Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ç’po ndodh në Tunelin e Murrizit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Ç’po ndodh në Tunelin e Murrizit
InvestigimLajmi i fundit

Ç’po ndodh në Tunelin e Murrizit

Published: February 1, 2026
Shpërndaje
Foto të plasaritjeve në tunel, të publikuara nga deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata.

Më 14 mars, tuneli i Murrizit u hap për qarkullim me ceremoni dhe muzikë. Por ende pa kaluar 10 muaj, përdoruesit e rrugës filluan të dyshonin nëse tuneli kishte qenë vërtet gati për hapje.

Deputetja Denisa Vata, e cila e përdor vazhdimisht tunelin e Murrizit për t’u kthyer në shtëpi nga Tirana, tha se në një nga udhëtimet vëreu plasaritje dhe tavanin që pikonte. E shqetësuar për sigurinë, Vata filmoi krisjet dhe bëri publike pamjet.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga deputetja Vata, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH i konfirmoi përmes një shkrese drejtuar Kuvendit në fillim të janarit se pjesa në fjalë e rrugës së Arbrit ishte ende pa kolaudim, duke ngritur një valë të re alarmi.

- Publicitet -

“…Ju informojmë se “Tuneli i Murrizit”, pjesë e “segmentit nr. 3″ të territorit të “Rrugës së Arbrit”, është segment që nuk është dorëzuar ende pranë ARRSH-së për ndjekjen e procedurave të kolaudimit,” thuhet në shkresën e ARRSH drejtuar Vatës.

Vata i tha BIRN se mbeti e skandalizuar nga ky fakt.

Sipas inxhinierit Xhevahir Ngjeqari, hapja e tunelit pa aktin e kolaudimit përbën një shkelje të rëndë të ligjit.

“Tuneli nuk duhej të ishte hapur pa kolaudim. Edhe një kotec pulash nuk hapet pa kolaudim, sepse ka të bëjë me sigurinë,” tha Ngjeqari.

Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli këmbënguli për BIRN se tuneli ishte i sigurt, pavarësisht mungesës së aktit të kolaudimit.

“Absolutisht po. Nuk ka asnjë problem (të sigurisë),” tha Kozeli, i cili nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte një shkresë apo vendimarrje që garantonte sigurinë e tunelit.

Një përfaqësues i kompanisë koncesionare “Gjoka 87” i tha BIRN se defektit vinin për shkak të punimeve në tunelin paralel të sigurisë, pa e vënë në diskutim sigurinë e tunelit. Por ai pranoi në njëfarë mënyre se hapja kishte qenë e parakohshme.

“Kishte presion nga njerëzit për hapjen e tunelit,” tha ai, duke shtuar: “ne jemi më të qetë të punojmë me tunel të mbyllur”.

Inaugurim pa kolaudim

Foto të plasaritjeve në tunel, të publikuara nga deputetja Denisa Vata

Ndërtimi i rrugës prej 54 kilometrash që lidh Tiranën me Dibrën filloi në vitin 2018, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” fitoi koncesionin me ofertën prej 33.6 miliardë lekësh.

Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta. Por vepra kryesore e projektit, tuneli 3.8 kilometra i gjatë i Qafës së Murrizit, ngeci për shkak të problemeve.

Rruga ishte planifikuar që të përfundonte në prill 2022, por për shkak të problemeve në ndërtimin e tunelit të Murrizit, Ministria e Infrastrukturës e zgjati afatin për kompaninë koncesionare “Gjoka 87” disa herë radhazi. Marrëveshja e fundit mes palëve përcaktonte se punimet duhej të mbaronin në maj 2025.

Dy muaj përpara përfundimit të këtij afati, tuneli u hap për qarkullim dhe kryeministri e shpalli atë të përfunduar. Por palët pranojnë tashmë se punimet në rrugë nuk kanë përfunduar.

I pyetur për mungesën e kolaudimit, kreu i ARRSH, Ami Kozeli i tha BIRN se ky proces mund të bëhej vetëm pas përfundimit të segmentit.

“E kuptoj politikën, por kolaudimi nuk ka të bëjë me aksesueshmërinë e aksit”, tha ai duke iu referuar qëndrimeve të Vatës. Sipas tij, kolaudimi bëhet kur përfundojnë të gjitha punimet.

“Aty ka ende punime të papërfunduara, por kjo nuk e bën të paaksesueshëm,” këmbënguli Kozeli.

Edhe përfaqësuesi i kompanisë i tha BIRN në kushtet e anonimatit se punimet nuk kishin përfunduar ende.

