Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Darka me krerët e besimit, Veliaj: Tirana po zhvillohet çdo ditë, duhen më shumë ura lidhëse mes njëri-tjetrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Darka me krerët e besimit, Veliaj: Tirana po zhvillohet çdo ditë, duhen më shumë ura lidhëse mes njëri-tjetrit
Aktualitet

Darka me krerët e besimit, Veliaj: Tirana po zhvillohet çdo ditë, duhen më shumë ura lidhëse mes njëri-tjetrit

Published: December 27, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi së bashku në një darkë festive, krerët e besimit të krishterë, të cilëve u uroi gëzuar festën dhe i falenderoi për mbështetjen që i kanë dhënë bashkisë ndër vite.

“Ne këtu jemi pjesë e një vëllazërie, e një komuniteti, prandaj dua t’ju falenderoj të gjithëve për shërbesën tuaj, aty ku Perëndia ju ka thirrur të shërbeni. Në disa raste janë zona të ndryshme të Shqipërisë, në disa raste janë shtresa të ndryshme të popullsisë, e ndonjëherë janë kohë të çuditshme si pandemia, tërmeti, apo histori të jashtëzakonshme si lufta. Unë besoj se Perëndia na sprovon në secilën prej këtyre përvojave. Na sprovon në luftë, në sprovon në pandemi, na sprovon në tërmet, na sprovon se ku i kemi limitet, sa të gatshëm jemi të sillemi si vëllazëri dhe jo si klientë. Për këtë ju jam pafundësisht mirënjohës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku solli shembullin e suksesit të Tiranës së transformuar, kur tha se të punuarit bashkë dhe krijimi i urave të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit mund të çojë vendin përpara.

- Publicitet -

“Aq sa kemi nevojë për ura fizike mes nesh dhe Kamzës, Paskuqanit, për trarë për ndërtimin e shkollave, kopshteve, çerdheve, për fije çeliku që lidhin strukturat tona, aq kemi nevojë edhe për ‘trarë’ e ‘ura’ që lidhin shpirtërat tanë. Një qytet nuk është vetëm një fjetinë, ku njerëzit flenë, hanë dhe kryejnë nevojat personale, por janë urat, trarët dhe kolonat shpirtërore që mbajnë strukturën tonë. Ne mund t’i kemi të gjitha asetet e botës, – ky qytet po pasurohet përditë, po zhvillohet përditë, po lartësohet përditë – por nuk do vlenin asgjë nëse nuk do kemi trarë, ura dhe fibrat shpirtërore që na lidhin me njeri-tjetrin. Ju falenderoj që keni qenë vëllezërit e mi, ju falenderoj që keni qenë motrat e mia, dhe jo thjeshtë kolegët, dhe lus Perëndinë që vërtet ky të jetë një vit i bekuar për vendin tonë. Faleminderit të gjithëve! Gëzuar Krishtlindjen dhe gëzuar festat”, tha Veliaj.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos falenderoi kreun e Bashkisë së Tiranës për të gjitha nismat për ta bërë qytetin më të bashkuar.

“Kryetari ynë ka marrë shumë nisma, të cilat rrezatojnë. Me aq sa di, nuk besoj se ekziston tjetër kryetar bashkie, i cili i bashkon të krishterët. Ju falenderoj me gjithë shpirt. Kjo dashuri e miqësi rrezatohet dhe përhapet edhe me vëllezërit tanë të tjerë, me myslimanët, bektashinjtë dhe më gjerë”, u shpreh Janullatos.

Pastori i Kishës Ungjillore në Kombinat Ergest Biti tha: “Shpresa është në mesin tonë, sepse Krishti apo Krishtlindja ka të bëjë me shpresën. Shpresa është në mesin tonë, shpresa është në mes të shoqërisë sonë, shpresa është në mes të Tiranës sonë, në mes të Shqipërisë sonë, sepse Krishti ka lindur për ne dhe Krishtlindja ka të bëjë me sjelljen e dashurisë në mesin tonë, me sjelljen e paqes dhe gëzimit në mesin tonë”.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • DETAJET: Plagoset rëndë 50-vjeçari emër i njohur në Sarandë
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • VIDEO: Protestoi para makinës së Ramës, policia arreston qytetarin
  • Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Komentet e Fundit

  1. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  2. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  3. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  4. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  5. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?