Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
KosovëLajmi i fundit

Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Published: September 23, 2026
Shpërndaje

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar avancim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në platformën X, Kallas ka theksuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian duhet të ecin paralelisht.

“U takova sot me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti dhe ngrita nevojën për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin paralelisht”, ka shkruar Kallas.

- Publicitet -

Ajo ka theksuar se marrëveshjet e arritura përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë obliguese.

“Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie normale. BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetës i paanshëm. Por ndërmjetësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë. Është koha të ecet përpara”, ka deklaruar Kallas.

Çfarë tha kryeministri Albin Kurti pas takimit

Pas takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se me Kallas ka diskutuar, ndër të tjera, edhe për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas deklarimit të Kurtit, gjykimi nuk ka përfunduar dhe Kosova do të angazhohet që procesi dhe verdikti të korrigjohet në shkallën e apelit, raporton Telegrafi.

Ai e përshkroi luftën e UÇK-së si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve, masakrave dhe dëbimeve nga Serbia, ndërsa tha se shumë krime të forcave serbe ende nuk janë ndëshkuar.

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar edhe për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai tha se shqiptarët atje përballen me “nënpërfaqësim të theksuar në institucione”, si dhe me atë që e cilësoi si “spastrim etnik administrativ me heqjen e adresave”.

Në fund, Kurti theksoi se Kosova mbetet e përcaktuar për integrimin evropian dhe euroatlantik, duke kërkuar që BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e sulmit të armatosur në Banjskë, duke kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Çfarë ka thënë Vuçiq pas takimit?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq, e ka përshkruar takimin me Kallasin si “të hapur dhe të sinqertë”, por jo të lehtë.

Sipas raportimit të mediumit serb Danas, Vuçiq ka thënë se në takim janë diskutuar një sërë çështjesh, nga Ratko Mlladiqi deri te situata në Kosovë dhe zbatimi i obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit.

“Patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë, jo të lehtë. Nga të gjitha temat, nga gjenerali Mladiq deri te situata në Kosovë dhe përmbushja e normave nga Marrëveshja e Brukselit – për të cilën unë insistova, veçanërisht për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.

Kështu, ndërsa Kallas ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të dialogut dhe ka theksuar karakterin obligues të Marrëveshjes së Ohrit, Kurti ka ngritur çështjen e aktgjykimit të Speciales dhe përgjegjësisë për sulmin në Banjskë, ndërsa Vuçiq ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • prehistoriku says:
    September 23, 2026 at 9:21 am

    Ndryshimi mes Thacit e Kurtit eshte qe Thaci u korruptua pas lufte. Kjo solli darën e presionit qe polli Specialen

    Kurtit cfare nuk po i bejne per ta pranuar Asosacionin. Nuk po ia arrijne dot.

    Pse?

    Sepse nuk vjedh

    Reply
    • Shala says:
      September 24, 2026 at 7:21 am

      Presistorik,në atë gjendje fle ti, se je lagë shumë largë nga e vërteta.

      Reply
  • demo says:
    September 23, 2026 at 9:35 am

    Eshte koha ti thuhet Bruxelit:JO ASSOCIACIONIT .Prere dhe qarte.

    Reply
    • KAPENI HAJDUTIN says:
      September 23, 2026 at 8:41 pm

      Po ti mendjen veq te vjedhjet e paske ai që vet hajduti është ai beson se gjithë bota është hajdutëri

      Reply
  • demo says:
    September 23, 2026 at 11:23 am

    Sipas kokes festen,Albin.Serbofileve Europjane,ato associacionet ne kalendat greke.
    Armatosu Albin,! Avionat,raketat dhe tanket e Serbise nuk jane gjithcka. Hutute kembezbathur me antitanke ne krah dhe mitroloze ne dore po vene perpara Arabine Saudite me f-35 e me tanke Abraham.
    Ty te kemi,.Me ty i qajme hallet,se ky Rrufjani Edi Rama,,hajdut poliagjent,eshte me keq se Kim Filbi.

    Reply
    • Shala says:
      September 24, 2026 at 7:27 am

      demo,kur ishte koha e luftës albini thoshte jamë semur…Kur ishte koha e Rambujes ishte kundër,Kur shpallej pavarësia doli jashtë kuvendit dhe protestonte.Tash kur dënohen ato të UÇK ,albini thotë shumë është dënimi,do e koigjojmë,jo 25,20..më pakë 20 ,15….por nuk thotë askundi se janë të pafajshëm.

      Reply
  • Kohë says:
    September 23, 2026 at 11:46 am

    Nese brenda territorit te Kosoves mundësohet themelimi i cfardo asociacioni serb, atehere kurr Kosova sdo te arrij te funksionoj si shtet normal.
    Koha eshte qe te organizohet nje Lidhje e Re gjithe shqiptare.
    Krerët politik shqiptar te Shqiperise, Kosoves, Macedonise Veriore, Malit te Zi, Serbise ( Sanxhaku i Pazarit te Ri dhe Luginës se Presheves) dhe kudo ne bote duhet ta kuptojnë peshën e kohesh aktuale.

    Reply
  • demo says:
    September 23, 2026 at 11:47 pm

    Se cfare tha Kallas,duket qe ne turi .E lumtur,e qeshur,gaz e sheqer me Vucicin, vrer,si e mjegull me Albin Kurtin,.
    Do ju percjelle dhe juve moj krushka,si percolli ca Borrela,Petro Stana,Mirosllava,Lajcakera,,edhe ariun Misha,Edi Rama,qe i argetonte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?