDRI
    PI SE DO BEHESH ME KEQ
    FLET PERCART SI I DEHUR
    LIGESIA PER HUNDE TE HEQ

    GOLGOTHEN QE HOQI KOSOVA
    NJE SHEKULL NE ROBERI
    ME THUAJ KUSH TJETER E HOQI
    SERBI I NXORRI UJE TE ZI

    TANI MEQE ESHTE E DOBET
    TJA LEME SERISH KURVES PLAKE
    EUROPES QE HA MISH SHQIPTARI
    TA BEJ FERLIK NE OXHAK

    ESHTE GJAKU E FLAMURI YNE
    PO RA NEN ZGJEDHE PERSERI
    NGA SORROS VUCIC E BORRELA
    DO SHUHET KOMBI YNE SI QIRI

    Reply
  • Lind,a bëhesh ? says:
    July 9, 2023 at 8:03 pm

    Komunistet e 41′ po nuserojne per here te dyte ! Nese arrijne te thyejne mitin e tradhetise qe i shoqeroi ne sundimin e pare, duke mbrojtur sot me efikasitet Kosoven te plote dhe si shtet me vete, ja bejme hallall injorancen vllavrasese te post feudalizmit obskurantik Osman.

    Reply
  • Keta jemi, ky eshte niveli says:
    July 9, 2023 at 8:50 pm

    Z. Islami mos degjo driteshkurterit qe komentojne (ne rastin me te mire) , apo plerat shqipfolese, antishqiptare (ne rastin me te keq)……te gjithe e dime se kush eshte Berrisha, dhe nuk shohim qarte se ku do te arrije konfuzi Kurti ( ne rastin me te mire) . Historia do ta tregoje. Historia do flase edhe per turpin e mospritjes se kryeministrit shqiptar nga nje kryeminister i shtetit te dyte shqiptar , kushdo qe te jete ai , sado divergjenca te kesh me te ……

    Reply
  • SPAK says:
    July 9, 2023 at 9:34 pm

    C’do gje qe ndodh ka lidhje me prejardhjen e Albinit dhe Saliut! Jane primitive mesjetare! Shikoni Armando SHkullakun me Cim Peken! Mos jane gje me origjine fshatare, me mendime dhe mentalitet te tille? Po likja a nuk eshte fsahtar? Po Ylli Rakipi nga eshte? Edukimi i fshatreve ne kohen e Enverit kish te bente me aleancen e klases puntore me fshatersine dhe fshataret malesore ngelen te tille per gjithe jeten! Eshte vetem problem mentaliteti,fshatari e ndjen inferioritetin dhe nuk mund te ulet ne tavoline per bisedime!

    Reply
  • 3D says:
    July 9, 2023 at 9:44 pm

    Albini dhe Vjosa i dhanë edhe njëherë mundësi që Salih Berisha dhe langojtë rreth tij të shfaqin edhe një herë po ato pisllaqe ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi si gjatë viteve 90 vetëm atëherë i frigoheshin Millosheviqit emërin ti përmendënin se mos i rrëzonte nga pushteti sot që janë të pa pushtet dhe përgojojnë Vuqiçin kurse Serbinë jo

    Reply
  • MEHALLA E CAKEJVE says:
    July 9, 2023 at 11:10 pm

    PO LERINI MOR SAL E RAMUSH
    E PAME CÌ BENE SHQIPERISE
    DUHET SHPETUAR KOSOVA
    E VETMJA SHPRESE E ARDHMERISE.

    Reply
  • ¿? says:
    July 10, 2023 at 12:07 am

    O Bedrioooooooooo, a e ke lexuar analizen e Bugajskit???

