Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
AktualitetKronike

Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik

Published: August 1, 2026
Shpërndaje

Skënder Brataj dhe Edvin Prifti
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj mjekut Edvin Prifti, duke e akuzuar se po dezinformon opinionin publik dhe po dëmton shkencën mjekësore përmes, sipas tij, pretendimeve të pabazuara.

Brataj e nisi reagimin duke iu referuar një shprehjeje të historianit dhe komentatorit amerikan Victor Davis Hanson lidhur me Anthony Fauci, duke shkruar: “Dosjet zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik.” Më pas ai e përdori këtë formulim për të sulmuar Priftin, duke pretenduar se ai është bërë burim dezinformimi mbi pandeminë dhe vaksinat kundër COVID-19.

Në reagimin e tij, Brataj ironizon deklaratat që, sipas tij, pretendojnë se “të gjithë shkencëtarët që mësuan të vërtetën për COVID-19 u eliminuan”, duke shtuar se “i vetmi që mbijetoi është në Shqipëri”. Ai e akuzon Priftin për gjuhë denigruese ndaj kolegëve, mosrespektim të institucioneve shëndetësore dhe të drejtësisë, si edhe për sjellje megalomane.

- Publicitet -

Sipas Bratajt, humbja e jetës së mjekëve ndodhi përpara se vaksinat të ishin në dispozicion, ndërsa ai pretendon se pas vaksinimit të personelit shëndetësor, rastet fatale në këtë kategori pothuajse u zhdukën.

“Prandaj dua të ulëras!”, shprehet ai në reagimin e tij.

Brataj ndalet edhe te karriera profesionale, duke deklaruar se ka punuar në 11 spitale në Itali dhe sfidon Priftin duke e pyetur se ku ka ushtruar profesionin, përveç klinikës së tij. Ai shton se është i gatshëm të vërë në dispozicion karrierën dhe publikimet e tij shkencore.

Postimi i plotë i Skënder Bratajt:

Dosjet zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik.

Ditë ndarjesh, dezinformimi, dhe dëmtimi të shkencës mjekësore nga pseudoshkenca!

Mar shkas nga një përgjigje në rrjetet sociale të ditëve të fundit, dhe do ti përgjigjem me realitetin e hidhur të tij.

Titulli i mëposhtëm u shpërnda si rrufe në rrjetet sociale!

“The Fauci files reveal not just a sociopathic narcissist but also a pathological schizophrenic.”

(Dosjet e Faucit zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik).

Thënë nga Victor Davis Hanson një historian ushtarak dhe komentator politik konservator amerikan. Imagjinoni kush e vlerëson një mjek!

Po ashtu marr shkas nga titulli mëposhtëm.

“Të gjithë shkencëtarët që mësuan të vërtetën për COVID-19 u eliminuan.”

I vetmi qe mbijetoi është në Shqipëri!

I vetmi që nuk njeh koleg, i vetmi që mund të flasi për një tjetër mjek me këtë gjuhë denigruese, ofenduese, një mjek që nuk njeh institucione shëndetësore apo drejtësie, një megaloman që ka gjetur një mënyrë për të shmangur vëmendjen e statusit ku ka rënë, një profesor që del e shet barishte në TV sipas meje ndoshta:

“Dosjet e S…. zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik” që duhet kuruar!

Përgjigja:

Së pari: Dr. Bledi Nini, Dr. Arrjan Pushi, Dr. Drini Dr. Geri e dhjetra të tjerë do të kishin shpëtuar po të ishin vaksinuar! Nuk e patën fatin sepse humbën jetën para se vaksina të ishte në dispozicion! Pasi u vaksinua personeli mjekësor pothuajse nuk pati më humbje jete.

Prandaj DUA TE ULËRAS!

Së dyti: Unë kam punuar në 11 spitale në Itali, ju ku keni punuar veç strofullës që ndërtove me 100 marifete që fatmirësisht tani e drejton një profesionist i vërtetë?

Mund tju vë në dispozicion karrierën dhe publikimet shkencore!

