Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: COVID-19: Vaksina më e fundit tashmë e disponueshme për amerikanët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > COVID-19: Vaksina më e fundit tashmë e disponueshme për amerikanët
AktualitetBote

COVID-19: Vaksina më e fundit tashmë e disponueshme për amerikanët

Published: September 13, 2023
Shpërndaje

Shumica e amerikanëve duhet të marrin vaksinën më të fundit ndaj COVID-it, njoftuan të martën zyrtarët e shëndetësisë. Komisioni këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) miratoi vaksinat e reja për personat e moshës nga 6 muaj e lart, dhe ky sugjerim u mbështet menjëherë nga drejtorja e këtij institucioni.

Ashpërsia e pandemisë COVID-19 ka rënë, por ka ende mijëra raste shtrimesh në spitale dhe qindra vdekje çdo javë në Shtetet e Bashkuara. Shtrimet në spital janë shtuar që nga fundi i verës, megjithëse duket se shifrat kanë tendencën të bien, në veçanti në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.

Ekspertët megjithatë shqetësohen se imuniteti nga vaksinimet dhe infektimet e mëparshme mund të jetë duke u zbehur tek shumë persona, dhe mendojnë se një vaksinë e re do të shpëtonte shumë jetë. Sipas një anketimi të cituar nga CDC-ja muajin e kaluar, rreth 42% të të pyeturve thanë se do ta bënin një vaksinë të re. Megjithatë, vetëm 20% e personave në moshë madhore morën një dozë të përditësuar të vaksinës, kur ajo u ofrua vitin e kaluar.

- Publicitet -

Doktorët shpresojnë që të vaksinohen mjaftueshëm njerëz për të ndihmuar në shmangien e një epidemie të trefishtë, siç ndodhi vitin e kaluar, kur u mbingarkuan spitalet me një sezon të hershëm gripi, me një valë të sindromës të rrugëve të frymëmarrjes, dhe një tjetër valë dimërore të koronavirusit.

Vaksinat e miratuara janë të kompanive Pfizer dhe Moderna. Sipas Administratës për Barnat dhe Ushqimet (FDA) duke filluar nga mosha 5 vjeç, shumica e njerëzve mund të marrin një dozë të vetme edhe nëse nuk kanë bërë më parë vaksinën kundër COVID-19. Fëmijët më të vegjël mund të kenë nevojë për doza të mëtejshme, në varësi të historikut të tyre të vaksinimit dhe infektimeve.

Ashtu siç veprohet me vaksinat e gripit, të cilat përditësohen çdo vit, FDA-ja i dha një formulë të re firmave prodhuese të vaksinave ndaj COVID-19ës. Dozat më të fundit do të kenë në objektiv një nënvariant të omikronit, të emërtuar XBB.1.5. Ky është një ndryshim i madh nga viti i kaluar, kur vaksinat patën në objektiv një gamë të gjerë variantesh të koronavirusit dhe të një versioni më të hershëm të Omikronit.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?