Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dekreti Rus\ Ukrainasit që refuzojnë të marrin shtetësinë ruse do të dëbohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dekreti Rus\ Ukrainasit që refuzojnë të marrin shtetësinë ruse do të dëbohen
AktualitetBote

Dekreti Rus\ Ukrainasit që refuzojnë të marrin shtetësinë ruse do të dëbohen

Published: April 28, 2023
Shpërndaje

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që lejon dëbimin e banorëve të territoreve ukrainase të aneksuara paligjshëm, të cilët refuzojnë të marrin shtetësinë ruse.

Dekreti, që u publikua në ueb-faqen zyrtare ruse për informacione ligjore, thotë se ukrainasit që jetojnë në territoret e aneksuara ose duhet të bëhen shtetas rus ose zyrtarisht të refuzojnë shtetësinë.

- Publicitet -

Sipas dekretit, këta banorë, “që shprehin dëshirën e tyre që të mbajnë shtetësinë ekzistuese apo të mbesin pa shtetësi” dhe nuk bëjnë betimin për marrjen e shtetësisë ruse, do të “konsiderohen të huaj” duke nisur nga 1 korriku i vitit 2024.

Banorët e territoreve të aneksuara, që marrin statusin e shtetasve të huaj apo qytetarëve pa shtetësi dhe kërcënojnë “sigurinë kombëtare” të Rusisë, mund të jenë subjekt i dëbimit nga Rusia.

“Ata që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare, avokojnë për ndryshime të dhunshme të rendit kushtetues, financojnë aktivitete terroriste dhe ekstremiste apo marrin pjesë në aktivitete të paautorizuara” mund të dëbohen, thuhet në dekret.

Për më tepër, qytetarët që kanë jetuar në territoret e okupuara ukrainase në ditën kur ato janë aneksuar, dhe qytetarët që paraprakisht kanë jetuar në këto territore dhe janë zhvendosur në Rusi, por që kanë deklaruar se duan të mbajnë shtetësinë ukrainase, po ashtu do të konsiderohen të huaj, thuhet në dekret.

Putin më 30 shtator të vitit 2022 nënshkroi dokumentet për të formalizuar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës. Këto rajone janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Para kësaj, Moska mbajti referendume të rreme në këto katër rajone, rezultatet e të cilave u refuzuan gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.

Të katër rajonet, së bashku me Krimenë që Moska aneksoi paligjshëm më 2014, përbëjnë rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës. Në këto territore përfshihen disa nga pjesët më të industrializuara të Ukrainës./REL/

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin
  • 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë, investimet e nisura nga administrata Veliaj përfundojnë në vitin e ri shkollor
  • Vijon ngërçi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, një tjetër kandidate kërkon largimin e anëtarit të KLP-së
  • Tension me grupe protestuesish në kryqëzimin kyç të kryeqytetit, shoqërohen disa prej tyre
  • Nis viti i ri shkollor: Mbi 340 mijë nxënës në gjithë vendin, 25 mijë për herë të parë në banka

Komentet e Fundit

  1. Jeniceri on Pacolli në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  2. Gjyshi on Nis viti i ri shkollor: Mbi 340 mijë nxënës në gjithë vendin, 25 mijë për herë të parë në banka
  3. Drini on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino
  4. rapsodi popullor on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Detari on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?