Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Dashuria jonë për një copë vulë paskësh qenë shumë e madhe. Festimet për marrjen – a dhënien – e saj tek “Mustafa Matohiti” apo si thirret rëndom “rruga e Salës” me këngë e me valle, si të ishte dasëm a synetllik, nuk kanë fund. Thua se ata që e prisnin kishin dyshime se vula iu takonte e do iu jepej, sado shtremaluqe që mund ta etiketojmë drejtësinë.
As në kahun e mazhorancës entuziazmi nuk qe i paktë. Në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste vërtet vallja nuk u hoq mulçe. Por ndihej në ajër bindja dhe ngazëllimi se, për sa vula është legjitimisht në dorën e Berishës, ata mund t’ia festojnë partisë 35 vjetorin, e po i dha Zoti jetë doktorit, edhe 40-vjetorin duke ia kaluar vulat e pushtetit në dorë njëri tjetrit çdo disa muaj, me urdhër të shefit.
Dëshirën për të pasur në dorë vulën e për të mos e lëshuar, paçka se sa mund t’i kushtojë kjo vendit, të njëjtë e paskan pasur edhe elita jonë intelektuale, akademikët tanë në universitete, si po dëshmohet këto ditë në universitete.
Siç tashmë dihet gjerësisht, pas pak ditësh, më 21 Qershor, mbahen zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve publike në vend përgjatë 4-vjeçarit të ardhshëm. Këto zgjedhje kanë domethënie të madhe, sidomos në një kohë kur arsimi i lartë po përballet me vështirësi ekzistenciale si numri i reduktuar i studentëve apo mospërmbushja jo e rrallë e standardeteve të cilësisë.
Shpalosja e platformave nga kandidatët – një farë fushate elektorale mes akademikësh – që duhej të adresonte parësisht këto problematika presupozohej të niste një muaj para datës së caktuar të zgjedhjeve. Por për shumë kandidatë nuk ka qenë e nevojshme të kenë ndopak platforma zhvillimore.
Mbajtësit e ardhshëm të vulave në arsimin e lartë janë po aq të parashikueshëm sa janë ata në politikë, sa do të jenë mjaftuar me përshëndetjen e tarafeve të veta nga ndonjë ballkon a me ndonjë foto në timon.
Në fakt, për shumë prej posteve drejtuese, si për rektor, si për dekan si për përgjegjës departamenti, në garë ka një kandidat të vetëm, sidomos për postet kur kandidati në fjalë kërkon një mandat të dytë. Gjasat janë se pretendentët e tjerë potencialë nuk janë lodhur të garojnë. Jo se nuk ia ka ënda ta mbajnë vulën, por se nuk duan telashe me shefin e ardhshëm, kur dihet se kush do fitojë, pasi duhet të fitojë.
Por edhe në rastet kur në garë ka më shumë se një kandidat, nuk priten surpriza. Vulëmbajtësit e ardhshëm qëndruan larg idesë që të fitojë më I miri dhe përdorën të tjera aftësi bindëse.
Dosjet e shumë aplikuesëve për titullin akademik “profesor” dhe “profesor i asocuar”, që ishin pluhrosur duke pritur të shqyrtoheshin dhe të tjera që u përgatiten shpejt e shpejt morën përgjigje me shpejtësi të pazakontë. Titujt dhe benefitet e tyre janë një e mirë që nuk harrohet e që, padyshim, shpërblehet me votë.
Në fillim të vitit akademik që po përfundon, krejt papritur, departamentet u mbushën me pedagogë të rinj, shumica e tyre vetëm me Master të Shkencave (MSc). Pa vënë në dyshim se ne mesin e tyre ka të rinj mjaft premtues dhe individë që e kanë merituar kontratën me kohë të plotë, nevoja e dëshpëruar që paskan pasur departamentet, pikërisht tani, për rishtarë, që ligjërisht janë ndihmës lektorë hedh hije dyshimi.
Dyshim bëhet më i qenësishëm kur kësaj kategorie, me një urdhër të kaluar si pa u ndjerë në ndonjë universitet shumë prestigjioz në vend, i jepet mundësia të votojnë në zgjedhjet e 21 Qershorit, çfarë më parë nuk lejohej për ata që nuk kishin mbushur një vit punë.
