Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A mund të bëhet dyfishimi i ekonomive në Ballkan brenda 10 vitesh?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > A mund të bëhet dyfishimi i ekonomive në Ballkan brenda 10 vitesh?
KryesorePolitike

A mund të bëhet dyfishimi i ekonomive në Ballkan brenda 10 vitesh?

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen bëri një deklaratë për dyfishimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor në 10 vite, për t’u afruar kështu me mesataren e të ardhurave të BE-së. Ajo gjithashtu premtoi 6 miliardë euro, nëse vendet fillojnë bashkëpunimin e plotë dhe zbatimin e reformave. Ekspertët shprehen se plani i ri i rritjes, siç është pagëzuar, bazohet në katër shtylla kryesore.

“E gjitha kjo bazohet në katër shtyllat që u dhanë si orientim, ku e para ishte krijimi i një tregu unik digjital, i cili nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe investimeve për të, të mundësojë çlirimin e atyre potencialeve që nuk kanë nevojë për afërsi fizike. Më tej është inkurajimi i atyre bashkëpunimeve ekonomike që vendet e Ballkanit i kanë me njëri-tjetrin, vazhdimi i reformave, siç është reforma në drejtësi dhe nga ana tjetër prokurimet publike ku theksi kryesor u vu tek korrupsioni”, tha Eduart Gjokutaj.

Kryeministri Edi Rama përpara liderëve evropianë procesin e marrjes së fondeve nga BE, e cilësoi të vjetërsuar. Shqipëria është e treta për projektet e financuar me kredi nga BE dhe e katërta për marrjen e granteve. Ekspertët thonë se problemi duhet zgjidhur fillimisht së brendshmi.

 “Këtu lidhet me detyrat e shtëpisë, pasi që të aplikosh për të marrë projekte duhet të jesh shumë i përgatitur me kapacitetet e brendshme me mënyrën se si janë të ndërtuara këto lloj procedurash dhe me zbatimin e legjislacionit të vendeve përkatëse. Është njësoj si të shkosh në bankë dhe të plotësosh formular dhe kritere që banka të vendos për projektet e tua. Këtu Shqipëria ka dobësi, pasi nuk ka përfituar shumë projekte qoftë për shkak të mënyrës se si janë konceptuar apo mënyrës se si korrupsioni ka ndikuar”, tha Gjokutaj.

- Publicitet -

Fondet e dhëna nga BE në gati 10 vite përbëjnë pothuajse 11% të PBB-së së rajonit. Kështu angazhimi financiar që kërkohet për përshpejtimin e integrimit ekonomik sipas ekspertëve duhet të rritet dhe të kanalizohet në sektorë të tjerë. “Zgjerimi i portofoleve për të investuar në sektorë të tjerë siç është bujqësia, e cila nuk ka nevojë vetëm për subvencionime nëpërmjet fondeve të IPARD, por nga ana tjetër edhe të rrisë produktivitetin dhe vlerën e shtuar”, tha Gjokutaj.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tkurrja e Bujqësisë
  • Shtohen mashtrimet në emër të bankave
  • Seul dhe Kievi janë të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus
  • 55 metra! Statuja më e madhe e Marisë në Europë ngjall debate
  • Pse një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Tkurrja e Bujqësisë
  2. K R on Tkurrja e Bujqësisë
  3. Kopacza on Tkurrja e Bujqësisë
  4. Otto on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  5. Një qytetare vlonjate on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?