    Reply
  • korçari says:
    July 10, 2023 at 6:00 am

    O Demo dhe gjithe Demot e verber te tjere te provincialit Kurti :Une kam renditur fakte per idiotlleqet e Kurtit,Gervalles,Konjufces e pjesetareve te vetevendosjes te cilet si genjeshtare apo mashtrues ordinere as nuk skuqen apo nxihen kur genjejne para popullit qe i ka votuar,por nuk eshte ky problemi ata po e çojne drejt shkaterrimit Kosoven me injorancen e tyre apo mentalitetin provincial dhe kjo vendosmeri prej idioti vjen nga se ata e dine se ka trushpelare si Demot qe i ndjekin si brumbulli i cil ndjek eren e mu*it.Keta Demot nuk rrahin mendimet por sulmojne personalisht,shajne,ofendojne,nxijne dhe mundohen t’i mbyllin gojen arsyes,llogjikes dhe mençurise,me kete ushtri te Demove Kurti po ben dhe do te beje deme te pakthyeshme Kosoves.Fali ZOT se nuk dine çfare bejne.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com dhe whale.to says:
    July 10, 2023 at 6:08 am

    korcari mos ia fut kot sepse te gjithe politikanet dine se ca bejne. Ata te gjithe mbase nuk dine se per cfare arsyeje e bejne por e dine qe eshte inskenim per plane afatgjate.

    Reply
  • Ramsi i pari KM ne Beograd pas 70 vitesh says:
    July 10, 2023 at 6:46 am

    Bedrikos i ben kureshtje se c’fare kerkon opozita shqiptare nga Kryeministri i Kosoves se i duket normalitet ajo c’ka kerkon e pret qeveria shqiptare aty ne prapanice te Kryeministrit te Serbise!

    Reply
  • Besim says:
    July 10, 2023 at 7:34 am

    Korcari ti shume mire e ke thene dhe per ata qe kane shqiptarin ne shpirt dhe zemer te kuptojne shume mire.Une dua te theme nje;te gjithe ata qe i perkrah dhe promovon „Bota sot“ jane ne sherbim te Serbis.Dua shpeshhere qe te jeme i gabuar ne perfundimet e mija,por jo gjithmon deri tash me kane dale te vertete.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 10, 2023 at 8:18 am

