Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dënohet Naser Kelmendi, i cilësuar si “bosi i drogës në Ballkan”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dënohet Naser Kelmendi, i cilësuar si “bosi i drogës në Ballkan”
AktualitetKosovë

Dënohet Naser Kelmendi, i cilësuar si “bosi i drogës në Ballkan”

Published: May 18, 2023
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj Naser Kelmendit për trafikim me narkotikë.

Kelmendi u dënua me 4 vjet e 8 muaj burgim, njoftoi kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini.

Ajo tha në dënim, do të llogaritet edhe koha që Kelmendi ka kaluar në paraburgim.

- Publicitet -

“Koha e kaluar në privim lirie nga data 13 maj 2013 deri më 27 qershor 2017, si dhe nga data 1 shkurt 2018 deri më 24 korrik 2018, do të llogaritet në shqiptimin e dënimit”, tha Çerkini.

Aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit, shkruan rel.

Më 2018, Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor Kelmendin për posedim të paautorizuar të narkotikëve me qëllim të shpërndarjes së tyre dhe e dënoi e 6 vjet burgim. Në pikat e tjera të aktakuzës, që përfshinin akuza për krim të organizuar dhe vrasjen e Ramiz Delaliqit – shtetas i Bosnjës – Kelmendi u shpall i pafajshëm.

Megjithatë, po atë vit, Gjykata e Apelit kishte kthyer në rigjykim pikën për të cilën Kelmendi u shpall fajtor.

Kelmendi, i lindur në Pejë, është shtetas i Bosnjë e Hercegovinës dhe fillimisht ishte arrestuar më 2013 nga Policia e Kosovës, bazuar në një urdhërarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet boshnjake.

Më 2012, Departamenti amerikan i Thesarit identifikoi Kelmendin nën Aktin për bosët e narkotikëve të jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rritje pagash për policinë e Shtetit, ministri zbulon se cila kategori do të përfitojë
  • 29 tetor 2026
  • “Mos i kurseni!”
  • Aksidenti tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave të shpejtësisë së lartë
  • Projektligji për Buxhetin 2027, PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. Edi on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  4. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  5. rapsodi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?