Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: COVID-19, ekspertët rekomandim MSH: Të nisë rivaksinimi për pacientët kronikë dhe fëmijët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > COVID-19, ekspertët rekomandim MSH: Të nisë rivaksinimi për pacientët kronikë dhe fëmijët
AktualitetShendetesi

COVID-19, ekspertët rekomandim MSH: Të nisë rivaksinimi për pacientët kronikë dhe fëmijët

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Me mbarimin e sezonit të verës dhe hyrjen e vjeshtës, ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë shtim të kujdesit ndaj Covid-19, i cili ka rritur qarkullimin me daljen dhe të nënvarianteve të reja. Të gjithë pacientët kronikë që mbartin një ose më shumë sëmundje dhe fëmijët, në prag të sezonit të dimrit duhet të vaksinohen me një dozë vaksine për mbrojtjen nga Covid.

Kështu rekomandojnë ekspertët e shëndetit publik, të cilët shtojnë se ministria e Shëndetësisë duhet të marrë masa që krahas vaksinës antigrip, duhet të nisë dhe aplikimi i një doze për kategoritë më vulnerabël ndaj koronavirusit.

Në një intervistë për Gazetasi.al, imunologu Genc Sulçebe thotë se mbrojtja nga vaksinat anticovid zgjat vetëm 6 muaj ndaj pacientë të moshës 60-vjeç e lart që vuajnë nga sëmundje kronike duhet patjetër të vaksinohen me një dozë.

- Publicitet -

Sipas tij, nga vaksinimi nuk duhen përjashtuar fëmijët 0-14-vjeç. Sulçebe tha se nga të dhënat ka rezultuar se janë prekur nga Covid-19 edhe foshnja nën 3 muaj, ndaj nevojitet një plan masash para nisjes së sezonit dimëror.

Studimi më i fundit që kemi kryer mbi imunitetin ndaj Covid-19 është ai i dhjetorit 2022 ku ka rezultuar se 94 për qind e të rriturve kane mbrojtje imunitare ndaj Covid-19. Kjo shifër lidhet me kryerjen e vaksinimit, por dhe me riinfektimet nga Covid, të cilat kanë rritur numrin e antitrupave në organizëm. Kurse tek fëmijët, mbrojtja imunitare regjistrohet në nivelin 80 për qind.

Nga studimi që kemi kryer në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, kemi dalë në përfundim që nisja e sezonit të vjeshtës duhet të shënojë dhe rifillimin e vaksinimit. Sipas rekomandimeve të OBSH, në prag të dimrit duhet të kryejnë një dozë vaksine anticovid DISA kategori pacientësh (6 për qind e qytetarëve pa mbrojtje imunitare) që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si hipertension, diabet, kardiakë, insuficencë renale dhe respiratore si dhe pacientë obezë. Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat e saj duhet të bëjnë gati terrenin për aplikimin e dy dozave të vaksinës përpara nisjes së stinës së dimrit, kur dihet se shtohen qarkullimet e viruseve në ajër.

Po ashtu, ne rekomandojmë kryerje të një doze vaksine anticovid tek fëmijët nën 12 vjeç pasi nga të dhënat që kemi mbledhur, janë konstatuar raste të prekjes nga covid dhe tek foshnjat nën 2 muaj. Me nisjen e vitit të ri shkollor, fëmijët e pavaksinuar janë burim infeksioni duke sjellë apo përçuar sëmundjen nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas.

Arsyeja e rekomandimit të vaksinimit ka të bëjë me faktin se mbrojtja nga vaksina zgjat deri në 6 muaj dhe shumë prej pacientëve kronikë, janë të ekspozuar nga viruset. Së pari, për vaksinimin e ulët të vaksinës, situata është alarmante në mbarë botën. Janë prindërit më së shumti që pengojnë kryerjen e vaksinës por vlen të theksohet, se në kushtet e qarkullimit të shtuar të covid, mbrojtja imunitare është emergjente. I takon strukturave të shëndetit publik, që përmes fushatave ndërgjegjësuese, të rritin numrin e të vaksinuarve, pasi të kuptohet se për kategori të veçanta, është shumë e nevojshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?