“Rruga e Arbrit është e ndarë në disa segmente; segmenti tre, për shkak se tuneli ndihmës nuk ka mbaruar akoma, nuk mund të merret në dorëzim,” tha ai, ndërsa shpjegoi se plasaritjet dhe problemet në tunelin e hapur ishin pikërisht pasojë e punimeve në vijim.
“Është presioni që vjen nga tubi paralel, nga puna që po bëhet në tunelin ndihmës dhe ka presione ekstreme dhe ka dhënë defekte në asfalt. Nuk kanë rrezik strukturor,” theksoi ai.

Dyshimet mbi sigurinë

Tuneli i Murrizit nuk është i pari që vihet në përdorim në këtë mënyrë. Rrugë të ngjashme janë inauguruar dhe mbyllur pas inaugurimit për shkak të nxitimit, kryesisht të lidhur me ciklet e fushatave elektorale.

Për specialistët e fushës, tuneli nuk duhej të ishte hapur pa përfunduar të gjitha punimet në mënyrë që jetë plotësisht i sigurt për përdoruesit.

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari i tha BIRN pasi pa pamjet e dëmeve se duhet bërë një analizë e qartë se çfarë janë dhe sa të rënda paraqiten.

“Probleme të tilla ndodhin në ndërtim dhe janë të llogaritura, por duhet të kuptohet nëse janë rënie të suvasë apo janë dëme në strukturë. Nëse janë dëme në strukturë është problem,” tha Ngjeqari.

Megjithatë, ai është i mendimit se kolaudimi është një akt thelbësor dhe se hapja e tunelit në mungesë të tij nuk duhej të kishte ndodhur.

“Kush e mban përgjegjësinë ligjore nëse ndodh diçka në tunel,” pyet ai, ndërsa këmbëngul se ARRSH duhet të japë garanci me shkrim se tuneli është i sigurt.

Përfaqësuesi i kompanisë “Gjoka 87” këmbënguli se tuneli është i sigurt dhe se ata bënin matje çdo tre ditë me instrumente të posaçme për të kuptuar situatën.

Sipas tij, tuneli ndihmës përfundon në shkurt nëse nuk ka të papritura dhe pas kësaj do të bëhen ndërhyrjet për riparimin e dëmtimeve, duke devijuar qarkullimin.

I pyetur nëse tuneli kishte një dokument që jepte dritë jeshile për të qarkulluar, përfaqësuesi i kompanisë tha se nuk ishte në dijeni, por se “patjetër duhet të ketë”.

Me shkurtime nga Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • E ka thënë vet HAJDUTI Arben Ahmetaj kètè ! says:
    January 31, 2026 at 10:57 am

    E tha Arben Ahmetaj që unë vetëm VJEDHJE bèra kur isha nè QEVERINË e Rilindjes së KRIMIT , kurse Belinda Balluku është GRABITQARJA , PLAÇKITËSJA dhe GJAK PIRËSJA më e MADHE e POPULLIT SHQIPTAR , që ja kalon edhe FASHISTËVE edhe NAZISTËVE , kështu që ç’farë kërkoni më , O POPULL SHQIPTAR ??????????????

