Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Darka në Athinë, zbardhet takimi i Von der Leyen me Kurtin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Darka në Athinë, zbardhet takimi i Von der Leyen me Kurtin
AktualitetKosovë

Darka në Athinë, zbardhet takimi i Von der Leyen me Kurtin

Published: August 22, 2023
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bisedoi të hënën në darkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e uljes së tensioneve në veri të Kosovës dhe për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë fqinje. Takimi u zhvillua në Athinë në një darkë joformale, të organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Presidentja e Komisionit Evropian, shkroi në X, i njohur më parë si Twitter, se me kryeministrin Kurti, “foli edhe për nevojën për t’u riangazhuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Është jetësore kapërcimi i pengesave në rajon dhe sjellja e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së”. Nga ana e tij, kryeministri Kurti, shkroi në X se “në takim me shefen e KE-së theksoi rëndësinë për zbatimin e plotë, pa kushte, të Marrëveshjes Bazike.”

“Ishte kënaqësi ta takoja presidenten e Komisionit Evropian, në Athinë. Ne biseduam për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin rajonal dhe planin e BE-së për rritje për WB6 (Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor), si dhe dialogun”.

- Publicitet -

“Kosova ka zbatuar zotimet e saj”

Më vonë në një komunikatë për medie nga zyra e kryeministrit, thuhet se Kurti “kujtoi takimin e Bratislavës më 10 korrik për de-eskalim dhe theksoi se për rreth dy muaj nuk ka asnjë incident e as protesta të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës, ndërkohë që kemi edhe numër të shtuar të punëtorëve në ndërtesat komunale. Kosova ka zbatuar zotimet e saj dhe është e rëndësishme që BE të largojë masat”, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Evropian, por edhe SHBA-të vazhdimisht po kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet në veri dhe që Prishtina t’i organizojë zgjedhjet e reja lokale në katër komunat e banuara me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Mundësohet peticioni për largimin e kryetarëve të komunave

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se procesi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës do të determinohet gjatë ditëve në vijim. Sipas tij, një udhëzim administrativ që mundëson nisjen e peticionit për largimin e kryetarëve të komunave do të jetë gati në fund të muajit.

“Si ministri dhe si ministër kam mbuluar përgjegjësinë time duke filluar me udhëzimin administrativ, i cili parasheh të drejtën e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve nga detyra”, tha ministri Krasniqi.

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune. Tensionet në veri të Kosovës kulmuan kur me 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën përcjelljen e policisë u futën në ndërtesat komunale. Serbët lokal që më herët bojkotuan zgjedhjet, e kundërshtuan këtë duke mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave komunale.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?