Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deklarata e Zelenskit në OKB, kryeministri polak: Ai nuk duhet ta ofendojë më kurrë Poloninë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Deklarata e Zelenskit në OKB, kryeministri polak: Ai nuk duhet ta ofendojë më kurrë Poloninë
BoteKryesore

Deklarata e Zelenskit në OKB, kryeministri polak: Ai nuk duhet ta ofendojë më kurrë Poloninë

Published: September 24, 2023
Shpërndaje

Në mospajtime e sipër lidhur me tregtinë për grurin, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki i ka shtuar kritikat ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me fjalimin e këtij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Dua t’i them presidentit Zelensky se ai nuk duhet t’i ofendojë më kurrë polakët, siç e ka bërë gjatë paraqitjes së tij në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Morawiecki, sipas agjencisë së lajmeve PAP.

Kjo retorikë e ashpër vjen teksa Polonia është vetëm disa javë larg zgjedhjeve parlamentare – të planifikuara për 15 tetor.

- Publicitet -

Polonia tha më herët se nuk do ta armatosë më Ukrainën dhe në vend të dërgimit të armëve atje do të përqendrohet në mbrojtjen e vet.

Lideri ukrainas tha se disa shtete vetëm po pretendojnë se po mbështesin shtetin e tij, që po synon të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.
Varshava i konsideroi ofenduese këto deklarata.

Polonia ka qenë një prej mbështetësve më të vendosura të Ukrainës pasi Rusia nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022.

Komisioni Evropian ka marrë vendim së fundmi për të mos e vazhduar ndalesën ndaj importeve të grurit ukrainas, masë e zbatuar nga Polonia, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria.

Ukraina padit fqinjët evropianë për ndalesën në importet ushqimore

Mirëpo, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria, kanë vendosur më pas që të vendosin vetë masa kufizuese, duke thënë se kanë nevojë t’i mbrojnë bujqit e tyre nga konkurrenca që rritet dukshëm prej importeve të Ukrainës.

Duke aluduar në këtë temë, Zelensky ka thënë në OKB, se është i alarmuar nga “teatri politik” për importet e grurit nga ana e vendeve aleate, të cilat po veprojnë në të mirë të Moskës.

Morawiecki ka thënë se prioritet i Evropës duhet të jetë në armatosjen e vetes dhe duhet të ofrojë ndihmë përmes transportimit të armëve në Ukrainë.

Ukraina është prodhuese e madhe e grurit, mirëpo ka probleme në eksportim të sasisë, pasi Rusia ia ka pamundësuar qasjen në portet e saj në Detin e Zi.

Lufta e Rusisë në Ukraine ka nisur që 19 muaj.

Për shkak të luftës, eksportet, që dikur janë transportuar prej porteve detare, tani janë bllokuar thuajse krejtësisht.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. Anonymous on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Cirk dhe bukë on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?