Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
AktualitetKronike

Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Published: August 1, 2026
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me një video të publikuar në media dhe rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i dëmtuar lehtë në zonën pas Pallatit të Kulturës në kryeqytet.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të datës 29 korrik 2026 dhe është trajtuar menjëherë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në njoftim bëhet me dije se, pas sinjalizimit të marrë nga Salla Operative për një konflikt, efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar shtetasin italian me inicialet G. M., i cili kishte pësuar dëmtime të lehta sipërfaqësore. Në momentin e ndërhyrjes, pranë tij ndodheshin edhe dy shokët që e shoqëronin, ndërsa ndihmën e parë ia kishin dhënë punonjës të Policisë Bashkiake që ndodheshin në afërsi.

- Publicitet -

Më tej, sipas policisë, shtetasi italian është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas personelit shëndetësor dhe kartelës mjekësore, ai ka qenë i vetëdijshëm, jashtë rrezikut për jetën dhe me dëmtime të lehta në gjymtyrë. Megjithatë, pas marrjes së ndihmës së parë, ai është larguar me dëshirën e tij, pa përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe pa njoftuar stafin mjekësor.

Policia bën të ditur se shtetasi italian nuk ka pranuar të bëjë kallëzim për konfliktin apo të identifikojë personat që e kanë dëmtuar. Po ashtu, as dy personat që e shoqëronin nuk kanë dhënë informacion mbi rrethanat e ngjarjes.

Pavarësisht mungesës së kallëzimit, grupi hetimor ka vijuar hetimet. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se shtetasi italian ishte përfshirë në një konflikt me një grup të miturish në pjesën e pasme të Pallatit të Kulturës.

Policia e Tiranës thekson se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    August 2, 2026 at 4:07 am

    Po mblidhyni ate banden e te miturve,mu ne oborrin e komisarjatit faqe prinderve,i hyni me shpulla qe te mos preken te drejtat e te miturve, Nuk ka nevoje as per burg,as per ndalim.Edhe prindet do tju falenderojne.
    Se po i late pa ja ndezur turinjte,neser paisen me arme te ftofta,arme te ngrofta,bejne hatane.

    Reply
  • vlora says:
    August 2, 2026 at 5:32 am

    Si eshte rinia sot do jete atdheu neser.Po behemi fidanishte kriminelash.Duhet ngritur pa vonese SHKOLLA E VAGABONDEVE qe ishte dikur ne vitet e arta te Enverit

    Reply
    • Qerratai says:
      August 2, 2026 at 5:12 pm

      Në vitet e argjendta të Berishokracisë dhe Ramokracisë s’është e nevojshme té hapën shkolla të tilla, sepse vetë shoqëria e tashme shqiptarë asht një shkolle vagabondash ku teoria e praktika jepen falas, bash si ajri që frymënxirret…
      ☕☕

      Reply
  • 1thundrak says:
    August 2, 2026 at 3:21 pm

    Baballaret e ketyre jane biznesqena. Policia punon per ata.

    Reply
  • Qerratai says:
    August 2, 2026 at 5:13 pm

    Në vitet e argjendta të Berishokracisë dhe Ramokracisë s’është e nevojshme té hapën shkolla të tilla, sepse vetë shoqëria e tashme shqiptarë asht një shkolle vagabondash ku teoria e praktika jepen falas, bash si ajri që frymënxirret…
    ☕🥴☕

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • DETAJET: Si ra në pranga Ergys Agasi bashkë me krahun e djathtë të Prodës, sekuestrohen disa çanta
  • Arrestimi i Ergys Agasit, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-kreut të Policisë së Shtetit
  • E FUNDIT: Arrestohet Ergys Agasi
  • Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur hungarez Péter Nádas

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?