Ligjvënësit e Bashkimit Europian finalizuan marrëveshjen që dikton emetime zero për makinat e furgonët e rinj brenda një dekade, një ujdi kyçe kjo e cila e vendos Europën në trajketoren e një të ardhmeje të mbizotëruar nga automjetet elektrike.
Parlamenti Evropian, që përfaqësohej në këtë rast nga ligjvënësi holandez Jan Huitema, dhe Këshilli i BE-së, i përfaqësuar nga mbajtësja aktuale e presidencës europiane, Çekia, arritën marrëveshjen pas diskutimesh të gjata.
Fillimisht, ky u konsiderua si një nga propozimet legjislative me polemizuese të të ashtuquajturës Marrëveshja e Gjelbër e BE-së, por dosja e standardeve të CO2 përparoi me shpejtësi, duke zënë vendin e parë të paketës së miratuar nga shtetet anëtare dhe Parlamenti.
Legjislacioni kërkon që të gjitha makinat dhe furgonët e rinj të shitur në BE të kenë emetim zero deri në vitin 2035, çka ndalon efektivisht shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë që funksionojnë me teknologjinë e motorëve me djegie.
Shefi i BE-së për klimën, Frans Timmermans, i cili mori pjesë në negociatat e mbrëmjes, tha se marrëveshja dërgon një sinjal të fortë për industrinë dhe konsumatorët.
“Europa po përqafon në këtë mënyrë kalimin drejt lëvizjes me emetim zero. Prodhuesit europianë të makinave tashmë po dëshmojnë se janë gati të hedhin hapa konkretë, ndërsa makinat elektrike po bëhen gjithmonë e më të përballueshme në treg”, tha ai.
Ndërsa ministri çek i Industrisë dhe Tregtisë Jozef Síkela u shpreh se marrëveshja “do t`i hapë rrugën një industrie moderne dhe konkurruese të automobilëve në BE”.
Ligjvënësit ranë dakord gjithashtu për një objektiv të përkohshëm që parashikon reduktimin me 55% të emetimeve të CO2 deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2021 për makinat dhe një reduktim prej 50% për furgonat./Top Channel
a.m/dita

KEtu ka shume probleme dhe Europa po ia fut vetes me lezet, sepse ja i beri Europa makinat elektrike te gjitha, po Kines cfare do t’i beje, po Indise, po SHBA, po Rusise? Kjo eshte si me i ndalu pordhet kalamanit 10 vjeç, e me lone babin, gjyshin dhe gjyshen te pjerdhin ne gjithe shtepine. E dyta, edhe makinat elektrike do te furnizohen me energji elektrike, ndotja e mjedisit do te varet shume nga menyra se si prodhohet kjo energji, dhe nqs kjo energji prodhohet me qymyr ose hidrokarbure eshte si me thone ia kena heq Lenes, ia kena vu Prenes. E treta, prodhimi i baterive te ketyre makinave shoqerohet me ndotje te ambjentit perfshi ketu edhe depozitimin e baterive te dala jashte perdorimit qe me kimikatet qe permbajne jane ndohtes te medhenj. Megjithate kur e bejne politikanet, populli do ta haje se s’ka c;ben. Ju bofte mire gjeli i detit.
Pikpytja e dyfishte:
Bota Demokratike i ka lejuar Kines Komuniste te prodhoje energjine elektrike pa asnje afat kohor me TEC qe jane kryesisht me qymyr pa asnje kontroll per emetimet dhe helmet qe nxjerrin nga oxhaqet e tyre komuniste dhe i hedhin ne atmosferen e Tokes qe eshte e perbashket per te gjithe popujt e Botes, Kina Komuniste eshte prodhuesi kryesor i paneleve diellore me cmim te arsyeshem, prodhim qe e kryen totalisht me energjine qe perdor nga TEC me qymyr, prandaj kjo eshte sic e vini ju ne dukje ne nje forme me te kuptueshme per miletin dru me pre, si me “Ja heq Lenes dhe me ja fut Prenes”, aq me shume se energjia elektrike deri ne vitet 2030 ne BE dhe Bote do te vazhdoje te prodhohet me TEC me qymyr, gaz apo me atom, sepse panelet diellore jane “lodra” energjie palo gje qe zaptojne dhe asgjesojne token e bukes dhe sistemet eolike qe i kane pelqyer Balluku e Edvinit jane si Mullinjte me ere te Sanco Pances.
por:
PSE BE PO NGUTET NE VENDIMET E SAJ PER TE ZEVENDESUAR MAKINAT ME NAFTE DHE BENZINE?
kur:
Gjermania po rikthen TEC me qymyr dhe Centralet Atomike qe i ka konservuar shume kohe me pare dhe Bota po perjeton krizen e gazit natyror nga lufta e Putinit ne Ukraine? Kjo eshte nje ceshtje qe nuk ka akoma pergjigje dhe mua me duket si nje shprese e deshperuar dhe e pa koordinuar per te shpetuar jeten ne planetin tone. Ndofta shkenca do te perparoje per motoret me hidrogjen dhe atehere situata do te ndryshoje dhe BE do te heqe dore nga kjo marri dhe per ta mbyllur pergezime per komentin e sakte dhe shterues ne kete forum te nerum te gazetes DITA.
Dakort se gjate 20 viteve te ardhshme energjia elektrike do kushtoje 3 here me shume. Cdo gje po behet per te fituar kompanite e medha