    OK-B.ISLAMI:
    1.Foltoristi non grata i kërkon A.Kurtit të bëjë njëjt me Bujar Bukoshin 1998 me 400 mercenar për grushtin e Shtetit pasi nxori në PRITË A.Hajdarin për ta vrarë F.Haklaj dhe për tja hedhur fain FATOS NANOS,Njëjt me 2 prillin 1991 që organizoi vrasjen e 4 protestuesve me mëndjen e tij dhe armët e UDB ..!
    2.Pasi A.Kurti nuk e rrëzoi dot E.Ramën në 2018 & 2021 duke krijuar K/VV në Shqipëri dhe delegimin e 3 kandidatëve për deputetë në Tiranë,Lezhë & Gjirokastër,MARRËZIA E A.Kurtit dhe Non gratës është shtuar për JETË-A-VDEKJE:Pasi adoleshenti në politikë është asfiksuar me SHBA+BE dhe non grata nuk ka rrugë të hapur për të ardhur më në pushtet deri sa të jetë gjallë.
    -Këta 2 petsonazhe më agresivë për situatën më duken si DERRI PLAGOSUR që çan këdo që del përpara,Në kushtet që tashmë “gjuetia” është e ndaluar për çdo kafshë të egër pylli.
    3.Në kushtet që SaliSërbi e konsideron E.Ramën ARMIK TË BETUAR se nuk e mund dotë me votë,A.Kurti e Shpura e tij e mban shpresën te S.Berisha për destabilizimin e Shqipërisë i vetmi vënd ballkanik i stabilizuar këto 10 vite të drejtimit të Edi Ramës sidomos në mardhëniet me Nd/Kombëtarët.
    -Nuk ishte rastësi që E.Rama drejtoi OSBE,KS OKB,Organizoi SAMITIT e BE në Tiranë..dhe po orienton me të gjitha forcat zgjidhjen e problemeve Kosovë- Sërbi të mbartura në vite,të përkrahur nga kancerit kryesore Europiane.
    4.Do apo nuk do A.Kurti e KO..ASOSACIONI NË VERI TË KOSOVËS DO TË BËHET SIPAS SHBA+BE+EDI RAMËS.
    -Qëndri pro atllantik i E.Ramës për këto çështje po i çmend 2 STALINISTËT E FUNDIT NË SHQIPËRI E KODOVË,Ku Fatos Tarifa me të drejtë dje në DITA e krahasonte A.Kurtin SI MAO CE DUNIN.
    5.Por,Fatkeqsia më e madhe qëndron se në Kosovë e Shqipëri nuk ka OPOZITË PREMTUESE.
    -Ai që ka më shumë eksperiencë qeverisjeje- Ramush Haradinaj është konfliktuar më parë me SHBA+BE+E.Ramën për taksën 100 % me Sërbinë.Ndërsa me E.Ramën e thelloi konfliktin duke e akuzuar se me A.Thaçin përfituan 10 mild.€ për ndryshim kufijsh.Kjo marrzi shpifje u mbyll pasi E.Rama anuloi gjyqin për VËLLAUN E VOGËL që tashmë u bën 2 të MARRË(Sipas Presidentit Clinton) që e kan vën popullin e Kosovës në dilemë për ti qeverisur.
    6.Nuk besoi që shumica e Kosovarve do të pranojnë SANKSIONET nga SHBA+BE për hatër të një të çmenduri që po i shkon për shtat A.Vuçiç,të përgëdhelurin e madh nga SHBA+BE për inat të PUTINIT..!!
    7.Qëkurse kam dal në punë Shteti-OFICER komisarët në edukimin politik citonin Enver Hoxhën..Ballkani është FUÇI BAROTI..! Kjo po vazhdon edhe sot.Do të vazhdoi edhe nesër.Sërbis nuk do e njohi Kosovën kurrë derisa EVROPI të bind 5 vëndet e BE që nuk e njohin Kosovën si Shtet të pa varur.Kur në situatën e tanishme Ato do të shtohen më shumë nëse A.Kurti nuk jep dorheqjen..!
    -FLM B.ISLAMI,DITA.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com dhe whale.to says:
    July 10, 2023 at 8:37 am

    Lexoni:

    whale.to/a/lying.html

    Reply
  • MeteH says:
    July 10, 2023 at 9:27 am

    Albin Kurti do jape menjehere doreheqje tani qe ja urdheron Gomarica madhore Kapterr Ethe Lalaj nga katundi i atij Poliagjentit te Enverit.

    Reply
  • demo says:
    July 10, 2023 at 9:52 am

    Cfare mund te jete kryeministri i nje vendi qe prodhon vetem 100 kv.shalqina Divjake per export.?
    Me 0 industri,me 0 ushtri,Me arkeologji Minierash,tunele,qe vijne bota i fotografojne si tunelet e Minotaueit.
    Ky vend TURISTIK,nuk ka nje Guide Turistike Made in Qeverria.Nuk ka nje Bashki qe te afishoje ne Internet Stacionet e Autobuzave dhe Oraret e Levizjeve.(Mbaj konferenca lexione Bashkie mor Erion,por ti nuk ke nje Tabele me Stacionet e Autobuzave dhe Oraret e Levizjeve,.Po humbin turistat ne drejtim te paditur./Ky vend me kete kryeminister,nuk ka nje qen(nuk e them per humor).Ky vend qe ka pasur edhe Shkollen e qenve ,sot nuk ka nje qen per kerkime ne rast fatkeqesish,,Termete,Orteqe,Permbytje,Humbje,zhdukje,etj.Kur ra Termeti ne Durres,Qenin Gjurmues te personave nen rrenoja,e solli Kosova bashke me Ekipin e Shpetimit.
    Ky vend Turistik nuk ka nje vezhgues plazhi,cdo vit mbyten njerezit si pulat,,rrihen zaptuesit e reres ,,Vetem Nderhyrja dhiplomatike e Lyderit Turistik arrin ti pawqtoje.
    Cfare mund te jete kryeministri i nje vendi qe ja doli me sukses te gropose gjithe Industrine,Bujwesine moderne,Ushtrine me gjithe armatime.Lyderi i nje vendi te tille mund te jete vetem nje LOLO.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    July 10, 2023 at 10:11 am

