Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Çimi, Tigri dhe historia e çantës me para…” Ahmetaj shfaqet në TV-në e Berishës, gazetari i njohur tregon “sekretin e shoferit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Çimi, Tigri dhe historia e çantës me para…” Ahmetaj shfaqet në TV-në e Berishës, gazetari i njohur tregon “sekretin e shoferit”
KronikeLajmi i fundit

“Çimi, Tigri dhe historia e çantës me para…” Ahmetaj shfaqet në TV-në e Berishës, gazetari i njohur tregon “sekretin e shoferit”

Published: January 31, 2024
Shpërndaje

Moderatori Shkëlqim Peka që drejton kanalin Syri, media kryesore e familjes Berisha, ka shpërndarë një njoftim për një intervistë me Ahmetajn.

Ky i fundit, person në kërkim është shfaqur në herët në kanalin Klan dhe në portale herë me emër dhe herë pa emër, duke akuzuar në vijimësi Ramën dhe Veliajn për inceneratorët. Ish-zv.kryeministri është ndër të akuzuarit kryesorë në hetimin e Prokurorisë së Posaçme.

Pas njoftimit të Pekës, reagimet më të shumta thonë se pse nuk e denoncon adresën e Ahmetajt në Spak. Shumë komentues të kanalit të Berishës shprehin habi.

- Publicitet -

Kurse gazetari i njohur investigativ Adriatik Doçi, i cili ka shkruar shumë shpesh mbi aferën e inceneratorëve ironizon takimin mes “Çimit dhe Tigrit”.

Shkruan Doçi:

“Qenkërka kthyer në ‘i penduar’ Tigri te televizioni i Nongratave. Për të gjithë ata që presin me padurim trillerin ditën e enjte, po ua shuaj unë kureshtjen.

Në një mejhane të një qyteti evropian, Tigri dhe Çim Peka janë ulur duke pirë verë dhe ngrënë krudo. Tigri ka rrëfyer para një kamere ato që i ka thënë më herët Doktor Nongratës në vesh dhe Doktor Nongrata i thoshte në nevojtoren e qytetarit dixhital, banaqet televizive dhe ditët e fundit nga ballkoni i pallatit që ka kamufluar në emrin e Baç Ulajt.

Ka folur për shokët e partisë, por duke u kujdesur në çdo rast për të mbuluar rolin e tij dhe aferat e tjera të tij korruptive.

E kam thënë: Dy dosjet që i ka hapur SPAK-u janë thjeshtë një gërvishtje e një makine 20-vjeçare korrupsioni, që nisi me impulset telefonike dhe përfundoi me fondet e rindërtimit, privatizimet dhe fondet e pandemisë.

Ka folur edhe për mua, për lidhje dhe komplote imagjinare. Sigurisht që ka ‘harruar’ të rrëfejë se si shoferit të tij i mbeti çanta me para në dorë, të cilat Tigri i hodhi muajt e fundit para se të arratisej, me shpresë se do t’i shpëtonte veprimit ligjor…”

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?