Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DASH thirrje Serbisë: Bashkëpunoni me OSBE-ne për rezultatin e zgjedhjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > DASH thirrje Serbisë: Bashkëpunoni me OSBE-ne për rezultatin e zgjedhjeve
Bote

DASH thirrje Serbisë: Bashkëpunoni me OSBE-ne për rezultatin e zgjedhjeve

Published: December 25, 2023
Shpërndaje

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore, transmeton Zëri i Amerikës.

Siç theksoi Departamenti i Shtetit, dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe zyrtarëve zgjedhorë është “e papranueshme”, si dhe se legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe vullneti i të gjithë pjesëmarrësve për ta pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne jemi të fokusuar, në bashkëpunimin me Serbinë, për forcimin e qeverisë demokratike dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë qëndron në Perëndim”, thuhet në përgjigjen e DASH-it ndaj pyetjeve të Zërit të Amerikës lidhur me protestat e reja në Beograd.

 

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 24 dhjetor se ka kontrolluar listat zgjedhore dhe shtoi se pretendimet e koalicionit “Serbia kundër dhunës” se numri i votuesve me të drejtë vote në zgjedhjet e Beogradit është rritur artificialisht për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve “nuk janë të vërteta”.

 

Në të njëjtën ditë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se votimi u zhvillua në një atmosferë demokratike dhe se ishin zgjedhjet “më të qeta ndonjëherë në historinë moderne”.

 

ODIHR-ja më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të rënda, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik të presidentit Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje frike.

 

Një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

 

Qytetarët serbë votuan më 17 dhjetor në zgjedhjet parlamentare, provinciale dhe lokale në 65 qytete dhe komuna, përfshirë Beogradin. SNS-ja shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Horoskopi 11 Nëntor 2026, parashikimi i yjeve për dashurinë dhe punën
  • Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot
  • 11 nentor 2026
  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë

Komentet e Fundit

  1. Giani Castagna on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  2. demo on Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet
  3. demo on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Tirona on Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet
  5. 1 on “Epsteini” i historisë së zezë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?