Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Daçiç rikthehet pas dy vitesh në krye të diplomacisë serbe, emërohet Ministër i Jashtëm në qeverinë e re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Daçiç rikthehet pas dy vitesh në krye të diplomacisë serbe, emërohet Ministër i Jashtëm në qeverinë e re
BoteKryesore

Daçiç rikthehet pas dy vitesh në krye të diplomacisë serbe, emërohet Ministër i Jashtëm në qeverinë e re

Published: October 24, 2022
Shpërndaje

Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë kanë bërë publikë emrat e ministrave të Qeverisë së re të Serbisë, që do të udhëhiqet nga Ana Bërnabiç.

Lideri i socialistëve, Ivica Daçiç do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministër i parë. Ai rikthehet pas dy vjetësh në krye të diplomacisë serbe.

Branisllav Shashiç, ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë së Informacionit (BIA) do të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme të Serbisë. Millosh Vuçeviç, ish-kryetari i Novi Sadit dhe anëtar i lartë i Partisë Përparimtare Serbe, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të ketë edhe postin e zëvendëskryeministrit.

- Publicitet -

Sinisha Malli do të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë e Financave dhe po ashtu do të jetë edhe zëvendëskryeministër.

Ndërkaq, Maja Popoviç po ashtu do të vazhdojë të jetë ministre e Drejtësisë.

Ndryshime ka në udhëheqjen e disa dikastereve të tjera, përfshirë Ministrinë e Integrimit Evropian, atë të Infrastrukturës, Energjisë dhe Tregtisë.

Qeveria e re serbe po ashtu do të ketë edhe ministra pa portofol, por edhe dy ministra nga radhët e minoriteteve.

Husein Memiç do të jetë ministër i Turizmit dhe Rinisë. Memiç ishte bartës i listës së Partisë Demokratike të Sanxhakut.

Ndërkaq, Tomisllav Zhigmanov, kryetar i Unionit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë do të udhëheqë Ministrinë për të Drejtat e Minoriteteve dhe Dialogut Social.

Partia Përparimtare dhe ajo Socialiste kanë numrat e nevojshëm në Parlament për të formuar Qeverinë. Parlamenti pritet të zgjedhë Qeverinë e re javën e ardhshme.

Qeveria e re serbe do të ketë 25 ministri, apo katër më shumë sesa ekzekutivi paraprak.

Serbia mbajti zgjedhjet parlamentare më 3 prill. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve u shpallën më 5 korrik për shkak se në disa qendra të votimit në jug të Serbisë u përsëritën zgjedhjet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • intelektuali says:
    October 24, 2022 at 8:05 am

    Kjo me fjale popullorce do te thote per Bosin socialist Dacic

    EDHE NJE KOMUNIST FANATIK I MILLOSHEVIQIT NE QEVERINE VUCICIT

    Mbetet vetem qe Bosi socialist shqyptar Edi Rama ta shpalle

    MIK PER KOKE SI VUCICIN

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    October 24, 2022 at 11:10 am

    Inteleshi syçakerr, çoban pa qen stani, mbete gjithe jeten zagar greko-serb.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 24, 2022 at 11:29 am

    Keta jane shefat e Ramutit dhe ministrat e jashtem de facto te Shqiperise

    Reply
  • intelektuali says:
    October 24, 2022 at 11:45 am

    Aleksander Thana me shume nick-e ose alias Ilir Hoxha i vertete:

    Babai te coi ne universtitet, te beri inxhinier, te emeroi Drejtor Instituti te Ushtrise se Beqir Ballukut, po ti prape mbete rrugac debili dhe dallkauku, njashtu sic ishte Enveri dhe Nexhmija

    njashtu:

    SI NJE PJELLE E ANTIKRISHTIT ME MERIMANGEN E ZEZE

    prandaj:

    Beji te fala Josip Broz Titos besoj se ja ke degjuar emerin dhe ja di ymerin me idene e Federates Ballkanike si Ballkani i Hapur i Edvinit te cilit po keshtu duhet t’i cosh te fala se te shpetoi Ermalin kur gjermanet e kapen me presh ne dore si administrator i fabrikes i kokaines ne Xibrake, prone e Taulant Balles.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    October 24, 2022 at 3:13 pm

    O çoban inteshi, zagar syçakerr, nuk me shan kur me quan Ilir Hoxha, por une jam ky qe jam, me emrin tim. Shko mblidh dhite o aromun I felliqur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi
  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes

Komentet e Fundit

  1. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  3. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. Vilajet Qyrku on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?