Sigurisht, kjo të bën të mendosh nëse në departamente vërtet nuk kishte kush të ndihmonte lektorët, pra të fotokopjonte cilësisht materialet, apo nuk kishte kush të votonte për vulosësit.
Kandidatura e një sërë vulë-dashuronjësve, në fakt, është kontestuar. Punimet e plagjarizuara të disa prej kandidatëve tashmë janë publike. Ashtu si është bërë publike mungesa e aktivitetit të mirëfilltë akademik nga ana e tyre.
Edhe pse publikimi i plagjiaturave pikërisht tani më duket më fort si një hakërrim kundërmues, njëlloj si era që lëshojnë gomat e djegura çdo javë para bashkisë e që bëjnë pak përshtypje, ata dëshmojnë gjendjen e mjeruar të institucioneve tona të arsimit të lartë.
Si vetë fushata e votimet e pas disa ditëve, dëshmojnë për njollosje të akademisë. Dëshmojnë nevojën për një reformë e vetting në IAL publike a jopublike, që të paktën universitetet të mos jetë qepaze vulash.
Dëshmojnë nevojën për një zhvillim të vendit që mund të fillojë dhe mund të arrihet vetëm përmes kthimit në vlerën e vet të arsimit të lartë. Atëherë ta ëndërrojë vulën kush të dojë, pasi ajo, gjithësesi, do shkonte në dorën e kujt e meriton, me ose pa valle.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Shume zhurme per asgje zj.Edona Llukacaj.
E them kete sepse ajri ne shqiperi eshte I molepsur.
E them kete sepse se pari duhet te izolosh ndotesit sic jane Skender Gjinushit e kompani.
Ne je vertet per prosperitet godit me emra.Keto qe shkruan ti te gjithe i dine .
Ti nuk sjell asgje te re qe te marin guxim e reja perparimtare .
Realisht universitetet tona kane hyre ne uje si doku qemoti qe e perdornin me pas.
Realisht ,sot koha sjell nje pamje te re per shkollat e larta.
Vetem nje keshill kombetar profesionist dhe jo partiak duhet te vendose per universitetet.
Kuptohet qe kjo nuk eshte gje e lehte mekanike.
Eshte nje permbysje thelbesore qe duhet me kohen.
Harova te shtoj se ky proces do te jete indentik me procesin e digitalizmit te Edi Rames qe pati kundershtime ne fillim,si edhe une ,me gjithese e kuptonim qe ishte nje rruge pa kthim.
Po keshtu do te ndodhe edhe me universitetet .Do te hyjne ne nje rruge te re pa kthim.
Big business duhet te hedhin para ne universitetet tona per studime shkencore.Ne e kemi floririn ne dore dhe nuk ia dime vleren.Kur shkojne jashte kjo rini dhe shkelqen, ne mburremi.
Perse te mburremi kur kete tru e shfrytezon bota?
Mos shiko Indi,Kine,japoni qe nxjerrin koka me bollek qe kane edhe per vete por edhe per export.
Duan te riciklojne Sali Berishen per here te trete .
Curcilli fitoi Luften dhe anglezet mezi e duruan 4 vjet..Jo ky kafshe shpellare qe e ka lene TOKE TE DJEGUR,kur e kane shporrur nga pushteti. Keni ndonje surrat tjeter?Hajt ta diskutojme.
Arriviste,Dumbabiste,Anarshiste,Halabake,hajdute rrugesh!Me Sali Berishen nuk vini ne pushtet,
Ju jeni 500 mije rrugacer qe votoni Saliun,Ne jemi 1 miljon qytetare qe votojme kunder Saliut.
Qari kryehajdutit Edi Rama
Me mire te vjedhi kryehajduti Edi Rama se te vjedhi maloku shpelles me 500 mijue lukuni qe jo paret e shtetit,por edhe gjethet nuk lejne ne peme.
Me troc se kaq nuk ka.
Nuk fitoni shoke gangsterra,sikur te mballoseni me vulla si mishi ne thertore.