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • demo says:
    August 1, 2026 at 5:32 pm

    Vaksinat kunder Covidit shpetuan shume jete.Une e kalova shume lehte fale vaksines.Per probleme shendetsore nuk i drejtohem magjistareve,Shamaneve,hoxheve,Konspiracionisteve.Drejtohem tek mjeku.Falenderoj Dr,infeksionist,Edmond Puca.

    Reply
    • Gazep Dapi says:
      August 2, 2026 at 10:26 pm

      Un se jalova fare e pa vax… çdo te thuash ti me kte?! Fakti qr u pranua qe nuk erdhi nga lakuriqi por nga lablrqtori eshte i frokshem e i rrezikshem

      Reply
  • 1thundrak says:
    August 2, 2026 at 11:56 am

    pa merak, degjo faucin qe flet me heshtje.

    Reply
  • Fshatari says:
    August 3, 2026 at 3:39 pm

    Me COVID in populli humbi pefundimisht besimin ne shkenca dhe demi eshte katastorfik po nuk u ndreq.
    Shkencetaret per arsye politke ( strategjike) genjyen dhe genjeshtra doli ne shesh. Politika kishte frike qe shkencetaret te thonin “nuk e dime por po e studojme” Politika me force i detyroj shkencetaret te genjejne “Ne e dime kete. Keshtu eshte….”
    Natyra njerezore nuk lejon vakum besimi. Kur besmi humbe vendin e saj e ze nje besim tjeter. Dhe ketu dollen lloj lloj sharlatanesh qe mbushen vakumin. Me e keqja eshte se genjeshtrat shkencore ne COVID ishin aq te medha ( nga distanca qe duhen mbajtur, tek maskat, nga mbyllja totale tek vaksinat, etj etj etj ) sa sharlatanet fituan besimin e popullit, sepse sharlatanet thane ( duke ja futur kot) thane gjera qe dolen te verteta, dhe keshtu kjo sherbeu si baze per tu dhene atyre besim.
    E vetmja menyre si kjo mund te zgjidhet sot eshte fusha e lire e debatit. Leri sharlatanet te debatojne lirshem me shkencen, dhe lere shkence pa nderhyrjen e politikes, te debatoj lirshem me sharlatanet. Shkencetart nuk duhet te kene frike te thone “Nuk e dime por po e studiojme”

    Reply
    • Five company says:
      August 5, 2026 at 4:29 am

      Ne mjekesi njihen 3 stade, te gjendjes se te semurit:
      1- Nje kulture dhe informacion i detajuar per semundjet, origjinen dhe mjekimet paraprake ku njihet shprehja qe : Ndihma e pare ne raste emergjente, ja japim vete vetes”!
      2- Stadi i dyte, mbas ndihmes paraprake duke shfrytezuar te gjithe bimet medicinale, diten 3 shkohet tek mjeku per diagnostikim, kur gjendja shendetesore nuk njeh permiresim.
      3 – Analize laboratorike, per ilacet qe te kene efektin e duhur dhe te mos te konsumohen si ” diete karamelesh”! Imunoeficenca, sa me pak ilace gjate jetes aq me i shpejte reagimi i organizmit..
      Antony Fauci eshte ne gjykim e siper, persa i perket masave gjate pandemise. Por edhe administrata e USA, ka ndryshuar taktike sipas ligjeve, kur keto “nuk mund te interpretohen”. Shkurt, qarte dhe sakte, ” Pranga ne duar dhe Ate e dime ne!”

      Reply
  • Esati says:
    August 3, 2026 at 6:31 pm

    Bobo cfare tonesh edhe cfare gjuhe e perdorur nga njerez qe kane “punuar në 11 spitale në Itali” dhe me “karrierën dhe publikimet shkencore”…
    Kjo eshte fatkeqesia e shqiperise. Profesioniste ose me integritet zero (Dr Prifti), etike zero (Dr Brataj), edhe shpeshhere me kombinime te ketyre tipareve.

