Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëborë deri në 50 cm, moti i keq izolon dhjetëra fshatra në juglindje të vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dëborë deri në 50 cm, moti i keq izolon dhjetëra fshatra në juglindje të vendit
AktualitetKronike

Dëborë deri në 50 cm, moti i keq izolon dhjetëra fshatra në juglindje të vendit

Published: January 13, 2025
Shpërndaje

Juglindja e Shqipërisë po përballet me një situatë të rënduar pas reshjeve të dendura të dëborës, të cilat kanë izoluar disa fshatra dhe kanë krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike. Trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 50 centimetra në zonat e thella malore, duke e bërë lëvizjen pothuajse të pamundur.

Në njësitë administrative të Pogradecit, reshjet kanë qenë më intensive, duke izoluar plotësisht fshatrat e Dardhasit, Proptishtit, Trebinjës dhe Velçanit. Komunikimi me rrugët që lidhin fshatrat Çerrave dhe Bucimas është jashtëzakonisht i vështirë.

Gjendja mbetet kritike edhe në bashkinë e Korçës, ku fshatrat e njësive administrative Lekas dhe Vithkuq janë tërësisht të bllokuara. Situatë e ngjashme raportohet në 11 fshatra të zonave malore të Kolonjës, si dhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Pustecit.

- Publicitet -

Probleme të shumta raportohen edhe në bashkinë e Maliqit, ku të gjitha fshatrat e njësive administrative Gore dhe Moglicë janë të bllokuara.

Ndërprerja e energjisë elektrike ka prekur mbi 800 familje, ndërkohë që 30 shkolla janë mbyllur për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Pavarësisht se të gjitha akset nacionale janë aktualisht të kalueshme, policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë të pajisur me goma dimërore gjatë qarkullimit në rrugët kryesore, si Korçë-Leskovik, Gorice-Kapshticë, Qafë Thanë dhe drejt fshatrave turistikë.

Institucionet lokale dhe ato emergjente po vijojnë punën për hapjen e rrugëve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët. Por se asnjëherë nuk ka ditur dhe as ka dashur…
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank
  • Socialisti paralajmëron të vetët: Po vazhduam kështu, ’97-a do na duket një ëndërr e bukur
  • VIDEO: Arrestime në rrugët e Tiranës, pas shpërndarjes në qendër, tentohet të shtypen me makina të rinjtë që vrapojnë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?