Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dënohet me burg ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal shpërthen në lot në gjykatë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Dënohet me burg ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal shpërthen në lot në gjykatë
BoteKronike

Dënohet me burg ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal shpërthen në lot në gjykatë

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, shpërtheu në lot këtë të enjte teksa u dënua me 50 muaj (4 vite e 1 muaj) burg federal për bashkëpunim me një oligark rus për t’iu shmangur sanksioneve amerikane. 55-vjeçari McGonigal, u urdhërua të burgoset deri më 26 shkurt 2024, si dhe tre vjet lirim me kusht pas burgut dhe u gjobit me 40,000 dollarë.

McGonigal, i cili drejtoi divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në 2018, u deklarua fajtor për akuzën në gusht të këtij viti.

“[McGonigal] e dinte mirë se veprimet e tij shkelnin ato sanksione”, tha gjykatësja federale e Manhatanit Jennifer Rearden ndërsa jepte dënimin.

- Publicitet -

“Përballë asaj njohurie, zoti McGonigal vazhdoi përpara”, shtoi ajo, duke e quajtur atë një “rrezik të madh për sigurinë kombëtare”. Ironikisht, përpara se të binte në grackën për lidhjet me Rusinë, McGonigal ndihmoi byronë të hetonte lidhjet e supozuara të ish-presidentit Donald Trump me Moskën.

Ish agjenti i FBI-së u përball me një akuzë të vetme për komplot për të pastruar para dhe për të shkelur Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave, i cili parashikonte një maksimum prej pesë vitesh burg.

“Duke marrë përgjegjësinë për veprimet e mia dhe duke reflektuar mbi situatën time, unë njoh dhimbjen dhe zhgënjimin që i kam sjellë vetes, familjes sime”, tha McGonigal gjatë një ndjese emocionale.

Pas largimit të tij nga FBI në 2019, McGonigal u punësua nga një firmë ligjore që luftonte sanksionet ndaj oligarkut Deripaska. Gjatë pranimit të fajit, McGonigal pranoi se kishte mbledhur rreth 17,500 dollarë duke ndihmuar Deripaskën të luftonte një oligark rival.

Ato para u transferuan nga një bankë ruse me seli në Qipro në një firmë në New Jersey në pronësi të një prej shokëve të McGonigal përpara se të mbylleshin në llogarinë e tij bankare.

Prokurorët u përpoqën ta konsideronin McGonigal si të motivuar nga lakmia, duke vënë në dukje se gjatë kohës që ai punoi për Deripaska, ai kishte rreth 850,000 dollarë të ardhura, si dhe një apartament në Manhattan dhe Mercedes. Në një rast tjetër, McGonigal u padit nga prokurorët e DC-së për dyshimin se kishte fshehur marrjen e 225,000 dollarëve nga një ish-anëtar i shërbimit inteligjent të Shqipërisë.

Në atë rast, ai u akuzua gjithashtu se kishte marrë pjesë në një takim sekret me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa ishte në FBI. Ai pranoi fajësinë për një akuzë të vetme të fshehjes së materialit në atë rast në shtator, ndërsa dënimi do të jepet në shkurt.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Ymer Gël Baze interview nga ahurët e Pështanit on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?