    Reply
  • demo says:
    January 31, 2026 at 12:40 pm

    Sikur Tunelin ta kishte ndertuar inxh.Egon Gjadri,inxh. Emin Musliu,me shkolle inxhinjerie te vertete,Me experience Digash dhe Tunelesh mrekullira inxhinjerike ne shkalle boterore qe perballojne vershimet e Drinit Bunes,miljona meterkub presione te liqeneve te hidrocentraleve,Nuk do te shkonin per lesh Taxat e Shqiptareve.Ajo qe i bashkon Sali Berishen dhe Edi Ramen si vrastare te Shtetit,eshte pikerisht shporrja,largimi nga puna,perzenja e qytetareve te ditur ,qe ndertuan kete vend.
    Ne vend te tyre mbine si kerpudhat pas shiut,Firmat e Malokeve Ulaj,Gjoka,Kastraqti.Bektashi,Syla.
    Dmth Naften tja japi nje cope maloku Kastrati Koncesion monopol,tja japi nje cope kamarjeri Rrezart Taci hajdut,kopil Erseke dhe te mos drejtoje Naften Inxh.Fatmir Shehu,qe ka punuar gjithe Jeten ne Nafte.
    Sepse maloku,Katundari,Hysmeqari dorzon tek feudali Te treten,detyrimin,te dhjeten e kishes,xhamise,qypin me mjalte.Prandaj ndodhi mrekullia Katundare ne Shqiperi.Cudia e Televizioneve katundaro maloke.
    Maloku katundari,jo vetem qe nuk merr vesh nga Zanati Projektim-Ndertimi veprave madhore,por eshte i korruptuar ne shpirt.Enver Hoxha qen bir qeni ishte,i ngriti ne rrangjet me te larta te partise maloket dhe katundaret,por shendetin e tij nuk ja besoi malokut Sali Berisha,por qytetareve Fejzi Hoxha, Ylli Popa.Femijet e Enverit i sheronte dr Hamdi Sulcebegu,me diplome Vjeneze,sternipi Sulce begut te famshem,bemat dhe gjemat e te cilit i njeh vetem demo.
    Veprat e socializmit nga pallatet e Tiranes,tek Hidrocentralet,deri te Kombinati Metalurgjik i ndertuan maloket gollobordake,Por asnje prej tyre nuk beri Enveri Inxhinjer Ndertimi te projektonte Diga,Ura,Furrnalta etj,.Mbi koke punetoreve tulla llac,beton gollobordak,qendronte qytetari,Projektuesi,Ndertuesi me Inxhinjeri Sovjetike INXH.Shkelqim Bumci.Prandaj Ura Murrashit qendron Ne kembe Solide,kurse Urat,Rruget,Tunelet e korrupsionit katundaro malok shkermoqen pa e dorzuar.
    Politika vjedh RAHAT RAHAAAAT me punemarresit katundare,Keta japin Detyrimin tek Feudali brez pas brezi,sot e qindra mijra vjet dhe i nxjerrin ujt e zi hazinese se Shtetit,Punetorit ja masin koken me pe,Tunelin e veshin me shkumbe deti.,buke peshku,polietilen,mungon hekuri,mungon struktura,Vari kaa,..t,panorama Edi panoramistit eshte ne rregull.
    Qytetari nuk e ben kete,.Nje inxhinjer qytetar pergjigjet deri ne varr per SEDREN E PROFESIONIT.
    inxh.Shkelqim Bumci i tha Enver Hoxhes ne gjyq:or Ti shoku Enver!Une pergjigjem per cfare kam Ndertuar.pranoj Burgun,,varrin po gjete nje plasaritje ne Veprat e Mija nga kombinati Textileve Stalin,tek Kombinati Meetalurgjik,por kurven e Spiro Kolekes mbaje vete,se ka dale nga Haremi juaj!
    Prandaj qendron ne kembe Ura Murrashit kurse Ura Morandi ,bukuranja e korrupsionit Andreoti,u shkermoq si prej kartoni duke marre me vete 60 viktima. Profesionisti qytetar nuk punon prej fryke,PUNON PER SEDER PROFESIONALE,PER EMER,PER DINJITET,qe katundar,maloku nuk e ka,.Qyteri inxhinjer nuk punon per te vene pasuri,o zullap,nipi kamarjeres Mbretit! Katundari eshte zullap,i babezitur,per flori,dollaro,euro,vila,Sali maloku,Ilir metaj maloku,kurse SHTETARI qytetari Alfred Mojsiu jeton per dinjitet.
    Punetori i palodhur,i heshtur i Artit,Skulptori i popullit Kristaq Rama ka gabuar vetem ne nje aspekt.Nuk duhet te kish lene te emen te merrej me edukimin tuaj.Ajo ka edukuar dy hajdute.

    Reply
  • Goni says:
    January 31, 2026 at 1:49 pm

    Ato tynele edhe sikur te projektoheshin nga teknik ndertimi i shkolles se dikurshme, por me ca eksperiance pune dhe mbi te gjitha i ndershem, do ishin 100% te sigurta. Prandaj eshte me se e drejte konkluzioni qe, korrupsioni eshte i vetmi shkak i te gjithe kesaj katraure qe ndodh. Keto krime jane shume te renda dhe duan veprim nga organe ligj zbatuese, por fatkeqesisht korrupsioni ka hyre shume thelle ne Shqiperi, deri sa eshte bere motiv jete. Kush eshte me i korruptuari vleresohet si më zoti nga nje pjese e konsiderueshme e shoqerise.

    Reply
  • demo says:
    January 31, 2026 at 2:04 pm

    Sa Fashistet dhe Nazistet te ishin keta! Sa fashistet dhe Nazistet ta donin Shqiperine,do ishte bere jo Evrope,por Amerike!

