Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë priste Sali Berisha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë priste Sali Berisha
AnalizaLajmi i funditopinion

Çfarë priste Sali Berisha

Published: June 18, 2024
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Në harkun e pak orëve, drejtuesi i Rithemelimit, Berisha mori dy vendime, të cilat kanë qenë të pritura për shumë kënd, e, jam i bindur, edhe për familjen e tij.

- Publicitet -

Komisioni Special i Apeleve në Britaninë e Madhe la në fuqi vendimin e Home Office, sipas të cilit Berisha është i padëshiruar në tokën angleze.

Dje, në njërën nga seancat e përsëritura Apeli i GJKKO nuk e ndryshoi masën e sigurisë, Berisha dhe dhëndri i tij, Maltezi do të vazhdojnë të jenë në arrest shtëpiak.

Duke pasur të ditur edhe deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë, sipas së cilës Departamenti i Shtetit nuk ndryshon qëndron ndaj personave “non grata”, edhe kur ata marrin vulën e partisë, atëherë gjendja politike e drejtuesit të Rithemelimit, që tani është edhe drejtues i opozitës, PD, është në të njëjtin vend si edhe më parë. Ai ndodhet në një rrethim të trefishtë: nga dy shtetet anglo – saksone, të cilat , jo vetëm nuk duan e nuk pranojnë asnjë lloj bashkëpunimi me të, por edhe në arrest shtëpiak , prej një gjysmë viti, çka përbën edhe gjendjen e tij më të rënduar.

Çfarë priste Sali Berisha? Çfarë prisnin pasuesit e tij?

Berisha, që në momentin kur u bë i njohur vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, si askush tjetër, e dinte më mirë se loja ishte drejt përfundimit, dhe, nëse do të kishte pranuar humbjen symbyllazi, atëherë gjithçka do të kishte qenë më e rëndë, më poshtëruese dhe mbi të gjitha, një fund i rëndë.

Pasimi i këtij vendimi nga Britania e Madhe ishte goditja tjetër, që, po ashtu, e priste se do të ndodhte.

Nëse në herën e parë fajin e hodhi në fondacionin Soros, në prapështitë e Edi Ramës, çka më pas iu shtua edhe Lulzim Basha, në herën e dytë fajtori i vetëm ishte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, të cilin e akuzoi për gjithçka, korrupsion, abuzime me detyrën, i ngarkuar me mëkate të rënda.

Berisha, që e filloi lojën përmes një alibie të një gjyqi farsë në Francë, e zhvendosi çështjen e tij  në Angli, duke menduar , jo pa të drejtë, se e gjithë loja e tashme politike, në mos tjetër, do të zinte vend në pasuesit e tij. Në fakt, ia arriti. Shpesh herë njerëzit nuk besojnë atë që është e qartë, por atë që duan ta besojnë. Ndër të gjithë këto, njeriu më i bindur se asgjë nuk do të ndryshonte ishte vetë kreu i Rithemelimit, loja politike e së cilit shkon tej e për tej nivelit dëshirues të shumë nga mitingashët që venë pas tij, por edhe më perfide se loja e pa skrupull e Gazmend Bardhit.

Pasuesit e Berishës prisnin me ankth që gjendja të ndryshojë, pasi, ndryshe nga sa ishte loja në Francë, ku një zyrë avokatie as nuk luajti gishtin për të ndryshuar atë çka nuk ndryshohet, në Angli, studio ligjore ishte dhe vazhdon të jetë nga më të njohurat, në analet e së cilës kishte çështje të mëdha dhe ku gjenin strehë njerëzit apo firmat jashtëzakonisht të pasura. Ajo nuk është një studio ku “falen” të varfrit, por qendra që merr përsipër çështje që kushtojnë aq fort, saqë rrallë njerëz guxojnë të trokasin në atë portë.

Është çështje tjetër se si e përballoi honorarin e tmerrshëm familja Berisha, kjo nuk është në temën e këtij shkrimi, por, ndërsa pasuesit e tij hidhnin valle poshtë dritareve dhe duke tundur dy gishtat brohorisnin fitore, nga një vendim gjykate që u risillte atyre vulën, logon, financat – kjo është më themelore, dhe të drejtën e përfaqësimit, prisnin që, përmes një treshe gjykate në Shqipëri do të ndryshonte menjëherë qëndrimet e pa kthyera kurrë më parë të dy institucioneve nga më të rëndësishmet në botë, Home Ofice në Londër dhe Departamenti Amerikan i Shtetit në Uashington.

