Kryeministri e hapi ditën me një status në Facebook-un e tij – RAPORTI QË NUK DO TA GJENI NË KANALE E PORTALE.
Rama ka nxjerrë në rrjet vlerësimin e fundit të Bertelsmann Stiftung (BTI 2026), ku Shqipëria renditet në krye të rajonit për transformimin politik dhe qeverisjen, por pozicionohet mirë në treguesit ekonomikë.
Një pjesë të raportit kryeministri e përdor për të kritikuar ashpër mediat për mungesë pavarësie dhe objektiviteti, ndërsa me një pjesë tjetër ai e referon për të promovuar progresin qeverisës të Shqipërisë.
Vlerësimi lavdërues dhe “ekzekutues” njëherësh, që të jep përshtypjen e “shqiponjës” me dy krerë, në fakt është “dhuratë” e dy studiuesve me mbiemër Elbasani – motër e vëlla, Arolda Elbasani dhe Sejmir Elbasani.
BTI është një indeks global, i cili analizon demokracinë, ekonominë dhe qeverisjen në mbi 130 vende. Megjithatë, vlerësimet e tij bazohen në analiza të ekspertëve të veçantë që futen nëpërmjet projekteve të ndryshme në këtë institucion vlerësues.
Me një kontroll të thjeshtë në faqen zyrtare të raportit tregohet se për Shqipërinë, analiza është hartuar nga vetëm dy raportuesit nga Shqipëria: Arolda Elbasani dhe Sejmir Elbasani. Pra, një vlerësim për Shqipërinë mbështetet tek dy zëra që vijnë nga e njëjta familje dhe nga vetë vendi që analizohet, çka natyrshëm ngre pikëpyetje për balancën dhe përfaqësimin.
Arolda Elbasani rezulton me një angazhim në projekte dhe rrjete akademike ndërkombëtare, por e përfshirë ngushtë me iniciativa të lidhura me fondacionin Soros Foundation. I vëllai, Sejmir Elbasani, është një menaxher kryesor në bankën turke BKT në Shqipëri, bankë që ka lidhje të forta me qeverinë dhe institucionet shqiptare.
Nëse ky fakt nuk përbën domosdoshmërisht një problem, nga ana tjetër është një element që hedh dyshime për të dhënat e raporteve dhe vlerësimeve që sponsorizohen nga jashtë për t’u përdorur në diskursin politik të brendshëm.
Mediat vendase që kritikohen për nga besueshmëria dhe objektiviteti, vendosen pa asnjë rezervë dhe qorrazi përballë vlerësimeve që burojnë nga ekspertizë dhe ekspertë të “gatuar” në Shqipëri.
Kryeministri e përdor vlerësimin “Bertelsmann” sikur kjo është e vërteta e besueshme që vjen nga kanale serioze ndërkombëtare, kur në fakt Indeksi i Transformimit Bertelsmann (BTI), për më shumë se 15 vjet mbështetet nga “Fondacioni Bertelsmann”, i cili analizon dhe vlerëson nëse dhe si vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion po e drejtojnë ndryshimin shoqëror drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut.
Këtë analizë apo vlerësim BTI e bën mbështetur në ekspertë të vendit që vlerësohet. Ata paraqesin të dhëna për shkallën e përmbushjes së treguesve për secilin vend të përfshirë dhe janë pikërisht ata që bëjnë një analizë të transformimit ekonomik dhe politik, si dhe qeverisjes në vendet që i njohin shumë mirë.
Kjo është arsyeja që motra dhe vëllai nga Elbasani janë përfshirë në këtë vlerësim si ekspertë të vendit për të cilin flitet, Shqipëria, por vlerësimet e tyre s’mund të paraqiten si “ballokume” për t’i ngrënë shqiptarët të shtunën e fundit të marsit.
Burim: Kontrast

Ja paskan saju tepsine me boollokume elbasanllinjte,sheqer,tylyn,veze,miell misri,,Bollokumet e Edi Rames do regjistrohen ne unesco.
Po c’tu desh o Rame te grisesh breket e tua me kete pordhe- Vleresime nderkombetare nga moter e vella me llagap Elbasani !
Zoti kryeministër është mirë.tros bëhesh i përditshëm në televizion dhe gjithëçka t’a prezantosh t’i.Ekomia.po ulet pothuajse në shtatë dhjetë përqind të familjeve shqipëtare.Muk janë rrugët që zhvillojnë vendin dhe turizmi .Zhvillimi vjen nga administrimi i mirë i pasurisë kombëtare dhe shitje e perpuniatr e le deve të para nafte minerale dhe produktive bujqësore .Bëjë llogaritjen eshpenzimeve të një familje të thjeshtë Shqiptare Kujtohu si i atsymian shokët e brezit tuaj dhe sa të aftë qenë në punët që kryen me ndërgjegje kujto babanë dhe nënën tuaj. thua se të emeruarot nga ti vjedhin një pjesë radhe pa dijeninë tuaj mendojë të kundërtën tuaj bashkëpunojnë me t’y Je mjeshtër timesosh per korruptuarve dhe më pas t’i dëshkojnë për ti z vedeshuar me më të bindur ndaj teje.per t’u pasuruar Mendoj se në periudhë ee vonshme do gjesh një vjedhës dhe vrasës dhe një gënjeshtar historik
A perbejne keto dy elbasanlinjte nje Institucion? shteteror…Shteti vleresohet ose gjykohet, sipas nevojave, vetem nga institucionet shteterore – apo private qe funksionojne me autorizim shteteror.
DOra e Ramutit ne te gjitha reklamat e quajtura “index”
Demaskojini keta maskarenj, duke protestuar publikisht tek BKI
Nuk eshte as hera e pare, e as hera e fundit qe dalin keto fallsifikime.
Shoqatat nderkombetare jane bere vegla idiologjike te nje grupi njerezish qe te kujtojne kohen e Enverit kur nje gazete e huaj e financuar nga PPSH nga fondet e internacionales komuniste e futi Shqiperine ne vendet me popullsi me te mire ushqyer ne bote ( kur ne vuanin per buken e gojes)
Keta jane grupime komuniste/socialiste, financuar nga ideologe miljonere ( Soro & Co) qe duan te prvoojne si te vertete teorite e tyre socialiste/komuniste. ( ketu perfshien te gjitha qe nga ngrohja globale tek racizmi, nga kufijte e hapur tek sherbime falsa per te gjithe nga shteti)
Realitetin e shikojn vete njerezit. Besojini syve tuaj dhe jo chfare shkruhet apo thuhet nga politkanet apo OJQte ( te vendit po boterore).
Para dy javësh u shpallën edhe rezultatet e një anketimi mbi lumturinë e popujve në botë. U morën në shqyrtim 140 vende. Në vend të parë përsëri Finlanda. Në vend të 16 Kosova dhe në vend të 86 Shqipëria!
Nuk te besojne o Edvin,sikur te verteten te thuash!Je bere si pllum rrensi.
Gjithsekush me te veten.
Troqja sa nje mut cobani,rrinte para pasqyres duke fryre muskujt.I ishte mbushur mendja qe ishte Body builder boteror.
Kurvi Atje lart filmon veten pa breke si Bleona Qerreti dhe ja shperndan Mediave.Kush ma ka bere kete te pabere,do ta hedh ne gjyq!Ketij felliqsire i kemi varur shtetin ne qafe