    Reply
  • Aldrin says:
    January 31, 2026 at 3:48 pm

    Kriminele ordinere, injorante dhe halldupe qe vjedhin si kafshet dhe nuk e kane per gje tju shembet gjithe Shqiperia me shqiptaret brenda.
    Eshte i aksesueshem, thote ndyresira.
    Tuneli po cahet.
    Plasaritja vjen nga presioni i madh i tubit, thote kafsha, po nuk ka rrezik
    Ku shkon ky presioni, o qelbesire?
    Nga del, pse nuk eshte punuar qe ne themel qe tuneli te mos pelcasi nga Presioni?
    Si more qenka normale te plasi tuneli nga presioni?
    Atehere mos bej tunelin! Nuk ka ndonje gje te pakuptueshme ketu, nese nuk e ben dot te rregullt, mos e bej fare
    Apo i duheshin Rames qindra milionat e lekeve te shqiptareve dhe hajt, bejme nje tunel dhe vjedhim leket

    Reply
  • dhe Yjet rrijne e veshtrojne says:
    January 31, 2026 at 4:29 pm

    C’po ndodh ne tunelin e Murrizit, ajo qe po ndodh ne tere punet publike ne Shqiperi – po vidhet rendeshem.
    Habitem sinqerisht se si vazhdojne e ndajne rroga e pensione kjo qeveri Rama. E provoi ja vonoi mbi 2 jave rrogat Shendetesise e as gek as mek askush! Sikur tja vonoje me muaj e prap askush nuk do ndihet (pervecse neper kafene)
    Mesohet nga mediat e huaja se ketu do ndertohen burgje per afrikanet qe Meloni nuk i do ne Itali, me tej po nga media te huaja se Sazani i eshte falur dhenderrit te Trump – asnje reagim.
    Njoftohet se sasi qumeshti me substanca te rrezikshme helmuese per femijet eshte hedhur ne treg, se Misri i importuar nga Serbia ka permbajtje te larte te nje substance qe ndikon direkt ne ushqimin e blegtorise e qumeshtin e tyre – asnje reagim.
    Del SPAK i krijuar per te luftuar Korrupsionin e kerkon heqje imuniteti per deputeten zevendeskryeministre se e akuzon per shkelje barazie ne te pakten 11 tenderime e ajo vazhdon ne detyre e me imunitet akoma.
    Nje fjale e vjeter thote : “po nuk qau femija, as e ema nuk i jep te pije”
    Kur ky popull eshte topitur ne nervin kryesor qe e ben te ndihet gjalle – ne reagimin ndaj te keqes – keshtu qe te keqia me te medha do provoje se i eshte bere lekura sholle e nuk e pickon asnje Tunel Murrizi i rrezuar e jo me i plasaritur.

    Reply
  • Shqiptar says:
    January 31, 2026 at 6:19 pm

    Demo je perfekt.

    Reply
  • demo says:
    January 31, 2026 at 8:01 pm

    Te pershendes Shqiptar i Shqiptarise!

    Reply
  • Faruk says:
    January 31, 2026 at 9:32 pm

    Mendime dhe opinione pjesërisht të drejta dhe të vërteta por kur meret për ‘ekspert’ dhe dhënie mendimi Ngjeqari, kjo është për tu gajasur.

    Reply
  • Arratisur says:
    February 1, 2026 at 3:47 am

    nuk jane vepra, qysh ne origjine jane fasada sebepe per te levruar fondet publike oligarkut.
    Mos behet gabim te perdoren.
    ata lart jane bande.

    Reply
  • chp says:
    February 1, 2026 at 4:42 am

    Mesa lexova dhe pashe fotografimet ka disa “pika te errta” ku do vecoja kete zonjen D.V qe duke qene dhe deputete e PD ne nje fare menyre ka konflikt interesi sepse jane punimet te bera nga “hajdutet e PS”….Pastaj keto te BIRN-it jane nje media qe nuk besohet me qe nga koha e disa shkrimeve per rrugen e kombit…
    Miqsisht i sugjeroj disa komentues qe te mos vazhdojne si ato klithjet ne arenat e boksit kur konkurojne shqipfoles dhe tifozet thone “Myte,myte”…Eshte tunel afer 4 kilometra i gjate dhe eshte normale te kete pikime te pjeseshme carje te ndryshme aq me shume qe tuneli eshte i sapo perfunduar.Problemi eshte i ekspertizes sidomos ne verifikimin e atyre qe quhen proceverbale te punime te fshehta.
    Ne nje kend me ndryshe:
    Tregojne se Picasso ne nje ekspozim te pikturave te tij nuk pati probleme me njerez fisnike apo te pasur por doli njeri qe po i jepte mend piktorit per “gabim” te tij..Dhe Picasso i thote paksa i acaruar…ore cfare zanati ke ti qe flet dhe me ze te larte….ai i thote kepucar,,,,dhe pikori i thote i nervozuar KEPUCAR MERU ME KEPUCET…pra nuk mund te ngrihet nje cunam me akuza te tilla…duhen degjuar ekspertet dhe sa Birni,as deputetja qe jane bere si sheiket dhe as disa kepucare te komenteve….Jam gati ta qellojme Ramen ne balle por jo per kinkalerinat e Denisesales

