Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Debati i ri në PD. Votoi apo s’votoi Lulzim Basha më 14 Maj?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Debati i ri në PD. Votoi apo s’votoi Lulzim Basha më 14 Maj?!
AktualitetKryesorePolitike

Debati i ri në PD. Votoi apo s’votoi Lulzim Basha më 14 Maj?!

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Kryetari i degës 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi ka komentuar përmes një postimi në Facebook një intervistë të gazetarit të Syri TV, Bledian Koka.

Ky i fundit tha se Lulzim Basha nuk ka votuar, ndërsa Seferi ka përgënjeshtruar lajmin duke u shprehur se Basha ka votuar me nënën e tij, ndërsa këto janë shpifje të një lufte të pandershme ndaj Partisë Demokratike.

“Unë nuk do të merresha me këtë reagim, por si kryetar i degës 8, ku është anëtar dhe ku voton z. Basha ndjehem i fyer, i lënduar por edhe i neveritur nga shpifje të tilla të ulëta,” u shpreh Seferi.

- Publicitet -

Deklarata e plotë:

Me shumë keqardhje vërej se lufta e pandershme, e pamoralshme, e shëmtuar dhe ekstreme e nisur me kohë ndaj Partisë Demokratike vazhdon po me atë intensitet dhe po për të njëjtat qëllime.

Mbrëmjen që shkoi, e hënë 29 maj, në një program të Euronews Albania, gazetari Bledian Koka ka gënjyer kur tha se Lulzim Basha nuk ka votuar fare në datën 14 maj duke dashur ta sulmojë zotin Basha me shpifje siç kanë bërë gjithë këto kohë njerëz që e duan PD si pronë, që e duan instrument për mbrojtje, që e duan mjet për të shkelur dhe dominuar.

Unë nuk do të merresha me këtë reagim, por si kryetar i degës 8, ku është anëtar dhe ku voton z. Basha ndjehem i fyer, i lënduar por edhe i neveritur nga shpifje të tilla të ulëta. Z. Basha ka votuar në QV 1929, në qendrën e votimit ku voton historikisht.

Ai ushtroi të drejtën e tij si një votues i thjeshtë demokrat. Pavarësisht kësaj, lajmi i shoqëruar me foto u transmetua ne disa media menjëherë.

Gjithashtu shumë qytetarë që votonin ishin dëshmitarë sikundër komisionerët, vëzhguesit edhe të foltores të cilët nëse z. Koka është vërtet i interesuar mund ti pyeste.

Kjo është një tjetër gënjeshtër e ulët e atyre që nuk kanë lënë shpifje pa bërë, e atyre që me mashtrimet e tyre kanë kaluar çdo imagjinatë, aq sa janë bërë qesharake dhe objekt humori.

Shpresoj që dhe z.Koka të ketë rënë pre e dezinformimit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
  • Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  • Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
  • 10 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  2. Skypion on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  3. George on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  4. Torsten on I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri
  5. cuckold.lululu.win on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?