Qëndrimi ndaj politikës së ndjekur nga Berisha, bëmave të ndodhura, fatkeqësive të shkaktuara, qëndrimeve të tanishme, ndjenjës anti euro – atlantike , korrupsionit madhor, nëpërkëmbjen e sistemit të drejtësisë, vrasjeve të ndodhura në Gërdec dhe në Bulevardin e Madh, para zyrave të tij dhe me urdhër nga vetë ai, janë vështirë të harrohen, e, aq më pak, të amnistohen.

Ka një dallim thelbësor të sjelljes, seriozitetit dhe saktësisë së qëndrimeve të institucioneve të drejtësisë apo politikës në shtetet anglo – saksone ndaj atyre në Shqipëri.

Njeriu që e di më mirë se gjithë Rithemelimi dhe PD së bashku është pikërisht Berisha. Ai vështirë të ketë  harruar se pikërisht në Shtetet e bashkuara pasuesi i tij biologjik humbi gjyqin, për çështje që ishin krejtësisht të qarta ku ai vetë kishte qenë ideator, zbatues dhe përfitues i asaj që po ndodhte në fabrikën e vdekjes në Gërdec, ku edhe fëmijët punonin për familjen kryeministrore, si të ndodhte kjo në romanet e dhimbshme të Dikensit.

Ai, Berisha, e di krejt mirë se rikthimi i tij në vitin 2005 nuk ishte asgjë tjetër, veçse shkapërderdhja e së majtës, ndryshimi i rregullave të lojës, bashkimi i tij me një pjesë të së majtës, LSI, që u bë gangrena e mëtejshme e këtij vendi. Ai e dinte krejt mirë se loja politike e tij me ndërkombëtarët kishte përfunduar prej kohe. E dinte se shansi që i ishte dhënë në vitin 2005 kishte të bënte me zullumet e së majtës, por jo me dobinë e së djathtës, që ai mendonte se përfaqësonte.

Ndryshe nga pasuesit e tij, ai edhe sot e kësaj dite, e di se ndryshimet që mund të ndodhin në botë, nuk e prekin gjendjen e tij politike, nuk kthejnë pas llogaritë politike dhe familjare që ai ka bërë.

Synimi i tij që, përmes kësaj loje me gjyqe në Francë dhe gjykime në Angli, të mbante edhe më tej frerët e një force politike që ka lidhur qerren pas fatit të tij, ishte më lehtë i mundshëm. Ai ka hedhur në lojë zaret e së ardhmes së familjes së tij, kur ai vetë të mos jetë më njeriu i dorës së fortë të opozitës, duke bërë hapat e duhur që trashëgimia familjare të jetë edhe në partinë që e ka pushtuar prej vitesh.

Për të, nuk është e rëndësishme se çfarë mendojnë dhe përse protestojnë pasuesit e tij. Shumë prej tyre kanë pasur mburrjen e vetme se i kanë qëndruar besnikë, çka e kërkojnë edhe si shenjë mbi varr, të tjerë vazhdojnë të rrinë nga lojaliteti i shumë viteve, e në fund, më të shumtët që e dinë se mund të qëndrojnë ende në politikë dhe se fati i tyre varet nga çasti i Berishës, për të qenë ata dikush në jetën e së ardhmes.

Berisha e dinte se nuk priste asgjë nga gjykimi në institucionet angleze, ashtu si e dinte se farsa  e një procesi në Francë nuk ishte asgjë më shumë se sa alibia e tij.

Atij i duhej, i duhet edhe tani, do i duhet edhe në të ardhmen, besnikëria e një grupi njerëzish rreth tij, gjysma e të cilëve mezi pret që ai të largohet dhe të hapë rrugë në politikë, dhe gjysma tjetër ende mund të besojnë se një ditë gjithçka do të ndryshojë.

Këto të fundit nuk janë problemi i Berishës. Për këto dhe mendjen e tyre nuk do të merrte mundimin të harxhonte një pasuri të tërë me studiot angleze të avokatisë. Këto i duhen si forcë për të pasur në kontroll gjysmën  e parë, të cilët mezi presin që ai të heqë këmbën zvarrë dhe bashkë me veten të marrë edhe familjen e tij.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • SPAK says:
    June 18, 2024 at 9:38 pm

    O Bedri bashke me moshen vjen edhe shterpesia bashke me Saliun! Saliu vetem do te thote se jam gjalle dhe kete e ben paraja! Ka vjedhur kaq shume sa qe nuk di cfare te beje! E pyeti Zoti dike se “kur e do lumturine ne rini apo pleqeri” Sic duket Saliu zgjodhi tmerrin ne pleqeri!

