Burgim pa asnjë justifikim të arsyeshëm e ka cilësuar Erion Veliaj masën ndaj tij, ndërsa kanë kaluar tashmë 100 ditë në qeli.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se po pengohet forcërisht nga ushtrimi i detyrave si Kryetar i zgjedhur i Tiranës.
Por sipas tij, edhe pse i burgosur pa prova, Veliaj thotë se çdo ditë e bën më të fortë dhe të papërkulur.
Reagimi i plotë:
Shumë të dashur miq,
Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.
Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur.
Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj.
Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!
j.l./ dita

Po mor qatrata po po shiko mos merr litarin à tu befsha.
Ate sherbestar i Tiranes ta shohesh me dylbi,se Rama ka bere gati Gonxhen me te votuar ne Histori.
Mjaft sherbeve u bere telef duke mbjelle peme.Vrit qen e rrit kelyshe.
gjall qenka ky?
Duro dhe pak o Velo. Ja, Xhacka nuk beri ze. Humbi mandatin, dhe papritur fitoi zgjedhjet ne momentin e fundit. Ja mori ne kthese Gjylametit, qe u ankua, dhe me pas u pendua.
Xhackes ju mbyll hetimi, dhe e bene prape deputete.
Dhe ti o Erjon, me pak durim Ramak Spaku do ta njohi pafajesine, dhe per gjithe vjedhjet e Incineratoreve fajin do ta marri Berisha.
Parate e incineratoreve vazhdojne te rrjedhin. Dhe, ju duhet peralla e djegies se plerave pa djegie.
U duhen plerat e PiSes per te vazhduar pagesat
U duhesh o Erjon
Neser do te shpallin te pafajshem, dhe mos humb shpresat te behesh prape deputet
I duhesh partise te legjitimoje vjedhjet
Durim..
Po mire mo Lali fiku, s’je aq trimosh ti sa te bec pak burg per nenoken parti?
Po mire mo, ja te liruan “per pafajesi” ne mosfunksionimin e inceneratoreve, po per dhenien pa hesap te lejeve te ndertimit nuk meriton nje cikez burg ti?
Apo kujton se tironcit jane pyka ne diell dhe nuk i shohin se si mbijne si kerpudha pas shiut ndertimet “me leje”, se si fryhen per nga siperfaqa restorantet deri sa dalin buze rruges e zaptojne zona dikur fare te lira, etj.
Si ish kryethar bashkie ti sigurisht qe “s’di gje”, e rjedhimisht s’ke pse mban pergjjegjesi…
Kur s’mbajti pergjegjesi ati yt shpirteror i 20%-cit, kur s’mbajti ai qe te lindi, te rriti e te shtrengoi thelle ne gji, pse do mbac ti?
Ti s’bere gje tjeter vecse ndoqe syqorrazi rrugen e te pareve te tu.
Ti ece sipas parimit “sheh rrushi rrushin e piqet”, pa e ditur se si rrush qe je edhe mund te digjesh.
Apo kujtove se si kryethar i levrimjes G99, ty si paterice e PS, nuk do te kapte ligji?
Ec Lali, rri e ngrysi edhe ca dite aty deri sa nenokja te vendosi lirimin tend e te dalesh edhe ti “si i pafajshem”.
Bej gati thesin me para Lali se mund te maresh dhe ti njelloj si miku yt Lylzym Pasha “demshperblimin” qe meriton.
Beje gati thesin Lali, se fatura e parave qe do marresh mund te duhet te justifikosh dikur miljonat e bera gur.
Bote me rrota kjo. Nenokja s’eshte e thene te jete perjetesisht ne pushtet.
Si nuk ka turp ky hajduti i ndyre.O Velia! do te beje mire te beheshe i penduar dhe te nxirje perfituesit e tjere,vetem keshtu mund te perfitoje dicka o URIA HIP i neveritshem.
Erion Veliaj duhet te hetohej vetem per keqperdorimin dhe keqadministrimin e mbetjeve sebashku me inceneratorin e Tiranes.Duhej te hetohet per mbetjet e ricikluara ne Sharre qe jane shitur pa asnje dokument. Ku kane vajtur parate e ketyre shitjeve te vjedhura ?
Duhet te hetohet per rritjen e semundshmerise e sidomos te semundjeve kancerogjene qe kane ardhur nga shkaterrimi i mjedisit te Tiranes qe aresye kryesore ka ndertimet pa kriter,ngushtimi i rrugeve,bllokimi i trafikut dhe si rezultat perkeqesimi ulerites i ndotjes se ajrit ne Tirane.
Per mua Erioni, me dashje apo pa dashje ,nga dija apo nga hinjoranca,nga deshira per zhvillim apo nga grykesia per te grabitur me shume,eshte nje vrases.Ai nuk te vret me pushke, por te vret avash avash me ajrin e ndotur te Tiranes dhe me stresin qe shtohet cdo dite.Pa hyre ketu me demin ekonomik qe u shkakton shofereve ne kohe dhe karburante…..
Te helmoi bushtra more Kiri…