    Për ish ‘Dita’ qe dikur jepte ‘Pak drite!Pak drite!….!’

    Që e kini dhjere
    tash te gjith e DINË
    Po pse po i legenosni
    Tarifat dhe BEDRINË?

    Ish Shqiperia 30 vjet digjet
    Nga Sali Serbi,Likja EDVIN
    Tarif-tartufat permes dogmash
    pellasin per nje Albin KAIN!?

    Pas 33 vjet ne zgjebet e 14 Majit
    500 mije kamikaze ‘votuan’,SS-Serbin S A L I !
    Tarif tartufi shan kosovaret pse votojne Albinin
    e nuk shan sKiptaret qe votojne Neronin qe dogji SHQIPERI!

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 10, 2023 at 5:51 pm

    @I tille je , sa here qe hap gojen
    Kush jane ata “ju”, moj putane e Gores?
    Cfare kerkuat JU kurvat patronazhiste nga Gore kur mbushet sheshin e koncertit te Kallashnikovit serb ne Korce?

    Reply
  • TURP says:
    July 10, 2023 at 6:31 pm

    Lereni Karcarin
    qe shok ka gomarin
    nga anet e tij
    komandojne grate
    me mente e tyre
    diten e bejne nate

    Kur te permendesh Kosoven
    duhet te ngrihesh ne kembe
    kur te flasesh keq per Albinin
    kafsho me pare gjuhen me dhembe

    Reply
  • mali says:
    July 10, 2023 at 8:01 pm

    Bedri Islami!Sot po shkruhet historia e shqiptarizmit .Trojet shqiptare jane ne rrezik .Albin Kurti po mbron trojet shqiptare.Nuk ka pergjigje me te dredhur bythen. Vete shqiptaret jane pergjegjes per trojet e veta.Jep edhe ti contribution ne ceshtjen shqiptare. Sot eshte nje nga pikat kulminante e histories se Shqiperise. Shqiptaret te bashkohen si nje trup I vetem per mbrojtjen e teritoreve.Opozite ne kete moment eshte te bashkohesh me armiqte e shqiperise.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com dhe whale.to says:
    July 10, 2023 at 8:07 pm

    Mos humbisni!

    Lexoni:

