Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Çmimet e rrjetit gjerman, shumë herë më të larta në Shqipëri se në Gjermani. Pse ndodh kjo dhe çfarë duhet bërë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Çmimet e rrjetit gjerman, shumë herë më të larta në Shqipëri se në Gjermani. Pse ndodh kjo dhe çfarë duhet bërë
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Çmimet e rrjetit gjerman, shumë herë më të larta në Shqipëri se në Gjermani. Pse ndodh kjo dhe çfarë duhet bërë

Published: January 2, 2026
Shpërndaje

Nga Johana Lubonja

Ky denoncim prek një çështje reale dhe shqetësuese për konsumatorin shqiptar.

Së pari duhet thënë që nuk është vetëm perceptim subjektiv. Janë studime të pavarura që kanë gjetur se në Shqipëri çmimet e disa produkteve bazë janë dukshëm më të larta se mesatarja e BE-së.

- Publicitet -

Diferencat e mëdha të çmimeve, sidomos për produkte të njëjta të një rrjeti të njëjtë tregtar të indinjojnë. Sigurisht, bëhet më acaruese kur e di që raporti mes pagave dhe çmimeve, është shumë më i pafavorshëm në Shqipëri sesa në BE.

Por pse ndodh kjo?

Ka faktorë objektivë që ndihmojnë ta shpjegojmë situatën. Taksat e larta dhe TVSH në Shqipëri, kostot e transportit e logjistikës, mungesa e konkurrencës efektive në treg, janë tre prej tyre.

Pra vijmë prapë te roli i shtetit si arbitër dhe mbrojtës i munguar i interesave tona.

Kjo do të thotë se denoncimi i qytetarit është i drejtë si shqetësim konsumator, por nevoja reale është të shikohen faktorët ekonomikë, më gjerësisht. Pas kësaj, të kërkohet zbatimi i ligjeve që ndalojnë praktikat tregtare të padrejta.

Kjo temë meriton debat publik nga gazetarët e Ekonomisë dhe reagim institucional, jo vetëm komente apo video personale në rrjete sociale.

Kjo është videoja e publikuar nga faqja VOX që nxiti këtë shënim:

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
30 Comments
  • ATSH says:
    January 2, 2026 at 9:25 am

    Prandaj është i pa jetueshem ky vend hajdutesh e alabakesh ku vetëm shtet nuk sheh. Keni parë ndonjë opozitar gazetar shoqëri civile të protestoj për monopolin e çmimeve( jo vetëm ushqimore) me te larta se në BE? Për sigurinë ushqimore apo rrugore? Aty ku dhjet qeni macja e miu shet njeriu ulur në bythe njeriu flet njeri? Për trafikun pa zgjidhje? Për makinat luksoze që helmojnë ambientin e që importohen ku në fakt janë për varreza? Për qytetet shqiptare që janë kthyer në geto ku nuk parkon dot një biçikletë? Per trotuaret(ato pak të mbetur) e zëna nga lloj lloj matrapazi? Vetëm për kullat e larta dëgjon.. sepse vetëm aty ka për të gjithë për të kafshuar një copë. Ju dhjefsha demokracine e tregun e lirë, shkerdhata!

    Reply
  • Detari says:
    January 2, 2026 at 9:45 am

    keshtu eshte kur vet nuk prodhon asgje. Gjithe shtete perreth kane produkte vendase.

    Reply
  • Vl says:
    January 2, 2026 at 9:47 am

    Me kete popull qe kemi ne mire n’a e bejn.
    Po te jet per PS e PD aty ne ke ne shesh .

    Reply
  • titi says:
    January 2, 2026 at 9:55 am

    TURP TE PASUROHESH NE KURRIZ TE KETIJ POPULLI TE VARFER ,,,, ska justifikim jo dogana jo kjo jo ajo sepse produktet me shumice dihet qe blihen me lire,,,,,TURP

    Reply
  • Labi says:
    January 2, 2026 at 9:58 am

    E ka pare me vonese,kemi vite qe i dime,mjafton te shikosh ligjin e fundit per doganat e makinave,perfundimisht ate shtet e drejtojne oligarket,Sbqiperia nuk prodhon makina,pse duhet te shkoj dogana ne ato perqindje,jane mbushur concesionaret e halabakeve oligarke,tani duhet te paguaj populli,aq sa kane ngel ne Shqiperi.Lexova nne lajm lara disa ditesh,sy lersonave te debuar per vjedhje ne Belgjike nuk u konfiskohej pasuria,gjykata i hoqi sekuestron,jane keta ordinere qe sot Shqiptaret e Belgjikes kane turp te thone se jane Shqiptare,ai vend ka marre fund ju ka thare rrenja,ka vdekur nderi e morrali,njerz pa nje dite pune shetisin rrugeve te Tiranes me makina 100 000 euro,edhe vendet e Amerikes latine nuk jane ne ate derexhe.