    Reply
  • demo says:
    June 18, 2024 at 10:07 pm

    Berisha ka qene m`i lig ,,i Ri.
    Jo vjedhjet,por Ligesite me te medha i beri ne mandaten e pare.

    Reply
  • SPAK says:
    June 18, 2024 at 11:44 pm

    E kisha me shume fjalen per median qe “e kontrollon” Rama! A ka gje me te ndyre se Erla apo edhe Alinishani,bashke me Koken, Sulon apo Arjanin dhe ate tjetrin! Saliu s’ka bere gje thone! S’ka vjedhur,s;ka vrare ,s’ka fakte!Amerikanet dhe Anglezet gabojne! Qe te behesh Njeri ne kuptimin e vertete te fjales duhen disa breza! Kush jane keta njerez dinake qe na mbrokan Saliun duke ofenduar inteligjencen e te gjitheve! Vertet Saliu nuk ka bere krime nuk ka vjedhur nuk ka vrare? Vertet e keni! Na ironizoni,qeshni nen buze, duke treguar me injorancen tuaj dinake poshtersine tuaj! Saliu paguan ju flisni duke share te gjithe njerezit e ndershem! Vertet e keni! Vertet Alba Alinishani apo Bledian Koka! Nga vini ju ,kush jane paraardhesit tuaj? Si nuk keni turp kur genjeni mes te gjitheve! Vertet? Saliu qenka njeriu me i denje per te qene Shqiptar! Nuk ka vrare Saliu por sa nena e motra kane qare? Sa femije ka lene jetim! Vertet Erla, Ani, Bona,Alba, Grida verte e keni qe Saliu eshte engjell?!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    June 19, 2024 at 8:53 am

