Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimet në Shqipëri po rriten shumë më shpejt se në Europë, ja sa u shtrenjtuan në dhjetor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çmimet në Shqipëri po rriten shumë më shpejt se në Europë, ja sa u shtrenjtuan në dhjetor
EkonomiLajmi i fundit

Çmimet në Shqipëri po rriten shumë më shpejt se në Europë, ja sa u shtrenjtuan në dhjetor

Published: January 18, 2024
Shpërndaje

Ndërsa me fillimin e krizës së çmimeve në pjesën e parë të vitit 2022, Shqipëria veçohej si një nga shtetet me rritjen më të ulët të çmimeve në Europë, tashmë situata ka ndryshuar tërësisht.

Të dhënat e INSTAT për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, – i cili përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet europiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Europës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Europiane- tregojnë se çmimet në Shqipëri u rritën më shpejt në dhjetor se në BE.

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2023 është 4,5%. Ndërsa mesatarja e rritjes së çmimeve në Bashkimin Europian po për dhjetorin ishte 3.4%, ose 1.1 pikë përqindje më pak se në Shqipëri.

Shqipëria u rendit e 11-a më e shtrenjta në Europë për rritjen e çmimeve, ndërsa një vit më parë ishte ndër pesë vendet me rritjen më të ulët të çmimeve.

- Publicitet -

Kjo tendencë lidhet me ndikimin e energjisë, që rriti ndjeshëm inflacionin ën vendet e Bashkimit Europian në pjesën e parë të vitit 2022, ndërsa në Shqipëri energjia nuk u rrit. Ndërsa muajt e fundit, inflacioni në Shqipëri po ndikohet nga ushqimet, që i rëndojnë më shumë familjet shqiptare për shkak të peshës së lartë në totalin e shpenzimeve, me 41% të totalit, nga 13% që është mesatarja europiane.

Ndërkohë, rritja e çmimeve, sipas indeksit të harmonizuar është më e lartë në krahasim me matjen standarde të INSTAT, sipas të cilit indeksi i çmimeve të konsumit ishte 4% në dhjetor. Diferenca lidhet me peshën më të lartë të ushqimeve.

Sipas INSTAT, për indeksin e harmonizuar. Rritja më e madhe e çmimeve prej 7,6% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 4,2% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,7%, “Veshje dhe këpucë” me 2,9%, “Shëndeti” me 1,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1% dhe “Komunikimi” me 0,3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,2%.

Në muajin Dhjetor, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,4%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%, “Veshje dhe këpucë” me 0,4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,4%, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,1%.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Dursakja says:
    January 18, 2024 at 2:36 pm

    Në vendin tonë po zbatohet një politikë ekonomike e ekstremit të djathtë. Politikat ekonomike sociale kanë marrë fund. Tek ne është bërë një politikë e tillë ku shtresë të mesme pothuajse nuk ka, një % e vogel e popullsisë zotëron një pasuri që e rrit në progresion gjeocentrik ndërsa pjesa tjetër jeton duke mbijetuar, këtu ndoshta përjashto kryeqytetin. Ku do të na shpinë kështu? Ç’janë këto krime që ndodhin, mos vallë një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhin për problemet e shumta ku më kryesor është problemet sociale. Deri kur kështu më?

    Reply
  • Vigjilenca says:
    January 18, 2024 at 2:55 pm

    Çmimet po bëjnë mbi dy vjet e ca që po njohin vetëm ngritje. Njërëzve të thjeshtë dhe sidomos pensionistëve ju ka shkuar thika në kockë. Një pjesë e madhe të të ardhurave pothuajse 80%e tyre (VEÇO PENSIONISTËT ku shkon 100 %) shkojnë për konsum ushqimor. Prandaj eshtë turp që na krahasoni me Europën.

    Reply
  • mali says:
    January 18, 2024 at 3:10 pm

    Pyeteni experten ekonomike t’u sqaroje pyetjet tuaja.Ajo beri nje sqarim qe fason-et nuk kane peshe ne ekonomi.Ajo sqaron qe duhen “innovation “,prandaj e ngritem ministrine e innovation dhe I a varem ne qafe ekonomise me qellim qe kjo ministri e bashkuar eshte -vendos vulos dhe ministri llogaritar I financave vetem te vere firemen ne shpenzimet ,pa kerkuar llogari.E kuptuat lojen ajdutshe te Edi Rames?

    Reply
  • mali says:
    January 18, 2024 at 3:22 pm

    Edhe nje sqarim te vockel qe “ekspertja e ekonomise” e haroi te theshte qe kjo innovation ne c’do firme private,dac kompani te vogla a te medha ,qofte edhe bisnes familiar behet vetem nepermjet bankave me kredimarje dhe jo me parate e taxapaguesve.

    Reply
  • demo says:
    January 18, 2024 at 3:47 pm

    Cmimet do ti perballojme,por perbindeshin Sali Berisha me dhendrin hajdut muhaxhir bosnjak,duam ti shohim ne burg.
    Cmimet do ti perballojme,por kriminelin Shkelzen Berisha,qe vrau 26 njerez ne Gerdec,duam ta shohim ne burg.
    Cmimet do ti perballojme ,por kriminelin shovinist grek Fredi Bellerin e duam te kalbet ne burg,si ne te gjithe boten Demokratike.

    Reply
  • qyfyre rilindjote says:
    January 18, 2024 at 4:08 pm

    Nuk duam as buke as uje,
    mor po as edhe lecka veshur,
    vetem Timonier Ramen,
    ta shohim te gezuar e qeshur..

    sa per ato rritje cmimesh,
    ne keto trojet tona,
    per kete sihariq,
    na ka pregatit Timonieri,
    kur qe ne fillim na tha,
    “Nuk keni pare gje akoma”

    Reply
  • mali says:
    January 18, 2024 at 4:28 pm

    Mire demo.SPAK-u e mori mesazhin tend dhe me 30 shkurt I ke te gjithe ne burg.

    Reply
  • Aldrin says:
    January 18, 2024 at 5:01 pm

    Te themi te drejten o demo, atij qe i thahet zorra per buke nuk e ka mendjen te Sali Berisha.
    Ai qe vuan per buke e per drita ka hallin ti zgjidhet laku qe ka ne gryke, dhe te mbushi zorren.
    Ka hallin qe ai qe eshte ne krye te shtetit te mos ja ngreje me cmimet, dhe ti ngreje pak rrogen, asistencen, apo pensionin, qe te ngrohet dhe pak mavriu njeri, se po vete ne te semes.
    Sa per Saliun, ai qe e do me gjithe mend ne burg, kerkon te shkoje me te ne burg dhe Basha.
    Harrove kur i bene pazaret e Detit bashke, dhe firmosi Basha?
    Nese shkon vetem Saliu dhe Basha me bredh e me ben Reforma zgjedhore bashke me Ramutin, atehere per mua Basha eshte shenja e barazimit midis Berishes dhe Ramutit.
    Keshtu qe i bie qe ne burg te shkoje dhe Rama. Prandaj vuajne mileti nga cmimet, se ne krye ka nje armik antishqiptar berishist me te keq dhe me te rrezikshem nga Berisha.
    Prandaj, eshte e nevojshme te rrezohet Rama, jo te merremi me zhelen Berisha, qe eshte karte e djegur dhe nuk i hyn ne pune askujt

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?