    Reply
  • lola says:
    January 2, 2026 at 9:58 am

    KURAJO E KETIJ QYTETARIT ME ZE E FIGURE ESHTE E ADMIRUESHME,

    Reply
  • qytetari i vjedhur says:
    January 2, 2026 at 10:24 am

    Eshte me se e vertete ajo cka deklaron qytetari ne video. Ajo qe dua te shtoj eshte se shitja e produkteve te importit me cmime me te larta se ato ne vendet e origjines eshte nje fenomen i hidhur qe verhet dhe ne shume prej supermerketeve ne Tirane dhe Durres. Piku i abuzimit arrihet me cmimet e mallrave ushqimore qe importohen me rastin e festave te fundvitit. Nje shembull dhe me idhimbshem eshte dhe ai i laboratoreve private qe kryejne analiza ku cmimet jane deri 5fish me te larta sesa ne vendet e BE-se. Shembull konkret eshte ai i laboratorit SYN Lab ne Durres ku cmimet per nje analize jane 5fish me te larta se sa ne psh. ne Belgjike. Ku eshte shteti? Apo heshtet per shkak te pazareve te qelbura qe bejne zyrtere te MSH?
    Puseta e abuzimeve me cmimet eshte shume me e thelle nga ajo cfare duket…..

    Reply
  • Ela says:
    January 2, 2026 at 10:27 am

    Mos shkoni te blini

    Reply
  • lola says:
    January 2, 2026 at 10:32 am

    bravo ELA ,,,,MOS SHKONI TE BLINI,,,,,,,

    Reply
  • xyz says:
    January 2, 2026 at 10:50 am

    Edi Rama nuk do të vendosë rregulla. Se pengohet tregtia e lirë! Ai nuk lufton as monopolet e tregtarëve që i rrisin çmimet sa të duan. Nuk ndihmon po ashtu prodhimin e brendshëm, i cili konkurrohet nga ai i fqinjëve. Ai i lë gjërat të rrjedhin vetë, meqë është “liberal” në ekonomi! Shikoni si u bë Kina superfuqi ku shteti komandon dhe kontrollon gjithçka. Duhet nxitur konkurrenca dhe luftuar monopolet, duhet shtuar prodhimi i brendshëm. Duhen rritur dhe stërritur taksat për makinat e përdorura, ndryshe Shqipëria do të përfundojë e tëra në një “varrezë” makinash. Ka shumë punë për të bërë. Së pari duhet shkatërruar dueti Berisha – Rama. Po kush do të dalë t’i zëvendësojë?! Llapaj dhe Shehaj?! Mos o Zot.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    January 2, 2026 at 11:29 am