U kishte humbur vula banditeve dhe me rastin e ”gjetjes” kendojne dhe vallezojne, hidhen dhe perdridhen, gezojne e brohorasin, por nuk shikojne se çfare jane dhe kush jane nga i pari tek i fundit, bandite dhe llume i llumit. Zorraxhinj e batakçinj, hajtute edhe makute, llafazanë edhe shejtane, mburravecë e lapanjoze, mendjethate e tekanjozë, vrases dhe lebroze, egoistë edhe trushplarë, mburren me sahalen e pare, shpifarak edhe i ndyre, nje gjallese i pafytyrë, ne krimet e tij s’ka te ndalur kufoma e pakallur! Idiote, e gjetet vulen?! I beni shurren! Deri dje thoshit se e ka ”marre” Rama. Po tani? Hidhni valle poshte saliut, poshte ballkonit t’ katit te tete. Kendoni dhe mos shikoni, sesi saliu po u dhjet!
BRAVO DEMO PLAKUSHI
Demo ,per kete behet politika qe Rama te jete ne pushtet.
Berisha nuk do pushtet,ai do Ramen pushtet sepse me Ramen po ben hajer ne para……
Pra pushteti te mbetet monopoly I mafies komuniste.
Ka disa vite qe shoqeria njerzore po kalon ne nje regres te habitshem qe nga lufta ne Ukraine,masakrat ne Gaza kurse ne Ballkan apo Shqiperi bie ne sy fitorja e terroristit Beleri si eurodeputet dhe kjo e Salihit qe mposhti Bidenin & Blinkenin ku keto te fundit qe ne fillim i shkelnin syrin nga mbrapa…Jam shume parashikues ne politiken e jashtme & shqiptare sepse midis te tjerash qe kur xha Bidua Amerikes i dha Non Grata Gallata nje SERIAL KILLERI si Usali Biberishaj ulerija para 3 vitesh ne komente te Dita qe kjo ishte Radioloje Kimi-Edi-Sali-Lili-Luli dhe marrja e vules vertetoi profetesine time..Me cfare ka ndodhur ne Shqiperi pas vitit 1992 nuk kam me besim ne politiken euro-atllantike ne Shqiperi biles “gabimet” e tyre jane pjese kryesore e fajit.Si ka mundesi qe Amerika dhe BE nuk e dine se dyshja kriminale shqiptare-greke Berisha-Beleri eshte nje poshtrim (lexo = pshurrim)kombetar qe po ndodh jo vetem per aresye te “Dirty Job” te aleateve tane por ndoshta eshte dhe nje skenar i tyre qe fundi nuk i dihet..qofsha i gabuar
TI C.H.P.
O PARTIA REPUBLIKANE POPULLORE E TURQISË,L.BASHA NUK ËSHTË PAZAREXHI SI KËTA TË TJERËT QË PËRMEND TI.
Demokratet u privuan nga ajo Vule e ai perfaqesim politik per 3 vite, por Edonave qe mbllacisin ne Torben e Tagjise Pushtetit kjo i eshte dukur normale.
Normale i eshte dukur Edonave edhe mbajtja e asaj Vule ne qafe te atij qe vetem opozite me Pushtetin nuk ishte, atij pra “Lulit qe fle gjume” sic i thoshin per vite nga Rama deri te Edonat e tij mediatike.
Ndaj pra dhe Edonat tani jane te merzitur qe Vula e partise eshte te ata anetare te asaj partie.
Sepse Edonat enderren e tyre e kane qe perballe ketij pushteti Rama qe i mba me Silazh te mos kete fare opozitarizem, ose se paku te jete nje opozite e emeruar nga vete Rama me kriterin baze qe te flere gjume ashtu si ai qe per 9 vite nuk ja ndane ate “fle gjume”.
Eh moj Edona, ata (opozita) paskan qene aq te etur per nje vule sa ç’je dhe ti eetur per ti lepire b….n pushtetit dhe sidomos Rames. Megjithese nuk je vetem, ke ne krahe qe te mbeshtet edhe demon qe vdes te mbeshtese ata qe sulmojne Berishen, megjithese dikur kane qene miq bashke me Mero Bazen por qe prishen qejf per pak post e shume prona !
