Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Delegacioni i Hamasit në Kajro për të shqyrtuar propozimin e Egjiptit për paqen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Delegacioni i Hamasit në Kajro për të shqyrtuar propozimin e Egjiptit për paqen
AktualitetBote

Delegacioni i Hamasit në Kajro për të shqyrtuar propozimin e Egjiptit për paqen

Published: December 29, 2023
Shpërndaje

Një delegacion i lartë i zyrtarëve të Hamasit pritej të shkonte në Kajro të premten, ku do të shqyrtonte propozimin për paqe të Egjiptit, të hartuar me synimin që t’i japë fund luftës ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Plani egjiptian, që ka tre faza, bën thirrje për lirimin e pengjeve të Hamasit të rrëmbyera me 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin dhe lirimin e të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli, vendosjen e një armëpushimi që do t’i jepte fund luftës, formimin e një qeverie palestineze të përbërë nga profesionistë, për të qeverisur Gazën e pasluftës.

Hamasi dhe Xhihadi Islamik, dy grupet militante që luftojnë kundër Izraelit, kanë parë kopje të propozimit që javën e kaluar, sipas raportimeve.

- Publicitet -

Ushtria e Izraelit vazhdoi sulmet ajrore dhe operacionin tokësor kundër Hamasit në pjesën veriore, qendrore dhe jugore të Gazës të premten. Banorët thonë se vendbanimet në kampet e refugjatëve Nuseirat dhe Maghazi, që gjenden në pjesën qendrore të Gazës, janë goditur gjatë natës. Luftime të ashpra janë raportuar edhe në kampin e refugjatëve Bureij.

Luftime më të ashpra janë raportuar në qytetin jugor Khan Younis. Një bombë izraelite goditi një shtëpi në muzg të enjten, duke lënë tetë palestinezë të vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Në kampin Maghazi tre palestinezë janë vrarë dhe gjashtë janë lënduar nga një sulm me raketë ndaj një shtëpie, sipas Kryqit të Kuq palestinez.

Tanket izraelite janë parë në afërsi të Bureij-it. Hamasi publikoi një video që tha se tregon pjesëtarët e grupit duke sulmuar tanket dhe forcat izraelite në lindje të Bureij-it. Agjencia e lajmeve Reuters tha se nuk e kishte verifikuar vërtetësinë e videos.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Filip Çakuli: Urgjenca e SPAK-ut për ta bërë publik arrestimin e kreut të SHISH fsheh një hall të madh
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  • Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën
  • GJKKO urdhëron fillimin e hetimeve në Rrjoll, pas kallëzimit të banorëve

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?