Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo qytetarin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo qytetarin?
Kendi i Kryeredaktorit

Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo qytetarin?

Published: October 2, 2026
Shpërndaje

​Pamjet e projekteve arkitekturore si rasti i transformimit të zonës së “Tajvanit” në një godinë shumkatëshe apo me forma “reje” abstrakte, na shërbehen si shëmbëlltyra të progresit. Këto kulla të larta, rezorte luksi, stadiume bizhu, maketet me ngjyra vazhdojnë të mbeten vizioni kryesor i qeverisjes për “kryeqytetin e Ballkanit”.

Shumëkush ngre me të drejtë shqetësimin e burimit të këtyre investimeve dhe dyshimeve të mëdha për pastrimin e parave të krimit e të drogës në industrinë e ndërtimit. Por le ta lëmë për një moment mënjanë këtë anë të errët. Le të supozojmë për një çast, sado hipotezë jorealiste të duket, se të gjitha këto miliarda jenë të pastra si qelibari dhe nuk e kriminalizojnë shoqërinë.

Edhe në këtë skenar ideal, pyetja mbetet po e njëjta: Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo qytetarin?

- Publicitet -

Një shoqëri e vërtetë nuk formohet nga lartësia dhe luksi i ngrehinave. Baza e një kombi dhe e një qyteti funksional është zhvillimi njerëzor. Betoni mund të krijojë pamje të bukura për kartolina e për rrjete sociale, por ai mbetet i ftohtë dhe i zbrazët nëse brenda tij nuk jeton një shoqëri e arsimuar, e emancipuar dhe me mirëqenie të qëndrueshme.

Nuk është modernizëm kjo marrëzi betoni. Modernizëm është t’i ofrosh rinisë dije, mundësi reale punësimi, modelin e jetës normale, kushtet për ta ndërtuar këtë jetë këtu. Më mirë më pak luks e qiellgërvishtësa, por më shumë edukatë në rrugë, qetësi, miqësi e mirësjellje qytetare.

Përpara se të hedhim tonelata të tëra betoni në çdo hapësirë që ka mbetue e lirë dhe e gjelbër, prioritet absolut duhet të jetë investimi te NJERIU, te arsimi dhe edukimi. Përmirësimi i cilësisë së shkollave, infrastrukturës mësimore, trajtimi me dinjitet i mësuesve dhe mbështetja e kërkimit shkencor janë themelet e vetme që garantojnë të ardhmen. Edukimi krijon qytetarin e përgjegjshëm, atë që e mbron hapësirën publike dhe që kërkon llogaridhënie.

Por ndoshta politikës së keqe nuk i intereson ky qytetari i arsimuar, kritik dhe i ndërgjegjshëm, sepse ai nuk gënjehet kollaj me lajle-lujle. Është shumë më e lehtë të sundosh mbi një shoqëri ku arsimi lihet pas dore.

Por modeli i promovimit të luksit të shpejtë me para të vjedhura apo të fituara nëpërmjet krimit, përveçse po e kriminalizon rëndë shoqërinë, ka goditur e vrarë në palcë moralin e punës. Kur të rinjtë shohin se pasurimi, pushteti dhe statusi shoqëror arrihen përmes rrugëve të shkurtra, korrupsionit apo drogës, puna e ndershme, profesioni dhe përkushtimi intelektual zhvlerësohen tërësisht. Pse të studiosh e të punosh me ndershmëri kur modeli që lartësohet në çdo qoshe të qytetit është ai i parave të pista dhe shkëlqimit pa mund?

Ku model që kemi sot ushqehet e reklamohet rëndom nga hajdutët e administratës dhe trafikantët e drogës, por për fat të keq buron së pari nga vetë formimi i cekët i kryeministrit.

Kulmi i absurdit dhe ironisë është se ai i thotë vetes socialist dhe udhëheq një parti “socialiste”. Paradoks më i madh nuk ka se si të ekzistojë! Çfarë ka të bëjë e majta me këtë shkëlqim të rremë kullash luksoze? Është një komedi e zezë më vete të shohësh se si ideali i socializmit, i cili teorikisht mbron të dobëtit, punëtorët, hapësirën publike, barazinë shoqërore, në Shqipëri ëndërrohet e projektohet me kulla 50-katëshe, resorte luksoze dhe jahte miliarderësh.

Një “majtizëm” që u merr pasuritë publike shtetit dhe qytetarëve për t’ua falur oligarkëve e pastruesve të parave, duke shitur fasadën e luksir si “progres shoqëror”, është ndoshta shpikja më qesharake politike e shekullit.

Ditë të mbarë

Adrian Thano

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?
  • Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo qytetarin?
  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata
  • Procedohet Adrian Hila, policia çon në Prokurori dosjen për videot intime

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?