No Coment Demo…
“sikur te mballoseni me vula si mishi ne thertore”
OK,Edona:
-Paksa për VULËN E PD:
•Nëse ka ngelur ndonjë demokrat në PD-n e 1991,duhet të kuptoi se VULA NIK JU DHA SALIUT,POR ANTARVE TË PD 91..demokrat, për të mos e shkrirë PD dhe lën në rrugë njërzit që kërkojnë demokraci..!
• Deklaratat e SHBA se Sb nuk do e njohim si Kr.Partie,KM..duhet të largojnë Sb sa nuk është von,ndryshe DO HAN BAR(Yuri Kim).
• Lënia në STOL e L.Bashës ishte për fain e tij,pasi me largimin e Sb nga PD,sipas porosisë Amerikanr..RA NË GJUMË..dhe i la terren Sb për tu hedhur në SULMË KUNDËR TË GJITHVE..RAMËS,SHBA,ANGLISË,SOROSIT,LULIT E KO..NË SHQIPËRI,GREQI E DERI AMERIKË…me E.Kokalarin që tashmë e braktisi edhe Atë..!
• Sb pas 6 musjësh humbet MANDATIN E DEPUTETIT..dhe duhet ti hapen dosje të tjera për Korrupsion e VRASJE në Gërdec,21 janar,Çez-Dia,Prona pa fundt të dhëndrrit Malltezi+ARGITËS,ZENIT etj,që SPAK+GJKKO dihet të shpejti gjykimet..!
• KQZ nuk duhet të pranoi listën e kandidatëve për deputet me firmën e Sb në arrest..dhe vet Sb si kandidat..Këtu merr fund çështja NON GRWTA..!
• Amerika po vëzhgon çpo ndodh me mbështetësit e Sb si dikur me ENVERIN në vitet 1958-1960..duke e lën popullin të haj BAR deri 1990..!
-PD duhet të zgjedh Kryetar të RI,ndryshe E.Rama do të marri mandatin e 4,5..e më tej me LaliErin,Spiropalet,etj.
-FLM
@ muti-meta ‘mali’
Ate fjales. ‘kumunist’ kue gjete!?
KQZ do mblidhet urgjentisht te vere ne jete direktivat qe i leshon ky Kapterr Lalaj.
Po ashtu dhe PD duhet te zgjedhe kryetar vetem ate qe i dikton ky Kapterr Lalaj.
Edhe SPAK perdite merr e mba shenim urdherat qe i jep Kapterr Lalaj.
Sepse ky Kapterr Ethem Lalaj ka shume eksperience nga Demokracia, LIGJET, Politika brendeshme e der te ajo e White House ngaqe eshte bashk-katunar me ate Poliagjentin e dikurshem te epokes Socializmit.
te pakten kur te behen zgjedhjet nuk do te kete shans spiuni Agush te vjedhe deputete apo.keshilltare sic beri me keshlltaret qe ja rrembeu tinezisht foltores me 14 maj. Tani spiuni do ngelet me gisht ne bythe pasi ne 99.99% te popullit eshte njeriu me i urryer i planetit. I ka mbetur vetem Kejdi dhemncakallja e haremit te Jales dhe xhixho hundpinokja.
Nje pamje e peshtire duke kercyer. Keshtu kane bere keta trushpelare edhe kur kendonin dhe kercenin per Enver Hoxhen dhe partine e punes.
Artikulli eshte i goditur dhe ngre nje problem te rendesishem edhe per universitetet.
Nuk është dashuri për një copë vulë, por dashuri për një copë deputet o qypa, se ay që ka vulën do caktojë deputetët.
Dhe deputeti e ka rrogën 4 mijë euro në muaj, plus privilegjeve të tjera më the të thashë !!!
Me e madhe eshte dashuria e Edonave me shoke e shoqe si vehtja per te patur serish nje atdhe fiks si i kohes Enverit me vetem nje parti PPSH e pa kurrfare opozitarizmi ndaj saj, me a pa vule qofte.