Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: CNN reportazh për Shqipërinë: Paranoja e Luftës së Ftohtë e la të mbushur me bunkerë, tani ata po kthehen në jetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > CNN reportazh për Shqipërinë: Paranoja e Luftës së Ftohtë e la të mbushur me bunkerë, tani ata po kthehen në jetë
Lajmi i funditLifestyle

CNN reportazh për Shqipërinë: Paranoja e Luftës së Ftohtë e la të mbushur me bunkerë, tani ata po kthehen në jetë

Published: November 12, 2024
Shpërndaje

“Ecni pranë shtëpisë së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha në qendër të Tiranës dhe mund të mos e njihni. Nuk ka asnjë shenjë për të shënuar rëndësinë e saj historike. Rezidenca dykatëshe po rimodelohet.

Gjendja aktuale e rezidencës së Hoxhës përmbledh atë çfarë ndjejnë shumë shqiptarë për vitet e komunizmit. Duke pësuar një traumë kolektive të mizorisë, shumë do të preferonin të harronin se ai ka ekzistuar ndonjëherë”, kështu e nis artikullin për të shkuarën dhe të tashmen e Shqipërisë media prestigjioze CNN.

Më tej, në shkrimin e CNN theksohet se gjatë sundimit komunist, Hoxha mbylli kufijtë e Shqipërisë dhe brutaliteti i stilit Stalinist i dhanë Shqipërisë pseudonimin “Koreja e Veriut e Europës”.

- Publicitet -

Në fokus i veçantë i kushtohet trashëgimisë që sundimi komunist i la Shqipërisë – deri në 221,143 bunkerë dhe objekte ushtarake, të cilat për dekada kanë shërbyer si kujtime të ditëve të errëta.

Mirëpo, CNN thotë se tanimë, Shqipëria po përjeton një rilindje turistike, e mbështetur nga sipërmarrës dhe emigrantë të kthyer që po i japin një jetë të dytë strukturave ushtarake komuniste që dikur përdoreshin për të vendosur armët e luftës.

“Për të rikthyer traditat e vjedhura dikur prej tyre, shqiptarët tani po ripërdorin bunkerët dhe ish-kazermat ushtarake si restorante që shërbejnë ushqim dhe verë tradicionale, ambiente interesante unike për bujtina, muzetë e artit dhe historisë, madje edhe studio tatuazhesh.

Ndërkohë që Shqipëria ende po mbledh pjesët nga pasojat e saj të epokës komuniste, disa janë të vendosur të rimarrin kontrollin e narrativës dhe të mos lejojnë që e kaluara e errët e vendit të tyre t’i përcaktojë ato”, shkruan CNN.

Në artikull përshkruhet edhe bunkeri ushtarak i epokës së Hoxhës, i kthyer tanimë në një muze në qendër të Tiranës.

“Pak hapa larg xhamisë së Et’hem Beut të epokës osmane në sheshin Skënderbej të Tiranës është një tjetër bunker ushtarak i epokës së Hoxhës. Bunk’Art 2 është muzeu më i rëndësishëm i vendit që dëshmon mizoritë e kryera nën sundimin komunist në Shqipëri.”

Më tej, CNN nuk lë pa përmenduar dhe vendlindjen e diktatorit Enver Hoxha, Gjirokastrën dhe atë që ka mbetur nga kujtimi i tij në qytetin e gurtë.

“Qyteti i Gjirokastrës në Shqipërinë e Jugut ka lidhjen e tij me trashëgiminë e Hoxhës, duke qenë vendlindja e diktatorit. Sot, ndërtesa ku ai lindi njihet zyrtarisht si “Muzeu Etnografik i Gjirokastrës”. Vetëm një pllakë mermeri e vetme në dyshemenë e një dhome përkujton ardhjen e Hoxhës në botë më 16 Tetor 1908.”

 

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Reshit Lala says:
    November 12, 2024 at 10:22 am

    Vlerën e bukerëve, që i siguruan pavarësinë e plotë Shqipërisë e kanë përcktuar vetë gjeneralët Amerikanë të Aeroplan- mbajtëses, kur bën prova në karaburun me bunkerët e Enver Hoxhës. Mbasi i goditën me raketa- gjenerali Amerikan i tha shqiptaërve kolegë. Kjo që ka bërë Enver Hoxha ishte një mrekulli! Të mos harrojmë: Epoka e Enver Hoxhës e mbajti Shqipërinë të pavarur, kurse epoka e re e rrumpallës demokratike e bëri shqipërinë han pa porta, kur edhe Bejleri kërcënon për greqizimin e shqipërisë së jugut. Shqiptarët do ta kujtojn me respekt njp epokë, që e mbajti gjallë e të pacënuar vendin e tyre , por do të kujtojnë gjithmonë si epokën më të keqe-epokën demokratike- katastrofike të shkatërrimit e shitjes së Shqipërisë:

    Reply
  • Ppsh says:
    November 12, 2024 at 10:24 am

    Kush e pagoi kete artikull ?
    “Migrantet po kthehen dhe po investojne ”
    Kjo eshte motoja e ps per fushate?
    Po i jap un nje fakt ketij ccn
    Shkolla 8 vjeçare ku un kam lindur kishte 700 nxenes
    Sot ka 20 ne total
    Tani genjeni ameriqine se mua as dyshimin nuk ma jepni
    Shqiperia sot ka 1 milion banor pra as 30% ka ngelur
    Nqs sdo kishte patur migrim sot do ishte 5 milion

    Reply
  • 45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE says:
    November 12, 2024 at 10:29 am

    Epoka e Ever Hoxhes nuk e mbajti Shqiperine te pavarur sepse Izolim nga bota nuk do te thote aspak Pavaresi.
    Ajo epoke e Enver Hoxhes e beri Shqiperine rimorqe te Jugosllavise, pastaj te BRSS e ne fund te Kines e kur nuk gjeti se kujt tja varte me ganxhen pas u be epoka e Izolimit total nga bota deri kur shqiptaret ne 1990-1991 mesyne ambasadat e huaja, detet e malet qe ti iknin atij Izolimi.

    Reply
  • mali says:
    November 12, 2024 at 12:39 pm

    Kete reportazh qe boton CNN eshte shkruar nga Edi Rama.

    Reply
  • Vlonjati says:
    November 12, 2024 at 2:52 pm

    Ishe prezent ti mali kur e shkroi Rama këtë reportazh ? Po ikë o mali pirdhu të shfryesh , i ditke të gjitha ti , s’pushon së shkruari kurrë me vënd e pa vënd .

    Reply
  • mali says:
    November 12, 2024 at 3:31 pm

    Isha o Vlonjat sepse une I thashe Rames shkruaj:Koreja e Veriut e Euopes,sepse CNN nuk e dinte kete fraze.

    Reply
  • demo says:
    November 12, 2024 at 4:25 pm

    Moska ka lidhur marreveshje me Korene per te luftuar ne Ukraine,.Po perseritet Marreveshja e Stalinit me Mao Ce Dunin,qe dergoi 20 miljone skllever kineze te luftojne ne Kore.Sulmuan me shume kineze se kishte predha dhe fyshyeke Ushtria amerikane.Mbeti lufta atje ku ishte nisur,te paraleli 38.Si shperblim Kina mori dhurate nga Stalini Mancurine,qe Kina nuk e kishte pasur kurre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE
  • The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  • Kryeministri “sociolog”

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?