Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çuçi në diplomimin e 200 studentëve të Akademisë së Policisë: S’ka shanse të dyta po gabuat!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çuçi në diplomimin e 200 studentëve të Akademisë së Policisë: S’ka shanse të dyta po gabuat!
AktualitetKronikeShoqëri

Çuçi në diplomimin e 200 studentëve të Akademisë së Policisë: S’ka shanse të dyta po gabuat!

Published: June 19, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 200 studentëve që i bashkohen Policisë së Shtetit dhe 400 të rinjve të tjerë që nisin shkollën në Akademinë e Sigurisë. Në fjalën e mbajtur para tyre, Çuçi tha se ky diplomim përkon me dy momente të rëndësishme.

“E para, sot Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të besueshme në vend, e konfirmuar kjo edhe nga partnerët tanë që monitorojnë dhe masin vlerësimet e publikut. E dyta, ne kemi nisur një fazë transformimi dhe investimesh si asnjëherë më parë në Policinë e Shtetit për ta modernizuar më tej këtë trupë. Nuk është kurrsesi e rastësishme që Policia e Shtetit të gëzojë një besim kaq të lartë në sytë e publikut, por fryt i punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm që bëjnë kolegët tuaj në të gjitha nivelet e kësaj organizate. Nuk është rastësi as ambicia jonë për të modernizuar Policinë e Shtetit përmes investimeve në teknologji, por ky plan që kemi nisur të zbatojmë është pjesë e vizionit tonë #Shqipëria2030 në fushën e sigurisë”, tha Çuçi.

Ai përmendi gjithashtu edhe rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, si një vendim plotësisht i merituar dhe që do të ketë impakt në performancën e punës së kësaj organizate. Çuçi përmendi edhe binjakëzimin e Akademisë së Sigurisë me Akademinë Italiane të Policisë.

- Publicitet -

“Kur ky bashkëpunim të finalizohet në tërësinë e vet, studentët e Akademisë së Sigurisë do të kenë një shkollim të ngjashëm me atë që bëhet sot në një vend të BE-së si Italia”, deklaroi ministri Çuçi. 

Në përfundim ai pati edhe një këshillë për të sapodiplomuarit.

“Mos u përkulni kurrë përballë krimit, përballë paligjshmërisë, korrupsionit dhe presionit prej politikës. Në këtë profesion që keni zgjedhur shpesh është vonë për të korrigjuar gabimet, nuk qëllon të keni një shans të dytë për të rifituar integritetin. Shihni vetëm nga zbatimi i ligjit! Kjo do t’ju bëjë profesionistë të mirë dhe do t’ju garantojë karrierë të sigurt në të ardhmen. Çdo rrugë tjetër nuk të çon përpara”, tha Çuçi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?