    Teknikisht e profesionalisht PYETJA duket e shtruar SAKTE dhe QARTE! > : ‘Por pse ndodh kjo? ‘ > ndersa pergjigjia i eshte larguar preambulit > ‘ Së pari duhet thënë që nuk është vetëm perceptim subjektiv. Janë studime të pavarura që kanë gjetur se në Shqipëri çmimet e disa produkteve bazë janë dukshëm më të larta se mesatarja e BE-së. ‘, ….. rrotullohet ne persiatje te tymosura duke rreshqitur jo vetem ne pasaktesira e ne te paverteta ( ‘ Ka faktorë objektivë që ndihmojnë ta shpjegojmë situatën. Taksat e larta dhe TVSH në Shqipëri, kostot e transportit e logjistikës, mungesa e konkurrencës efektive në treg, janë tre prej tyre. ‘ ), por me keq PA I BALLAFAQUAR ATO ME ASNJE TE DHENE KONKRETE TE ZINXHIRIT IMPORTUES>>> BLERJE/TRANSPORT/KRAH PUNE/TVSH/TAKSA/KOSTO LOGJISTIKE/RUAJTJE/SIGURIE/ASIKRACIONESH, ETJ, ETJ ….
    —————
    Gangrena ne tregun shqiptar eshte se CMIMI FINAL I SHITJES (ne pjesen derrmuese!) IMPONOHET DUKE APLIKUAR ARITMETIKEN OTTOMANO-BIZANTINE, pra DUKE E VENE KONSUMATORIN (INDIVID e/o FAMILJE) SIKUR TE SHKONTE E T’I BLINTE E T’I SILLTE VETE PRODUKTET NE SHQIPERI/SHTEPI nga GJERMANIA, ITALIA, GREQIA, … ….. …. E NGA KUDO!!!!
    ————-
    NDRYSHE, ASNJE LLOGJIKE FINANCIARE NE ZINXHIRIN E VEPRIMEVE TE KRYERA, NGA BLERJA NE FABRIKE e/o GROSIST I PRODUKTEVE, EDHE NE RASTIN ME TE MIRE KUR JANE RUAJTUR E RESPEKTUAR PLOTESISHT PARAMETRAT E CILESISE SE NJEJTE, NUK I JUSTIFIKOJNE CMIMET ME TE LARTA, E JO ME SHUMEFISH TE LARTA?! >>> —- DHE KONKRETISHT:
    1. – TVSH-ja ne faturat e importit nuk pagujet;
    2. – Kostot e transportit e te krahut te punes qe lidhet me te, ne pjesen derrmuese kryhet nga shofere e mjete shqiptare, te cilet paguhen shume me lire;
    3. – Kamionet qe sjellin mallrat ne Shqiperi, si praktike pune e toleruar….., mbingarkohen nga 30% deri ne 50% me shume se normat teknike, dmth se transportuesit gjermane, italiane, etj, etj, duke ulur ne menrye drastike JO VETEM KOSTOT E TRANSPORTIT, POR EDHE ATO TE DEKLARIMIT DOGANOR/TATIMOR, etj, etj;
    4. – Kostot e sigurimeve teknike si dhe ato per punetoret e transportit, por edhe te magazinave, marketeve, etj paguhen ne minimum ose nuk paguhen fare;
    5. – kostot e impianteve ruajtese jane shume here me te lira;
    6. – kostot e pastrim/mirembajtjes (kur ajo behet ne cilesine e njejte me Gjermanine, Italine, …etj) jane shume te lira;
    7. – kostot e energjise elektrike (kur ajo paguhet rregullisht e plotesisht si ne Gjermani … ….) jane shume me te lira;
    8. – kostot e sherbimeve ndihmese nga te dyte e nga te trete, jane shume te lira;
    9. – pagat dhe sigurimet shendetsore e shoqerore te (kur ato paguhen rregullisht e plotesisht … … …) jane shume here me te lira ….. ….. ……
    PER TE GJITHA KETO KA TABELA TE SAKTA MBI TE CILAT MUND TE BEHEN PERLLOGARITJET PER PRODUKT.
    NGA ANA TJETER, ESHTE E DOMOSDOSHME TE MERREN DOKUMENTACIONET PRANE ZYRAVE DOGANORE E TE VERFIKOHEN, … E KESHTU ME RADHE, PER NE NE CDO HALLKE E INGRANAZH TE ZINXHIRIT KU NDERTOHEN CMIMET FINALE.

    Reply
  • I gjithe pushteti Sovjeteve says:
    January 2, 2026 at 11:34 am

    Pse ndodh kjo? Sepse Edi Rama ka vendosur nje rregull – monopolin ne c’do gje e ne gjithcka!
    Duke shkelur me dy kembe kesisoj ligjin baze te ekonomise tregut – konkurencen e lire.
    Sot te sjellesh mall per ta tregtuar konform rregullave e te paguash gjithe detyrimet, do te vijne te detyrojne ta harrosh ate pune, se monopolin e ka X a Y kusheri, baxhanak a farefis i X a Y pushtetari.
    Kjo ka bere qe cmimet te jene me te lartat ne rajon se Konkurenca e lire ka vdekur e bashke me te dhe ekonomia tregut.

    Reply
  • Toni says:
    January 2, 2026 at 11:40 am

    Ndaj edhe e ka shtojcen Lala dhe nuk quhet vec Rossman! Kjo tregon qarte se si funksionon korrupsioni ne Shqiperi. Per zotin Rossman sigurisht qe do te ishte me mire te hapte vete filialet e firmes se tij ne Shqiperi, sikurse ka bere edhe kudo gjetke. Por ai nuk mundi te cante dot ne lukunine e ujqve te ketushem, ndaj edhe pranoi qe Lala te bente ndermjetesimin dhe diferenca e cmimit shkon pjeserisht ne xhepat e Lales, por akoma me shume ne xhepat e atyre qe i dhane lejen dhe e ruajne nga ndonje “rreng” qe mund te beje konkurrenca. Te shpresojme qe LIDL te mos ndjeke te njejten rruge, se pastaj edhe Lales do t’i ngushtohet laku, se me LIDL nuk mund te konkurroje dot me cmimet skandaloze qe ka (te pakten 50% me shtrenjte se ne Gjermani).