    whale.to/a/lying.html

    Reply
  • demo says:
    July 10, 2023 at 10:28 pm

    Trimja e Kosoves Donika Gervalla foli troc,.Europa e Borrelave,Lajcakerve,cakalleve eshte nje tiger prej letre,Ka vite,qekur NATO cliroi Kosoven,Europa skermitet,ku te gjeje ndonje shtepi te verdhe horror Drakula vampir,per te fajesuar Kosoven,per te bjerre lirine e Kosoves ne territorin e vet,Per ta dhjere Pavaresine e Kosoves..O do ta coptoje Kosoven e ta beje Zajednica lekure coftine te shqyer nga bishat dhe ti thote Rames-Merre tani ti Kosoven bashkoja cifligut turistik,ku merr votat.
    Rama ka dy dite qekur e shporri MIKU IM ALEXANDER(se tradhtarin se do askush),qe rri si i dhjere,as Rezultatet e Turit Euro-atlantik neper Ballkanin perendimor nuk i afishoi,por shyqyr qe plasi dajaku ne guroren e Haxhi babes ne Fushe Kruje,te pushoje ndonje minister sa per te nxjerre inatin e dyerve ftyres gjate Turit Ballkanik.,
    Politika Kosoves sot nuk ew ka LUXIN te kete Opozite.
    Or Kosove po na rrezohet shtepia qe do na zere te gjitheve.Zajednicat jane Mina qe po i vendosen kollonave te Kosoves,per ta shperthyer.NUK PRANOHEN. JANE KUSHT I PAPRANUESHEM.
    ALBIN kURTI SOT NUK E KA NJE VELLA PER TE QARE HALLIN,,NUK E KA NJE MBESHTETJE PER TE GJETUR ZGJIDHJE.
    Le te mbledhe nje Kongres Mbarekombetar ne Kosove si Kongresi Lushnjes,qe shpetoi Shqiperine,
    Ka ende shqiptare Amerika,Europa,Kosova,Maqedonia,Malsia,qe mund te Kontribuojne.
    Mbyllja deren pazarxhiut me 30 stjuardesat.Edhe Kongresi i Lushnjes e shporri esad toptanin me qeverine e Durresit.
    Sot eshte Dita per Bashkim Kombetar,.Thirre Kongresin Kombetar Albin!

    Reply
  • Mali says:
    July 10, 2023 at 11:01 pm

    SA TE KETE ALBININ
    VJOSEN E GERVALLEN
    KOSOVA NUK BIE
    KOMBI PO MPREH PALLEN

    Reply
  • Aldrin says:
    July 11, 2023 at 2:28 pm

    Ideja e demos eshte e shkelqyer. Albini te therrasi Konference mbarekombetare do beje mire.
    Po kam frike sa shqiptare do vene, dhe sa spiune do shkojne ta sabotojne
    Nuk ka me trima patriote si dikur Shqiperia o demo. jane jargaxhinj. DO vene do shajne prape komunizmin dhe Enver Hoxhen ne vend qe te merren me trojet shqiptare. Rrace e pabese

    Reply
  • ¿? says:
    July 11, 2023 at 5:33 pm

    Fiks fare, kurse ti Aldrin (pse e paske heq p, ke ngel gjo pa pidh, a si?) shko ke ajo konferenca dhe vetem qaj per Enver Pordhen se kushedi te degjojne dhe ia vene emrin universitetit te Tiranes edhe nje here Enver Pordha.

    Reply
  • Aldrin says:
    July 11, 2023 at 5:45 pm

    o kellira pickpyetje, je nje cope plere e mbaruar. PP pidh e pordhe eshte mendja jote, kellire

    Reply
  • ¿? says:
    July 11, 2023 at 8:56 pm

    Joooooooooooooo, mendja ime eshte Aldrin Pidhi dhe Enver Pordha. Keto kategori i shoqeroj me dy emra krejt te pervecem. E mos na caj trapin ala me Enverin. Idiot!

    Reply
  • 123 says:
    July 12, 2023 at 5:18 am

    PIKEPIETJEN BITHEPERPJETE
    ME KOT E NGACMONI
    E KA ME VETEN INATIN
    A NUK E KUPTONI

    LERENI REHAT
    TE PJERDHI NGA GOJA
    ESHTE RACE JEVGU
    NUK I SKUQET BOJA

    Reply
  • ¿? says:
    July 12, 2023 at 1:15 pm

    Edhe ti o 123
    Fute ne bythe e kerce
    Rraca e sat’eme vec kurva nxjer
    Rraca e tyt’eti debila permjer

    Kot krruhesh me mua
    S’ta kam shkerdhyer une rracen
    Shiko aty rrotull
    Se kush e di e gjen glasen

    Reply
  • demo says:
    July 12, 2023 at 3:26 pm

    Albin djali,,
    Nuk je Magjistari
    Nuk beson perralla
    me katallara
    profka ke Lala

    Na ben siir shejtani
    Ta besoje Hajvani
    Kerkon Zajednica
    Gospodar Dushani.

