Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
KronikeLajmi i fundit

“Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

Published: November 10, 2026
Shpërndaje
Screenshot

Nga Vladimir Karaj

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur gjerësisht si “djali i flamurit” të protestave, të martën më 3 nëntor. Njëri prej tyre i merr nga duart flamurin e madh, ndërsa të tjerët e shoqërojnë.

“Kemi urdhër nga lart”, i thanë policët Jeminit, përpara se ta shoqëronin në komisariat për pjesmarrjen në protestën paqësore përpara Kryeministrisë.

- Publicitet -

Jemini i tha BIRN se nga komisariati doli pas disa orësh, me një fletë gjobe prej 5 mijë lekësh në duar.

“Nuk e di sa gjoba kam marrë, janë bërë katër-pesë deri tani,” tha ai, duke këmbëngulur se nuk ka kryer asnjë veprim që të justifikojë sanksionin. “Nuk kam bërë asgjë për gjobë”.

Dy prej procesverbaleve të vëna në dispozicion të BIRN tregojnë gjoba prej 5000 lekësh secila. Në procesverbalin e datës 3 nëntor, policia pretendon se Jemini ka marrë pjesë në bllokimin e rrugës përpara Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke mos iu bindur thirrjeve të policisë për largim. Në dokument nuk përshkruhet ndonjë veprim i dhunshëm i tij.

Jemini është vetëm një prej dhjetra protestuesve paqësorë, të gjobitur nga Policia gjatë javës së shkuar mbi bazën e Aktit Normativ nr.5, i miratuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama më 28 tetor. Deri mesditën e së shtunës, Policia ka njoftuar vendosjen e 105 gjobave me një vlerë totale prej 525 mijë lekësh.

Përmes Aktit Normativ, qeveria ndryshoi ligjin “Për tubimet”, duke zgjeruar kompetencat e policisë për kufizimin e protestave dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve, pavarësisht nëse janë përfshirë ose jo në akte të dhunshme.

Ai është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese nga organizata të shoqërisë civile dhe grupime studentore, të cilat argumentojnë se dispozitat e tij shkelin të drejtat dhe liritë themelore.

Krahas masave administrative, policia ka proceduar penalisht edhe katër persona, mes të cilëve edhe dy të mitur. Dy prej të proceduarve janë aktivistët Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, të shoqëruar me forcë më 4 nëntor, pasi, sipas policisë, nuk iu bindën urdhrit për të paraqitur dokumentet e identifikimit.

Lika e kundërshton versionin zyrtar, duke e cilësuar ndërhyrjen si një përpjekje për të frikësuar protestuesit.

Ai i tha BIRN se po ndihmonte dy të rinj të largoheshin nga bulevardi, pasi ata kishin frikë se mund të ndaloheshin dhe gjobiteshin sapo të shkëputeshin nga pjesa tjetër e protestuesve.

“Ishim në bulevard dhe ishin dy djem që kishin frikë të largoheshin, sepse më herët i kishte ndaluar policia sapo ishin larguar nga protesta dhe i kishte gjobitur. U ofrova t’i shoqëroja që të largoheshim nga bulevardi,” tha Lika për BIRN.

Sipas tij, punonjës policie me uniformë dhe civilë ishin vendosur me furgona në të gjitha daljet e bulevardit dhe i ndaluan ndërsa po largoheshin.

Lika thotë se kundërshtoi fillimisht kërkesat për identifikim, duke u shpjeguar punonjësve të policisë se protesta ishte e njoftuar dhe se gjatë saj nuk kishte ndodhur asnjë incident. Ai shton se policët e njihnin prej muajsh si pjesëmarrës të rregullt në protesta.

“U thashë nuk kam ID me vete, por ua tregova me foto në celular. Më tha t’i bëj një foto, por refuzova. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi dhe na futën në furgon”, tregoi ai.

Lika thotë se qëndroi për më shumë se dy orë në komisariat, përpara se të lirohej bashkë me një fletë gjobe në dorë. Ai paralajmëroi se nuk do ta paguajë gjobën dhe do ta kundërshtojë atë në gjykatë.

“Sigurisht që nuk do t’i paguaj”, tha ai, duke i cilësuar masat e Policisë si një vijimësi të absurditetit dhe përpjekjeve për të trembur njerëzit.

Shkelje e së drejtës për protestë

whatsapp image 2026 10 27 at 10.17.18 pm
Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) u tregon gishtin e mesit protestuesve të mbledhur në rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit. | Foto: LSA

Ndryshimet ligjore përmes Akteve Normative i hapën rrugën gjobitjeve dhe shoqërimeve masive të protestuesve në polici, duke vënë në dyshim të drejtën kushtetuese për të protestuar.

Masat ndëshkuese të policisë po zbatohen, ndërkohë që vetë baza ligjore e tyre është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese.

Të enjten, më 5 nëntor, grupimet “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, së bashku me katër organizata të shoqërisë civile, depozituan tre ankime kundër dy akteve normative dhe një vendimi qeverie të miratuara më 28 tetor, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të dispozitave që kufizojnë të drejtën e tubimit.

Sipas paditësve, dispozitat cenojnë parimin e barazisë para ligjit dhe proporcionalitetin, pasi nuk bën dallim mes një pengese të përkohshme të qarkullimit dhe një bllokimi të qëllimshëm e të zgjatur. Paditësit theksojnë se ligji nuk merr parasysh pasojat konkrete të veprimit, rolin individual të protestuesit apo ndërprerjen vullnetare të bllokimit.

Studentët dhe organizatat nuk kundërshtojnë të drejtën e shtetit për të mbrojtur rendin publik dhe qarkullimin rrugor, por argumentojnë se gjobat e vendosura pa individualizimin e sjelljes dhe të pasojave krijojnë një mekanizëm ndëshkues, që mund të dekurajojë pjesëmarrjen në tubimet paqësore.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende mbi kërkesën për pezullim, policia po vijon vendosjen e gjobave, duke e kthyer në një barrë konkrete financiare atë që studentët dhe organizatat e shoqërisë civile e konsiderojnë një mekanizëm për të frenuar protestën.

Përveç gjobave të përsëritura, “djali i flamurit”, Agron Jemini u shoqërua dy herë në polici pa ndonjë arsye të dukshme. Në njërin prej rasteve, Jemini pretendon se u ndalua me forcë pas përfundimit të protestës dhe se punonjësit e policisë e goditën.

“Më kërkuan kartën e ID-së dhe nuk e kisha me vete. Më shoqëruan për verifikim dhe verifikimi i këtyre dihet si shkon, mo, mbeta tetë orë brenda,” tregon ai.

Policët i morën edhe flamurin e madh kuqezi, që ai mbante me vete.

“Nuk e di çfarë kanë bërë, ishalla nuk e kanë hedhur. Po kam flamur tjetër, se ne nuk jemi kot aty,” tha Jemini, i bindur se do të vazhdojë të protestojë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj
  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?