    Reply
  • Xha jaho says:
    February 1, 2026 at 7:54 am

    Te uroj te kalosh cdo dite kete tunelin dhe mos harro batuden e kepucarit.

    Reply
  • Dygishti Xhepi says:
    February 1, 2026 at 10:18 am

    Hajdutet ankohen se s‘ju bje mo rradha me vjedh!

    Reply
  • Athina Shqipe says:
    February 1, 2026 at 3:26 pm

    Tuneli munde te shembet…pas nje kohe…dhe Uroj qe mos te ndodhe..dhe munde te kemi Viktima Njerezore.
    Firmat…si e mesipermja…a eshte e Specjalizuar per Ndertime Tunelesh??A jane bere Studime Hidro-Gjologjike ??
    A JANE APLIKUAR Parametrat e Mbrojtjes….nga Shemjet e dheut??Nga Rrjedhjet e Ujrave te Brendshme??
    nuk po Zgjatem……por akoma edhe ne Greqi…e sjelle si Shembull Meteron e re..Athin Agia Parashqevi e Ndertuan me Inxhinjere Franceze..si Drejtues Projektesh..sepse Greqia nuk kishte te tilla ose se paku nuk kishin Eksperjencen e Duhur…
    Hapje e nje Tuneli.. Rrugure nuk eshte “Loje Fitimesh”…ne Shqiperine tone..Behen Hesdapet se sa do te FITOJ Firma qe merre persiper Tenderin……..Nuk Llogariten ne c´fare Kushte Teknike do te ndertohet Tuneli…
    Ne se Tuneli Bie nga Brenda:DREJTURESIT E FIRMES JANE PER NE BURGE SE BASHKU ME RAMEN qe na e Inaguroj si Kryeveper….

    Reply
  • capi says:
    February 1, 2026 at 3:49 pm

    Cfare ju ka ngelur pa perfunduar? Hicgje, pak silikon tek ato te carat, nje boje dhe nuk ma merr mendja se do e shikoj kolaudatori.
    Po cfare eshte tyneli, lavamani i banjos qe pikon, Te mos pretendoj te bej inxhinjerin, duket qe ka problem shume me here serioze qe vene ne pikepytje duhet te perdoret ose jo.
    Kurioz, leket besoj jane levruar 100% se bashku me shtesa (shto uje shto oriz).

    E kam thene dhe me perpara, se keshtu si po ndertohen, na leverdis me mire te mos kemi rruge fare sesa harzhojme para me kesi rrugesh e tynele.

    Reply
  • MH says:
    February 2, 2026 at 7:59 am

    Se c’fare po ndodh ne tunelin e Murrizit do ta rrefeje ekspert Kapterr Ethe Lalaj kur te kthehet nga inspektimi qe ka bere atje me cilesine e “gazetarit te News Albania” sic e ka shpallur vehten nga fundi janarit.

    Reply
  • Agim says:
    February 2, 2026 at 12:11 pm

    Jane te gjithe njesoj! Shqiptare hajdute! Kriminele! Kenaqen te shohin gjak!

    Reply
  • Alex says:
    February 2, 2026 at 12:26 pm

    Dhe një foshnje e kupton se nuk janë plotësuar standardet….. është përdorur beton i varfër dhe hekur jo i përshtatshëm.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai paraqitet në SPAK
  • Protesta dhe festa e 35-vjetorit të PS në të njëjtën orë. Rama: S’është provokim
  • Historia nuk jep “waiver”
  • Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  • “Po ngatërrojmë dynjanë me këto letra që hidhen e priten”, Rama për Zvërnecin: Nuk ka leje ndërtimi

Komentet e Fundit

  1. demo on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Berati on Historia nuk jep “waiver”
  4. servili i te Huajve, satrapi i Shqiptareve on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  5. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?