    Po i vu gardhin serbi kete here,
    Nuk ka derman Kosova e mjere
    O sot o kurre PA Zajednica
    Te kthehen shqiptaret nga Mitrovica.

    Porten ftyres shejtanit me boje,
    Nuk ka dert Kosova,po ta deboje
    Kufirin tek thana ketij zhagajdhuri
    se gozhden e serbit ne zemer ta nguli.

    Reply
  • VINI GISHTIN KOKES says:
    July 12, 2023 at 7:22 pm

    Edhe pse gazeta Dita i ka reduktuar shume komentet e lexuesve , perseri nuk verfehet asnje permirsim . Jane llumi i shqiptarise , brenda e jashte Shqiperise qe iu zene frymen komenteve me kulture , edukate qytetare e me vlera kombetare . Ne pjesen derrmuese dominojne injorantet qe kane mesuar vetem alfabetin dhe . . . kellirat e spiunazhit serb e grek , te cilet edhe kur flene , mbyllin vetem nje sy , ndersa tjetrin e mbajne tek monitori . Keta idjote jane shtuar aq shume sa nuk e vlen fare as te komentosh e as te lexosh komente , pjesa derrmuese e te cilave kane te perbashket vetem te folmen shqip dhe asgje tjeter . Nje xhungel e vertete e ndertuar me kujdes nga sherbimet e huaja sekrete . Shqiptaret si komb jane duke jetuar nje gjendje tejet te rende e te vajtueshme . Tash se fundi jemi duke kafshuar doren e te vetmit aleat qe na ka mbetur , SHBA – se ! A e shihni parlamentin europian se si nderhyn hapur e ne menyre brutale ne institucionet e drejtesise shqiptare , te cilen e kane reformuar vete ata , aq sa pranine e tyre jemi detyruar ta futim ne Kushtetute , kurse tani , ne menyre unanime dhe krejt absurde kerkojne qe pushteti ekzekutiv te nderhyje dhe vendose mbi te gjithe pushtetet e tjera per te nxjerre nga burgu banditin kriminel te Peshkepise se Gjirokastres progonatasin Alfred Bejlerin apo Agane si e ka ai plehra qe blinte votat per tu bere k/bashkie ne Himare , si dhe te njohim si zone minoriteti Himaren qe s`ka qene kurre minoritet !

    Reply
  • demo says:
    July 15, 2023 at 4:37 am

    Albin Djali ! Kjo eshte Lufta jote.Kete lufte vetem ti e ben.
    Ato 4 pika te Ofruara Nderkombetareve per Zgjedhjet ne Mitrovice,jane nje Stratagjeme Dhiplomatike qe do ta fuse Serbine ne qorrsokak,,sepse Serbia deshiron te beje Asgje.Asnje Pike te Marreveshjes.
    Sot e ke leshuar topin ne porte te Serbise.Vrafshin veten.Zajednica s`ka.
    Nderkaq Shtetaret Amerikane po e kuptojne se Kosova nuk mund te sherbeje si justifikim per Lufterat e Putinit..Sakrifikimi i Padrejte i Kosoves nuk e terheq Serbine ne Europe,perkundrazi e trimeron me teper te shpertheje Agresion kunder Bosnjes dhe Kosoves. aventura vetevrasese qe po ndermerr BE kunder Integritetit Territorial te Kosoves,do ti bjere ne koke,si edhe here te tjera.Armatosja e Serbise nga Franca,,po perserit hapjen e nje lufte ne Europe qe nuk e do askush.
    Amerika e Madhe te shohe lojrat e rrezikshme te Frances,se nuk jane rastesore,Jane Vazhde.
    Pikerisht Franca,npm.kelushit te saj Serbise ka provokuar dy luftera boterore.
    Sherrnajen e hap,por Lufte nuk mban.Dorzohet shpejt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ të personave të akuzuar në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet e qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, kolegët i bllokojnë foltoren deputetit Bido
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?