Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Chollet dhe Escobar raportojnë para Senatit Amerikan: Ballkani, prioritet i Biden
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Chollet dhe Escobar raportojnë para Senatit Amerikan: Ballkani, prioritet i Biden
AktualitetBoteRajoni

Chollet dhe Escobar raportojnë para Senatit Amerikan: Ballkani, prioritet i Biden

Published: May 19, 2023
Shpërndaje

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është prioritet për administratën e presidentin amerikan Joe Biden.

Kështu deklaroi Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet në seancën dëgjimore të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatin, i cili mbajti mbi angazhimin amerikan në Ballkan.

Sa i përket Shqipërisë, Chollet u shpreh se SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

- Publicitet -

“Ne mbështesim fuqishëm integrimin në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata janë aleatë të jashtëzakonshëm të NATO-s. Korrikun e kaluar hapën negociatat për pranimin të cilat ne i mbështesim fuqishëm”.

Ne seancën dëgjimore, i dërguari i posaçëm i DASH për Ballkanin, Gabriel Escobar vlerësoi edhe nismat rajonale si Open Ballkan, duke vënë dukje dhe rrezikun e influencave ruse apo kineze në rajon.

“Mbështesim vendet që të punojnë më ngushtësisht së bashku në një linjë me standardet europiane, dhe përsa kohë të jetë i hapur për të gjithë si anëtarë të barabartë. Mbështesim Ballkanin e Hapur, mbështesim tregun e përbashkët dhe Procesin e Berlinit.”

Sa i përket Kosovës, Chollet u shpreh se marrëveshja e Ohrit përcakton një rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ndërsa Escobar tha se dështimi për të bërë përparim në drejtim të një marrëveshjeje Kosovë-Serbi i ka dhënë mundësi Rusisë, të luajë një rol dëmtues, në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Bob Menendez, theksoi se thelbi i stabilitetit në Ballkan është zgjidhja përfundimtare e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shprehu kritika ndaj zyrtarëve amerikanë, duke thënë se i është krijuar përshtypja se Kosovës po i bëhet presion për të krijuar Asociacionin, ndërsa pak presion po i bëhet Beogradit, pak presion po i bëhet një udhëheqësi, që siç u shpreh Senatori, gazeta New York Times e karakterizoi si një politikan me lidhje të thella me botën e krimit të organizuar.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të senatorit Menedez se Asociacioni do të kthehej në një lloj “Republika Serbska” në Kosovë, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se Asociacioni do të krijohet brenda Kushtetutës së Kosovës dhe i bazuar në modele evropiane që tashmë ekzistojnë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve

Komentet e Fundit

  1. demo on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. nastradini on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  3. Dënim në proporcion me fajin on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. Kasapi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  5. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?