    Reply
  • Artan says:
    August 4, 2026 at 1:21 am

    Problemi me shkencetaret, o Fshatari, ishte i dyfishte si te thuash. Se pari, shkenca tregoi se ka kufijte e saj, por shkencetaret nuk thane sic thua ti, “Nuk e dime… “, por thane me siguri qe “E dime”. Problemi qe e dinin ndryshe, ca gozhdes e ca patkoit. Ai francezi fitues i “Nobelit” per shembull, tha me siguri qe eshte i dale laboratori, i krijuar nga njeriu, te tjere shkencetare te shquar benin be e rrufe qe ishte natyror, i ardhur nga lakuriqet, piskuriqet, nuk ka rendesi. Problemi tjeter, mbase edhe me i madh, ishte politizimi, domethene shume prej shkencetareve, perfshi edhe kete veremliun, Faucin, ishte e qarte qe ndiqnin “agjenda politike”, sic i thone. Nuk duhet te jesh sharlatan per ta kuptuar nje gje te tille.

    Reply
  • Ca bohet,me te dhon men ky mrroklla says:
    August 4, 2026 at 2:05 am

    ore i pastroi leket ky E.Prifti?ato qenkishte ne zyre?nja 500.000 a 1 milion €?
    kush ka degjuar ndonjehere qe nje doktorr ne mbare boten te kete aq shume kesh poshte tavolines ke zyra?nivel zero woooow
    kokerr shkerdhate

    Reply
    • Fshatari says:
      August 4, 2026 at 1:54 pm

      Sharlatane njerezimi ka pature tere jeten ( qe nga njeriu i shpellave) por kur shkencetaret debatojne lirshem pa nderhyrjen e politikes, sharlatanet mbeten pa vlere. Kur politika nderhyn dhe ndalon debatin duke mbrojtur njeren pale te shkencetareve, ( palen qe ka te drejte apo jo, ska rendesi, sepse kur ka debat te lire asnje nuk e di kush eshte e drejte) atehere sharlatanet behen te fuqishem. Nuk quaj sharalatane ata qe thane se virusi ishte nga laboratori, as ata qe thane se 6 m distancve nuk ka vlere , apo maksat jane pa vlere, as ata qe thane qe mbyllja totale eshte e demshme, apo vaksina nuk te mbron nga COVID, por ta ben semundjne me te lehte. Quaj sharlatane ata qe flasin per microchips ne vaksinat apo ata qe flasin per qenie gjysem njeri e gjysem hardhuca qe drejtojne boten nga shpellat, te cilet edhe sot jane te besushem.

      Reply
  • demo says:
    August 4, 2026 at 2:48 am

    Nqs duhet gjetur nje pune e hajrit qe ka bere Edi Rama ne 14 vjet Regjim ,,,eshte sigurimi ne kohe i vaksinave anticovid,qe shpetuan popullin. Kete e ka bere.E urrej,,por i jap hakun.

    Reply
  • Artan says:
    August 5, 2026 at 2:37 am

    Per mua sharlatane ne kete rast jane ata qe mohojne COVID-in, kur ne e vuajtem mbi kurriz vete. Ajo qe diskutohet, sa mund te diskutojme, eshte a ishte pergjigjja me e mire e mundshme ajo qe u be, mbylljet (lockdown) a ku e di une cfare tjeter, dhe a ishin vertet efikase vaksinat, sic thote me entuziazmin e vet tipik fëminor demo, apo bene me shume deme sesa mire. Po edhe keto jane gjera qe mund te mos i dime kurre dhe vetem sa rrahim ujë në havan, sa për të shtyrë kokën.

    Reply
  • Artan says:
    August 5, 2026 at 8:03 am

    Edhe demo i currufjasuri flet për regjim të Ramës. Nuk e di a ka thënë edhe Ramaduro, si Qim Pyka e Skarypioni. Edvinin akuzoje për çfarë të duash, për hajdut, karagjoz, psikopat, sorrë(oist), “vëlla të Vuqiqit”, vetëm për regjim nuk e akuzon dot. Edhe 1 gamor si 1thundraku e di këtë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • DETAJET: Si ra në pranga Ergys Agasi bashkë me krahun e djathtë të Prodës, sekuestrohen disa çanta
  • Arrestimi i Ergys Agasit, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-kreut të Policisë së Shtetit
  • E FUNDIT: Arrestohet Ergys Agasi
  • Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur hungarez Péter Nádas

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?