Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cili është roli i kandidatëve për nënpresident në zgjedhjet presidenciale në SHBA?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Cili është roli i kandidatëve për nënpresident në zgjedhjet presidenciale në SHBA?
AktualitetBote

Cili është roli i kandidatëve për nënpresident në zgjedhjet presidenciale në SHBA?

Published: August 8, 2024
Shpërndaje

Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur kandidatët e tyre për nënpresident Tim Walz dhe JD Vance, shtrohet pyetja nëse ata do të ndihmojnë demokratët dhe republikanët të rrisin shanset për të fituar në zgjedhjet e nëntorit.

Por çfarë roli kanë luajtur historikisht kandidatët për nënpresidentë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara?

Nënpresidentja Kamala Harris e prezantoi me entusiazëm të martën në Pensilvani Guvernatorin e Minesotës Tim Walz, si kandidatin e përzgjedhur prej saj.

- Publicitet -

“Ai ka qenë një shef ekzekutiv model në shtetin e tij dhe me përvojën që ka po ju them se Tim Walz do të jetë gati të shërbejë që në ditën e parë”, tha ajo.

Edhe kandidati republikan për president Donald Trump, ka përshëndetur arritjet e kandidatit të përzgjedhur prej tij, Senatorit të Ohajos JD Vance. Por ish-presidenti kohët e fundit e minimizoi rëndësinë që ka kandidati për nënpresident.

“Mendoj se është e dokumentuar mirë historikisht se nënpresidenti, për sa u përket zgjedhjeve nuk ka asnjë ndikim, praktikisht asnjë ndikim. Gjithçka ka të bëjë me kandidatin për president”, tha ai.

Studiuesit shpjegojnë se duke qenë se nënpresidentët veprojnë nën hijen e presidentëve, roli i tyre shpesh keqkuptohet dhe nuk vlerësohet.

Megjithatë, ata janë të parët në linjën e hierarkisë nëse duhet të zëvendësohet presidenti dhe me rëndësi kritike për zbatimin e programit të partisë së tyre.

“Roli i tyre është që të ndihmojnë në përparimin dhe ndjekjen e politikave të presidentit si edhe për të përforcuar aftësinë e tij si udhëheqës kombëtar dhe ndërkombëtar”, thotë për Zërin e Amerikës historiani Joel Goldstein.

Deri në një farë mase, zgjedhja e kandidatëve për nënpresident mund të rrisë energjinë e fushatës, thotë zoti Goldstein.

“Zgjedhja e Al Gore-t nga Bill Clinton-i në vitin 1992 ishte shumë e mirë. Kombinimi i këtyre dy kandidatëve të rinj nga Jugu, dërgoi mesazhin e ndryshimit të brezave”.

Analisti e cilësoi zgjedhjen nga Senatori Republikan John McCain të Guvernatores Sarah Palin si kandidate të tij në vitin 2008, “një vendim të keq”.

“Ajo u kthye në një figurë që u vu në lojë gjatë fushatës dhe mendoj se dëmtoi kandidaturën e Senatorit McCain. Por ajo nuk ishte arsyeja se pse ai humbi”, thotë ai.

Në këto zgjedhje, demokratët shpresojnë që arritjet dhe politikat ekonomike të kandidatit Tim Walz, të ndihmojnë fushatën.

“Politikat e tij pro familjes nuk janë të përqendruara tek kontrolli i abortit, por tek mbështetja ekonomike për familjet, qoftë në arsim, shëndetësi, strehim, apo punësim”, thotë sociologia Elisabeth Clemens.

JD Vance do të ndihmojë në parashtrimin e ideve republikane, thotë analisti Peter Loge për Zërin e Amerikës.

“Vizioni që po paraqesin republikanët është ai i një Amerike ku dikur nëse familjet punëtore të klasës së mesme punonin shumë dhe luanin sipas rregullave, mund t’ia dilnin dhe se tani ajo Amerikë është zhdukur dhe nëse votoni për ta, ajo Amerikë do të rikthehet”, thotë Prof. Peter Loge i Universitetit George Washington.

Edhe nëse kandidatët për nënpresidentë rrallë sjellin një ndryshim të madh në zgjedhje, analistët thonë se votuesit do t’i kushtojnë vëmendje mënyrës se si kandidatët në këto zgjedhje komunikojnë me elektoratin dhe sa i kuptojnë shqetësimet e tij./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?