Nga Migena Aleksi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn nuk është thjesht një çështje ligjore; ai është një mesazh i qartë politik. Ai tregon se edhe në terrenin e trazuar politik të Tiranës, ku Këshilli i Ministrave dhe Presidenca tentuan të imponojnë vendimin për shkarkim, ligji mund të mbrojë institucionin dhe individin nga arbitrariteti.
Nga një perspektivë më e gjerë, ky vendim është një goditje simbolike për opozitën dhe partitë që tentojnë të instrumentalizojnë institucionet, duke treguar se presioni politik nuk mund të anulojë të drejtën e qytetarit apo kryetarit të bashkisë. Për Veliajn, kjo është një fitore që e forcon pozicionin e tij jo vetëm ligjor, por edhe politik: ai del si njeriu që i përdor rregullat e lojës në favorin e vet, duke u pozicionuar si figurë që mbron stabilitetin në kryeqytet.
Gjithashtu, vendimi dërgon një sinjal tek partia dhe qytetarët: Veliaj nuk është thjesht një kryetar bashkie, por një individ që i reziston përpjekjeve për të instrumentalizuar pushtetin, duke treguar se institucionet kushtetuese mund të funksionojnë edhe në mes të përplasjes politike.
Megjithatë, vendimi nuk e mbron nga presioni publik, debati apo manipulimet politike që mund të vijnë në prag të zgjedhjeve. Por ai e forcon imazhin e Veliajt si një figurë ligjore, dhe tregon se jo të gjitha veprimet e ekzekutivit janë të pakontrollueshme.
Në thelb, kjo nuk është vetëm një fitore personale, por edhe një precedent që tregon se ligji mund të qëndrojë tashmë edhe mbi politikën, një mesazh i rëndësishëm për të gjithë aktorët e pushtetit në Shqipëri.

Po ku ishe me pare moj mender gazetar qe te thoshehapur se Tere veprimet e SPAK-Alabak,Keshillit bashibozukesh bashkiak ,QIverri orgji e Presidente vaj me det Jane buratinen ne duarAgjenturash…JO per Lali Eri Erin por per 160 MIJE shqiptare qe e Kane votuar tu drejtoje Bashkine e JO pa’ u GJYKUAR QELINE !
Kam Besim tek SPAK.
Provat qe disponon Drejtesia e pavarur jane me forta se Paradat.
T’i o demo duhet te kesh besim te grekut miltoangoni, perderida di me shume nga kjo Zonja e artk!?
Tashme nuk besoj te kete njeri me mendje te kthjellet, qe te mos e kuptoje qe Gjykata Kushtetuese eshte nen diktatin e monstres Rama. Ajo eshte nje vegel qorre ne sherbim te monstres.
Edi Rama eshte njelloj Frankeshtajni. Ai krijoi monstren qe te mund ta perdorte per interesat e pushtetit te tij. Kjo monster quhet “Drejtesia e Re”. Ne fillim, shume naive, perfshire edhe nderkombetare, besonin se mund te behej me te vertete nje reforme ne drejtesi; dhe me kete besim, edhe u votua unanimisht, dhe pati mbeshtetje te gjere popullore.
Por, monstra Rama kishte mendime te tjera. Ai kishte vendosur qe ta shnderronte ate ne nje instrument ne sherbim te pushtetit te tij. Per fat te keq ia arriti. Keshtu, duke perdorur pushtetin brenda vendit per te ushtruar arrogancen e tij dhe milionat e droges dhe trafiqeve per te blere nderkombetaret qe merreshin me kete projekt, ai ia arriti qe te krijonte monstren qe sot e quajne “Drejtesi e Re”.
Dhe qe atehere e perdor si kopace ndaj kundershtareve dhe te tijve qe don ti eliminoje apo beje kurban. Deri ketu plani duket se ka funksionuar mire. Mirepo, monstra qe ka krijuar, si tek Frankenshtajni i librit, do t’i kthehet atij vete; heret a vone; mesa duket jo shume vone, se kaq shume po zien keto kohe dhe me nje shpejtesi marramendese, qe as ai vete nuk mund ta kontrolloje me.
Le te luaje edhe ca kohe me GJK, dhe me institucionet e tjera; edhe keto, kur te binden se ka marre rrokullimen, do t’i kete nga pas per t’i dhene te shtyren e fundit.
E di ç’ke ti Skypion ? Ha mut ha, po lëri dhe pak doktorit .