Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Von der Leyen fsheh raportin që ‘godet’ Italinë”, Politico: Kërkon votën e Melonit për mandatin e dytë në KE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Von der Leyen fsheh raportin që ‘godet’ Italinë”, Politico: Kërkon votën e Melonit për mandatin e dytë në KE
BoteLajmi i fundit

“Von der Leyen fsheh raportin që ‘godet’ Italinë”, Politico: Kërkon votën e Melonit për mandatin e dytë në KE

Published: June 18, 2024
Shpërndaje

Ursula von der Leyen është përpjekur të fshehë kritikat ndaj qeverisë së Romës në kulmin e negociatave që ajo po bën për t’u rizgjedhur në një mandat të dytë.

Lajmi u publikua nga e përditshmja pranë Brukselit, Politico, sipas të cilës, Von der Leyen kishte ndikuar që të shtyhej publikimi i një raporti për lirinë e medias në Itali.

Raporti është një hetim i Komisionit që thekson se ka një shtypje të medias së lirë në Itali që kur kryeministrja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni mori detyrën në vitin 2022.

- Publicitet -

Raporti vjetor që vlerëson se si vendet e BE-së respektojnë sundimin e ligjit pritej të miratohej më 3 korrik, por Von der Leyen ka ndërhyrë të shtyhet derisa të emërohet presidenti i ri i Komisionit.

Von der Leyen kërkon të bindë qeveritë e vendeve të BE-së për një mandat të dytë dhe Italia është një vend me rëndësi.

Politico thekson se vonesa e publikimit të raportit është e pazakontë dhe duket se është e motivuar politikisht.

Media e huaj shkruan se ndërhyrjet e qeverisë italiane në media dhe paditë që godasin gazetarët janë kthyer në të zakonshme në dy vitet e fundit.

Italia ra gjithashtu 5 vende më poshtë duke u renditur e 46-a në Indeksin e fundit të lirisë së shtypit nga Reporterët pa Kufij (RSF).

Në median e huaj theksohet se lëvizjet e Von der Leyen, për të shmangur kritikat mbi lirinë e medias ndaj Italisë kanë acaruar stafin brenda Komisionit.

Politico deklaroi se ishte kontaktuar nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand për të zbutur qëndrimin: “Interpretimi i fjalëve në këtë artikull shkon shumë larg. Raporti nuk ka të bëjë me identifikimin e ndonjë vendi. Ne monitorojmë situatën në Itali siç bëjmë në të gjitha shtetet anëtare të BE-së në kontekstin e raportit vjetor të shtetit të së drejtës. Kjo është ajo për të cilën Jourová fliste”, tha zëdhënësi.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar edhe Federata Europiane e Gazetarëve.

“Ne jemi të kujdesshëm në lidhje me atë që shkruan Politico , sepse nëse do të ishte e vërtetë do të ishte shumë serioze. Ne kërkojmë që të publikohet raporti për sundimin e ligjit, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne nuk negociojmë me të drejtat themelore të parashikuara në traktatin e BE-së. Parlamenti Evropian ka dështuar plotësisht me Orbanin dhe tani së bashku me Von Der Leyen ata nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim me Melonin apo me të tjerët.

Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë moment historik dhe kërkojmë që Von Der Leyen të mbetet konsistente me vlerat e BE-së. Sepse liria e shtypit është një nga shtyllat” tha për Renate Schroeder, drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve për “Il Fatto Quotidiano”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Aldrinp says:
    June 18, 2024 at 2:47 pm

    Per pushtet behen te gjitha pislleqet.

    Reply
  • detto tra noi says:
    June 18, 2024 at 3:16 pm

    Povera Meloni c’po heq… Kudo i bejne kerkesa : Nga nje ane Rama qe shko i kerkon tja marre ata refugjate afrikanet qe zbarkojne ne Itali e nga ana tjeter kjo plakerruqja Leyen i kerkon voten qe te vdese aty ne zyrat e KE.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    June 18, 2024 at 5:20 pm

    Askush nuk eshte kundra te drejtave te shtypit persakohe qe
    nuk behen manipulime , disinformime dhe nuk dilet nga diapazoni
    qe konsiderohet normal.

