Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deklaratat e Kurtit për Lajçak, reagon BE: Nuk i komentojmë akuzat e pabaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Deklaratat e Kurtit për Lajçak, reagon BE: Nuk i komentojmë akuzat e pabaza
AktualitetBote

Deklaratat e Kurtit për Lajçak, reagon BE: Nuk i komentojmë akuzat e pabaza

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cilësoi si “akuza të pabaza” pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke theksuar se ky i fundit ka mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të bllokut.

Kurti më 18 shtator deklaroi në Prishtinë se gjatë takimit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – Lajçak ishte “pozicionuar” kundër Kosovës.

Kryeministri kosovar tha se gjatë këtij takimi – që përfundoi pa një rezultat – dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

- Publicitet -

Kurti tha se Lajçaku “ka deformuar” procesin e dialogut, duke pretenduar se ai nuk është përqendruar në zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes drejt normalizimit , por ka lejuar “që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave një herë, e pastaj shohim”.

Marrëveshja që Kurti iu referua është arritur më herët gjatë këtij viti. Ajo nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

Stano është pyetur nga gazetarët se si mund të vazhdojë dialogu në këtë format pasi Kurti hapur ka shprehur mosbesim ndaj lehtësuesit të procesit, të cilin nuk e ka konsideruar si neutral dhe të paanshëm.

“Sa i përket deklaratave të Kurtit, ne nuk i komentojmë ato, sidomos kur përmbajnë akuza të pabaza. Mendoj se shtetet anëtare të BE-së në vazhdimësi e kanë përsëritur shumë qartë mbështetjen e tyre të plotë për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, sikur edhe për përfaqësuesin e lartë [Josep Borrell]. Ata plotësisht mbështesin përpjekjet e tyre që Kosovës dhe Serbisë t’iu ndihmohet të arrijnë në fazën kur të normalizojnë raportet mes tyre”, tha ai.

Sipas Stanos, mbështetja e fundit për lehtësuesit e dialogut, Borrell dhe Lajçak, ka ardhur përmes komunikatës së lëshuar në emër të 27 shteteve të bllokut më 19 shtator.

“Kjo do të thotë se është një deklaratë e miratuar nga ministrat e Jashtëm të 27 shteteve anëtare. Dhe kjo deklaratë saktësisht nënvizon pritjet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë dhe si të ecet përpara në dialog”, tha Stano, duke theksuar se në deklaratë në mënyrë “eksplicite kërkohet nga Kosova dhe Serbia të ecin me zbatimin e obligimeve të tyre pa vonesa të reja”.

Në këtë deklaratë, që u lëshua pasi Borrell u takua në Nju Jork me kryediplomatët evropianë, BE-ja kërkoi edhe themelimin pa vonesa të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për Asocacionin, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013. Por, Prishtina nuk e ka zbatuar atë, duke shprehur frikën se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

Ndryshe, pas takimit më 14 shtator, nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti në Bruksel tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Sipas Vuçiçit, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit… ky është thelbi i gjithçkaje”. /REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?