    Reply
  • Na myten says:
    January 2, 2026 at 11:54 am

    Johana cdo jave shkruan nga nje artikull te tille dhe prape s’e kupton pergjigjen:
    MONOPOLI – shkruhet ne te gjitha manualet e kapitalizmit se cfare efekti ka ne çmime.
    Monopolet dhe marreveshjet mes atyre qe i zoterojne mbajne cmime te larta ne treg.
    Do te ndihmosh shqiptaret: Bej nje investigim dhe zbuloje!
    Mos bej artikuj si Liza ne Botën e Çudirave si me qenë komentues gazetash!
    Ose kjo eshte gjobë e rradhës se ju gazetaret e njihni kete lloj loje dhe e luani mire.

    Reply
  • Deni says:
    January 2, 2026 at 11:55 am

    ore se ju na habiani fare,kur gjermania e prodhon produktin per 12€ si do ta shesinne shqipni per 4€?
    ka ndopak llogjike kjo?tregu eshte i hapur,ke lloj
    lloj produktesh,mer ate qe mund ta paguash…ca kujtoni ju qe ne shtetet e tjera ky aspekt eshte parajse?
    ikni
    mer se e bote shqipnine si ferr,ka shume vende te tjera shume me ferr se ne.Mos indoktrinini njerezit,secili e si vete se ca ben!

    Reply
  • K R says:
    January 2, 2026 at 12:01 pm

    Edhe te CONAD njelloj
    Me shtrenjte n Tirane se ne Milano

    Reply
  • Aldo says:
    January 2, 2026 at 12:35 pm

    Ne mbeshtetje te komentuesit K R te CONAD nje paneton qe kushton 2900 leke te reja, ne Itali kushton 13,5 euro….po keshtu per disa lloje orizi, vaj ulliri, miell etj.

    Reply
  • Aldrinp says:
    January 2, 2026 at 4:21 pm

    Dikur ne Shqiperi prodhohej sapun, parfum dhe ilac rrobash.
    Tani, ti rruani menderen gjithe Evropes, se ky vend eshte bere dhjerokraci per tu grabitur

    Reply
  • Grisi says:
    January 2, 2026 at 7:05 pm

    Normale , biznesi ka shpenzime, transport, dogane. Plus do dhe te fitoj. Ti ke te drejten te mos blesh jo te kerkosh pse shet shtrenjte biznesi.

    Reply
  • Grisi says:
    January 2, 2026 at 7:06 pm

    Normale , biznesi ka shpenzime, transport, dogane. Plus do dhe te fitoj. Ti ke te drejten te mos blesh jo te kerkosh pse shet shtrenjte biznesi. Del ky tipi e ben leksione , do lire.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    January 2, 2026 at 7:24 pm

    Nderkohe, zhvleresimi i Euro / forcimi i Lekut do te duhej te ishte reflektuar domosdoshmerisht ne perqindjen / koeficientin real. KA NDODHUR E KUNDERTA!
    Te dhenat jane zyrtare nga Faqja WEB e Bankes Kombetare te Shqiperise.

    https://www.bankofalbania.org/Tregjet/Kursi_zyrtar_i_kembimit/

    Kursi zyrtar
    Periudha kohore 01.01.2014 – 02.01.2026
    Monedha e zgjedhur Euro (EUR)
    Data Lekë për njësi të monedhës së huaj
    …….
    03.01.2014 >>> 140.11 Lekë
    …….
    11.09.2017 >>> 133.41 Lekë
    ……
    07.09.2021 >>> 121.81 Lekë
    ……
    08.09.2025 >>> 97.14 Lekë
    ……
    29.12.2025 >>> 96.46 Lekë

    Reply
  • Shkodrani-Belgjikë says:
    January 2, 2026 at 7:27 pm

    Milva dash sot në Belgjikë në disa supermarkete 10€ 85 larje, shumë gjana gjysmë çmimi. Tana supermarketet jan hajduta qumështi këtu 90 cent në Shqipri 1.50€ me rroga që jan atje duhet të jenë gjithçka gjysmë çmimi nga këtu.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    January 2, 2026 at 10:49 pm