    OK,Z.B.Islami:
    -E kam ndjekur S.Berishën që në ditën e parë të fjalimit të tij para popullit i veshur me padesy të bardhë-Ai dhe shumë të tjerë rreth tij NJË NGJYRSHE si një KOMPANI USHTARAKE, duke shqipëtuar me ULURIMË me një shqipe ÇJERRSE “..Bashkëfajtor e Bashkëvuajtës..& më tej afërsisht.. “…Rroftë Ramiz Alia udhëheqs i formacioneve të brigadave Partizanie.. “..u ndjeva keq.
    -Pa e njohur se kush ishte,nxora shumë konkluzione të cilat u VËRTETUAN DERI SOT,por duke u rrethuar fillimisht nga Amerikanët e mirë- Bejker e Rayrson,etj,si unë e të tjer menduam se Shqipëria më në fund e gjeti njeriun e duhur për të ndërtuar demokracinë,ndonse të fundit në vëndet e lindjes.!
    -Por më von kur pam se Sb e mbushi PD-91 me Komunist e SPIUN dhe në 1991 organizoi 2 prillin me 4 dëshmor me duar në xhepe,e mallkuam jo vetëm Atë por & Ata që e prunë në Pushtet,që dihen tashmë.
    -Që nga 1992-2024 në SIVINË E NON GRATËS FAMILJARISHT & ME HA-LE-ATËT.. numërohen mbi 101 dosje vjedhje e Vrasje me ZË E FIGURË(15 të tilla ja numëron IZET HAXHIA-Bodiguardi kryesor i tij-TMERR I KOMBIT(Shqipëri-Kosovë..kundër Kosovës Shtet,Rambujes,UÇK,I.Rugovës,R.Qoses,A.Thaçit..deri te vrasjet e R.Hoxhës)etj.
    -Pa ja numëruar krimet e tij në dëm të vëndit më shumë se TURKU 500 VITE dhe NaziFashizmi në L2B,Sb u tregua shumë i zgjuar për të vën në zbatim KATOVICËN,DITEKTIVAT E UDB,ASFALISË,KGB,etj si Spiun i shumfisht PENICILINA & BISTURIA..!
    • Fillimisht kapi 100 % DREJTËSINË NË 1992,MEDJET 99 % NË 2005..dy PUSHTETET KRYESORE TË DËNIMIT DHE HELMIMIT TË OPINIONIT KOMBËTAR E ND/KOMBËTAR..Kjo është zgjuarsi TINZARE deri sot nga ballkoni 8,ku po përgojon gjithë botën duke dal kundër SHBA+ANGLISË që e futën në listën e ZEZË për Korrupsion,Minim të demokracisë,Shpërfillje të drejtësisë,etj,duke i thën SPAK+GJKKO..ja ku e keni TIRANIN,PËRBINDËSHIN,MIZORIN 34 VJEÇAR TË SHEK.21.!
    -Por drejtësia e tredhur prej tij po e lën bë Shtëpi Atë & dhëndrrin e tij me mbi 30 pasuri përrallore me firmën e VJERRIT K.MINISTËR..!! Nuk duhet harruar se Sb duke kapur drejtësinë 100 % futi në burg 2 KM Socialist F.Nanon 4 vite për disa kavanoza reçeli Italian.(në fakt pse ishte Konunist)..ku më pas i dhuroi 75.000 $ si dhe KM Vilson Ahmetin me shpifje..,duke përdorur si KAMZHIK HITLERIAN SHIK të Spiunit të UDB-B.Gazudede & POLICINË TERRORISTE nën drejtimin e xhelatët Agim Shehu,nga të cilët u futa në burg edhe unë mbi 12 orë..pse donin votat 100 % në QV në 1996,ku PETRO KOÇIT E LADI SHEHUT VEÇ BURGUT U QETHËN EDHE KOKAT..,ndërsa fotot e EDI RAMËS..në 96,87..Si gazetar të gjakosur bën xhiron e botës..!
    -Vetëm për 21 janarin,Gërdecin,1996,97,98,08,08,011..Shkatërrimin e 500 nd/jete e institucioneve të mbi 350 mild.$ si askund tjetër në Shtetet e lindjes..Sb duhej VARUR TE SHESHI Skënderit..po të ishte në fuqi ligji diktaturës Evneriste..!
    •Ndaj populli në 2016 votoi 65 % sistemin e E.Hoxhës në një sondazh të OSBE..!
    -Sb & horrat e tij mendojnë se do të dali nga
    Arresti shtëpiak,ndaj me paturpësinë më të madhe po lën NAM TË ZI në rrugën e foltoristit…të pashpresës deri në mënjanimin e tij si politikan JASHTË-TOKSOR,më i rrezikshmi për Shqipërinë,Ballkanin & më gjërë.
    -Ndaj,DREJTËSIA DUHET MË PARË TU SEKUESTROI PASURINË,sipas direktivave të SHBA+BE që financojnë e monitorojnë kryesisht SPAK+GJKKO..e vetmja SHPRESË PËR NXJERRJEN E POLITIqënve nga TREGU POLITIK të bër njësh me oligarkët,bandat 34 vjeçare..!!
    -FLM B.I,DITA.

    Reply
  • God bless America says:
    June 20, 2024 at 6:58 am

    As USA as Britania pas saj nuk kane dhene arsye per vendimin e tyre per te shpallur “non grata” Berishen e ikur nga pushteti 11 vite me pare.
    As USA as Britania pas saj nuk kane shpallur asnje “non grata” nga hajduteria me cizme e ketyre 11 viteve ne pushtet.
    Te jete ky Berisha i vetmi qe paska kushtet per “non grata” e ato kushte nuk i plotesokan asnje tjeter nga qeverisja e ketyre 11 viteve?
    Kjo vetem nga mendje militante mund te besohet.
    Qe USA e Britania pas saj te ishin sado pak bindese ne ate “non grate” te tyre, do ti duhej te kishte se paku nje ekip 11-sh me “non grata”.
    Perderisa eshte i tille vetem Berisha kjo tregon se ajo “non grate” per te eshte e blere nga ky Pushtet.
    Kur ky Pushtet ble nje goxha shef atje ne FBI, e sjellin dhe nen shoqerimin e Damian Ghiknurit dhe i jep dhe medaljen “Mirnjohja Tropojes” (!) atehere c’eshte per kete Pushtet blerja e nje “non grata” per nje iosh pushtetar te para 11 vitesh?

    Reply
  • Bedri says:
    June 21, 2024 at 9:31 am

    Saliu do vdese nje dite Bedri. C’fare do hani,me ke do merreni,kush do ju paguaje ???!!!! Do hani ate qe nuk thuhet.

    Reply
  • Ku te flase says:
    June 23, 2024 at 11:43 am

    Do ti thosha ketuj komentusit me larte , ketu flitet per sali kara-sheqerja apo flitet per 15 miljone shqiptare? Pzçavure e brekeve te saliut .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?