Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kretë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kretë
AktualitetKronike

Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kretë

Published: July 31, 2026
Shpërndaje

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në ishullin e Kretës, në Greqi. Viktimat janë identifikuar si Edison Xhaka, 28 vjeç nga Elbasani, dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç nga Gramshi.

Aksidenti ndodhi të enjten rreth orës 03:00 në aksin rrugor Kissamos–Hania, pranë zonës së Kolymbarit. Sipas autoriteteve greke, motoçikleta me të cilën udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar dhe është përplasur me barrierën metalike anësore.

Përplasja ka qenë fatale për të dy shqiptarët, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ekipet e emergjencës mbërritën në zonë, por nuk mundën t’u shpëtonin jetën dy të rinjve.

- Publicitet -

Mësohet se Edison Xhaka jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Kissamosit, ndërsa Aleksandër Toçila ishte vendosur aty prej disa kohësh për arsye pune.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje dhe tronditje te komuniteti shqiptar në Kretë. Shoqata Shqiptare “Kastel” në Kisamo ka reaguar për humbjen e dy bashkatdhetarëve, duke i përshkruar si djem punëtorë dhe të respektuar, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe miqtë e tyre.

Sipas njoftimit të shoqatës, pritjet e ngushëllimeve për Edison Xhakën do të zhvillohen pranë banesës së vëllait të tij, Festim Xhaka, ndërsa për Aleksandër Toçilën do të organizohen në ambientet e shoqatës, e cila do të jetë e hapur për bashkatdhetarët.

Ndërkohë, autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik që u mori jetën dy të rinjve shqiptarë.

Edison Xhaka, 28 vjeç nga Elbasani, dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç nga Gramshi

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR: Disa pyetje të përsëritura dhe disa pyetje të reja për kreun e BKH në vëmendje të ambasadorit amerikan
  • Arrestohet në Serbi, pronari i medias më mbështetëse të Vuçiçit
  • Shoqatat e transportit urban në protestë, nesër në mëngjes kyçen autobusët
  • “Askush s’është mbi ligjin”, Rama flet nga Brukseli për Ballukun
  • Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  2. Hana on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  3. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  4. Leo on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  5. ANA on Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?