    Nderkohe, zhvleresimi i Euro / forcimi i Lekut do te duhej te ishte reflektuar domosdoshmerisht ne perqindjen / koeficientin real.
    KA NDODHUR E KUNDERTA!
    Te dhenat jane zyrtare nga Faqja WEB e Bankes Kombetare te Shqiperise. https://www.bankofalbania.org/Tregjet/Kursi_zyrtar_i_kembimit/

    Kursi zyrtar Periudha kohore 01.01.2014 – 02.01.2026
    Monedha e zgjedhur Euro (EUR)
    Data Lekë për njësi të monedhës së huaj
    …….
    03.01.2014 >>> 140.11 Lekë
    …….
    11.09.2017 >>> 133.41 Lekë
    ……
    07.09.2021 >>> 121.81 Lekë
    ……
    08.09.2025 >>> 97.14 Lekë
    ……
    29.12.2025 >>> 96.46 Lekë
    …….

    Reply
  • Arratisur says:
    January 3, 2026 at 6:00 am

    dikur e jepte media si lajm te shkurter, tani hesht:
    U mblodh Shoqata e Sipermarresve te filan fushe ekonomie, dhe paraqiti Kuvendit draft projektin per nje ligj qe do.

    Reply
  • Sapa says:
    January 3, 2026 at 6:05 am

    Pse ka akoma ndonje qe beson se ka shtet ne shqiperi?

    Reply
  • 1thundrak says:
    January 3, 2026 at 8:00 am

    Une nuk jam i sigurte qe ne vendin tim jetojne dhe ecin njerez!

    Reply
  • demo says:
    January 3, 2026 at 8:43 am

    Harbutet u pasuruan me mallin e shtetit.Me pasurine e Tokes dhe nentokes shqiptare.Me mundin,djersen dhe gjakun e popullit.Sherbejne si arka pa inventar per politiken qe fut duart kur vijne zgjedhjet per te blere votat.
    O Tregetaret e Pare
    Fisniket Voskopojare.
    Filantrope shpirt llagare
    Thoma e Kristaq Turtulli
    Ngriten Lyceun e pare
    Te mesojne djemt shqiptare.
    Selim Mborja,Birra Korca
    Patriot e Atdhetar
    Ngriti shkolla e centrale
    Beri Korcen me Spital
    I ndritte shpirti porsi Ar.
    O Martyr i Elbasanit
    o Sule Domi HOSHENAR
    Dyqanet plot me mall
    Me kostume per shkollare
    Veshe shkollen e tet biri
    Edukove shkencetar
    Qe per hater te Mahirit
    Paise nje Lyce te tere.
    Dhe ATE birin e kurves,
    Cmirezi e shpirt dhjere.
    Te leshoi Shtazerine
    Per te marre Hazinete.
    Sot u be zengjin harbuti
    Leckamane,poture cjerre
    Klyshte e Enver hajdutit,
    Qe vrane tregtaret me vlere.
    Shpirtin t`ja marrin ktij populli
    Se e ka vertet me hak.
    I ra ne qafe Fisnikeve,
    Zemerbardhe me Hakikat.

    Reply
  • Une says:
    January 3, 2026 at 11:25 am

    Llogjike, sense Germania esthetic sheet dhe ka ligje, needs shqiperia eshte han me dy porta due cdokush ben care to doje qejfi, mjafton te paguaje tarfien Shalgjatit …

    Reply
  • Une says:
    January 3, 2026 at 11:30 am

    Llogjike, sepse Gjermania është shtet dhe ka ligje, ndërsa Shqiperia eshte han me dy porta ku çdokush ben çfarë ti doje qejfi, mjafton të paguajë tarfiën Shalgjatit …

    Reply
  • lufi says:
    January 3, 2026 at 2:22 pm

    te ikip te bejme pazar ne Greqi, jan fjitha gjerat sidomos ushqimet 20% me lire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës
  • “National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
  • Vëllai i zyrtares së lartë të shtetit, në gupin e goditur dje nga SPAK
  • Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  • 13 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Çfarë ndodh pas Ramës?
  2. Tellalli on Çfarë ndodh pas Ramës?
  3. Populist on Drogë dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi, i njohur si ‘prestanome’ i Shkëlzen Berishës
  4. nastradini on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  5. demo on Vëllai i zyrtares së lartë të shtetit, në gupin e goditur dje nga SPAK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?