    Nje diapazon i caktuar ne “veprimtarin e lire te shtypit”,
    eshte normal, sepse gjithmone gazetare te ndryshem,
    kane informacione jo identike, kane eksperienca dhe aftesi
    interpretuse te ndryshme dhe gjitmone do kete debate
    ne gjetjen e te vertetes.

    Por shpifjet qe nuk arrijne te filtrohen mund te bejne
    te jashtezakoneshme dhe keto fenomene dihen dhe
    perfshihen nga koncepti i propagantes qe ne raste
    te caktuara konsiderohen si “pjese e luftes per egzistence”

    Reply
  • Fjale me vend says:
    June 18, 2024 at 5:30 pm

    O Ben Tashko,

    I vetmi njeri që të lexon me vëmendje ty është ay Rroft Lul Gjiza

    Edhe demo e ka humbur interesin ndaj komenteve të tua

    Reply
  • Arben Tashko says:
    June 18, 2024 at 5:49 pm

    E kuptoj se ju mendoni ndryshe, por Ju duhet te jepni mendimin tuaj.
    Ku e gjeni ju gabimin?
    Cili duhet te jete qendrimi i gazetareve, sipas teje?
    Patjeter qe ne nuk mund te kemi te njejtin mendim,
    por kjo eshte pjese e normalitetit, qe e kam sqaruar me siper.
    Edhe demo mund te me drejtohet duke thene se pse nuk eshte
    i nje mendje me mua. Ne mund te bejme nje debat ne kete
    hapsire te komenteve publike.

    Sido qe te jete, un te falenderoj qe JU mu pergjigjet
    brenda disa minutave te postimit te komentit tim.
    Kete e ke bere edhe here te tjera dhe un e vleresoj.
    Shendet e gjithe te mirat.

    Kush eshte “Rroft Lul Gjiza”?

    Reply
  • Arben Tashko says:
    June 18, 2024 at 5:59 pm

    Ne vazhdim dua te shtoj:

    Nuk jam dakord kur disa individe kundershtojne gjithcka,
    e sidomos kur ofendojne ne menyre sistematike.
    E them kete se nuk mund te ndahen gjerat ne te mira e ne te keqia.
    Po te ishte keshtu, njerezit nuk mund te debatojne dhe komentet e
    humbasin kuptimin sepse cdo ide eshte e vertete brenbda nje diapazoni te caktuar.

    E vleresoj shum shprehjen:

    “Gjella me krype dhe krypa me karar”

    Po te jete ndryshe ,
    Cdo gje do shkaterrohesh,
    ose do kishte vetem pronare
    dhe skllever, ne kuptimin e
    vertete te kesaj fjale.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 18, 2024 at 6:16 pm

    DOLI KY FASHISTI LLAF ME FËND BASHKË ME FASHISTEN MELLONKA!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    June 18, 2024 at 6:23 pm

    Ce o ku e pe fashistin ti o I mjerë ??

    Unë I dua njerëzit, edhe të liqtë edhe budallenjtë

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 18, 2024 at 6:27 pm

    I DASHKE TË KËQINJTË E BUDALLENJTË TI O RROTKARI LLAF ME FËND DASHNORI I GRREKOBYTHQIRIT (¿?)?
    TË JAP NJË SHUPLAKË O ANORMAL QË TË TË VIJNË MENDTË!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bonus 50 mijë lekë të vjetra për verën pensionistëve, nesër nis shpërndarja
  • Tronditet Spanja, Rodri i jep fund Botërorit, do t’i nënshtohet një operacioni
  • FIFA do ‘fitojë’ 12 miliardë euro nga Botërori 2026, sa para fiton secili vend pjesëmarrës?
  • Aksident me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi infarkt
  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje

Komentet e Fundit

  1. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. Shqiptar on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  4. Illi on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Toni on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?